Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026, rreth orës 14:15. Automjeti, që drejtohej nga shtetasja me iniciale E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., banues në Udënisht.
I moshuari është transportuar menjëherë drejt Spitali i Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen detaje të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, drejtuesja e automjetit po i nënshtrohet veprimeve procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.