Nga Irvin Bode:
Sot, në vend që të dëgjojë hallet e tregtarëve të vegjël të “Tregut Maqedonas”, Bashkia zgjodhi t’i gjobisë.
Njerëz që mezi mbajnë biznesin hapur, që paguajnë taksa, qira, sigurime e përballen çdo ditë me rënien e fuqisë blerëse, sot u trajtuan si problem estetik dhe jo si qytetarë që mbajnë familjet me punë të ndershme.
Thua se Korça zbukurohet duke goditur më të dobëtit!?
As fasadat, as tendat e unifikuara nuk e fshehin dot arrogancën e një pushteti që e bazon qeverisjen mbi presione, kërcënime dhe gjoba.
Estetika nuk ndërtohet me presion ndaj tregtarit të vogël, por me mbështetje, konsultim dhe dinjitet njerëzor.
Sa për estetikën; për atë kullën si “mëngë në mes të kurrizit”, sa gjobë meritoni?
