Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për mjekun kirurg, Nikolla Nunka, i akuzuar për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një paciente 21 vjeçare.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë.
Prokuroria ka paraqitur para gjykatës provat të cilat implikojnë kirurgun Nunka dhe provojnë dyshimin e arsyeshëm për konsumimin e veprës penale.
Prokurori i ka kërkuar gjykatës që për shkak të moshës të akuzuarit ti caktohet masa e sigurisë arrest në shtëpi, kërkesa që janë pranuar nga gjykata.
Gjatë seancës kirurgu nën akuzë për ngacmim seksual ka mbajtur qëndrim mohues ashtu ai edhe gjatë marrjes në pyetje.