Grabitje e rëndë në Korçë, person i maskuar plaçkit menaxherin e supermarketit me thikë në dorë. Një supermarket është vënë në shënjestër grabitjeje të dhunshme në Korçë.
Një burrë rreth 40 vjeçar, i maskuar me një kapuç në kokë, i ka zënë pritë pranë supermarketit në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës dhe me thikë e ka kanosur me synimin për ti marrë xhiron ditore.
Është e paqartë sa ishte shuma dhe çfarë arriti të bëjë i dyshuari. Ndersa nuk ka një informacion zyrtar mbi ngjarjen, në kuadrin e censurës së Policisë së Shtetit ndaj medias që sot është në ditën e gjashtë.