Aksident i frikshëm në Maliq/ Makinat bëhen ‘copë’ ka të lënduar…

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i një mjeti që udhëtonte nga Maliqi në drejtim të Korçës. Ky veprim ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër që lëvizte në kahun e kundërt.

Në mjetin që udhëtonte drejt Maliqit ndodheshin një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, i plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Të tre të lënduarit janë transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë zonës ku ndodhi përplasja.

News