Shakira publikon himnin zyrtar të Botërorit 2026

Shakira publikoi mbrëmë këngën e saj të re, himnin zyrtar të Kupës së Botës që do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 19 korrik.

Titulli i këngës është “Dai Dai” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin nigerian, Burna Boy. 

Në tekstin e këngës përmendet Paolo Maldini, së bashku me të mëdhenj të tjerë të futbollit botëror, si Pele dhe Maradona, gjithmonë të pranishëm.

 “Dai Dai” do të jetë himni zyrtar i Fondit të FIFA-s për Arsimin Qytetar Global, i cili synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të promovuar aksesin e fëmijëve në arsim dhe sport.

Po punojme për krijimin e një TV online shqiptar në Facebook, me fokus lajme, reportazhe, kulturë dhe probleme sociale që prekin shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Pas shumë vitesh vështirësish dhe betejash personale e profesionale, duam të ndërtojme një platformë të pavarur mediatike që t’u japë zë qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë.

News