Trafik kilometrik në Kapshticë, qytetarët presin orë të tëra për të kaluar në Greqi

Trafiku në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është kthyer në një problem të përditshëm për qytetarët dhe emigrantët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas udhëtarëve, pritjet shpesh tejkalojnë dy orë në tokën neutrale, pasi pala greke operon me sportele të reduktuara, duke vështirësuar kalimin e shpejtë.

Sfida shtohet edhe nga sistemi i ri i aplikimit për vendet Shengen, i cili ka ngadalësuar procesin e kontrollit kufitar.

Pamjet e ditës së sotme tregojnë radha të gjata që shtrihen deri te dogana shqiptare, ndërsa në anën greke punohet me vetëm një sportel.

Qytetarët shprehin shqetësim për vonesat e gjata, veçanërisht për ata që udhëtojnë për arsye pune ose familjare.

News