Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përmbyset zetori, ka te plagosur…

Një aksident rrugor është regjistruar në juglindje të vendit, në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj në Devoll, ku një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

News