Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, është shtruar në Spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas burimeve, mjeku ka pasur edhe më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit,
ku është dërguar për kontroll në urgjencë.
Pas kryerjes së ekzaminimeve dhe EKG-së, mjekët kanë konstatuar probleme kardiake, duke vendosur që ai të mbahet i shtruar nën kujdes mjekësor nga një kardiolog.
Ndërkohë, Nunka vijon të mbahet nën monitorim, ndërsa pritet të vendoset në vijim edhe për masën e sigurisë së planifikuar për ditën e nesërme, e cila mund të zhvillohet në ambientet e spitalit.