72 orë qëndroi e zhdukur/ Sekretarja e Gjykatës së Lezhës: “Kam qëndruar në një hotel në Lezhë, s’e mendova se çështja do bëhej kaq e madhe”…

72 orë qëndroi e zhdukur sekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku, e cila është gjetur ditën e sotme pas denoncimit të bërë nga bashkëshorti. Në dëshminë e dhënë në polici ajo ka deklaruar se ishte larguar pas një debati me bashkëshortin. Gjatë këtyre orëve ajo ka qëndruar në një hotel në Lezhë. Shkëputjen e kontakteve me të shoqin, ajo e justifikon me faktin se i ishte bllokuar telefoni. Megjithatë sekretarja thotë se ka folur me familjarët e saj .

Ajo tha :

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. S’e mendova se çështja do bëhej kaq e madhe”, ka thënë ajo

Duke mos e menduar se burri do ta denonconte të zhdukur dhe se çështja s’do bëhej kaq e madhe, ajo nuk i ka parë lajmet që janë bërë në lidhje me të për shkak se i ishte bllokuar telefoni. Gjendja e saj psikologjike aktualisht është e rënduar kur ka marrë vesh që ka qarkulluar nëpër media. /abcnews.al

U dënua me 3 vite burg për 4 dritare pa leje/ Kush është spiuni që ‘e mori në qafë’, Bojken Lakon…

Kantautori i njohur Boiken Lako u dënua këtë të enjte me 3 vite shërbim prove nga Gjykata e Tiranës në lidhje me një ndërtim të paligjshëm te rruga “Shefqet Musaraj” në kryeqytet.Burime për Panorama.al konfirmojnë se shkak për dënimin e tij janë bërë punimet e kryera në ambientet e një godine të marrë me qera me qëllim ndërtimin aty të një studioje muzikore.

Në dosjen hetimore theksohet se procedimi penal nisi pas një telefonate në komisariatin e policisë nr. 2 se në ambientet e një godine në bllokun e magazinave tek ish-NISHARAKU, po kryheshin punime pa leje.

“Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën “Shefqet Musaraj”, tek një ndërtesë 2-katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo godinë ishte në bllokun e ish-magazinave tek ish-NISHARAK.

Nga këqyrja ka rezultuar se në katin e dytë ishte një ambient holl, me përmasa 30 m2 me 7 të përshtatura në dhoma, ku po kryheshin punime ndërtimore. Në dhomën e parafundit nga ana lindore ishte hapur një mur, me përmasa 120×100 cm, një dritare, në dyshemenë e kësaj dhome kishte materiale inerte, tulla dhe llaç, në dhomën e fundit ishte vendosur një dritare duralumini, të gjitha ambientet e brendshme ishin të ndara në dhoma, nuk kishte dyer të vendosura, tavani i hollit të ambientit ishte i pa suvatuar, por i shtruar me parket laminat”, thuhet në dosjen hetimore.

Boiken Lako ka deklaruar se punimet po kryheshin për llogari të tij në godinë, të cilën e ka marrë me qera duke dashur ta sistemojë me qëllim ta kthente në një studio muzikore. Ka shkuar tek Njësia Administrative Nr.7 dhe ka aplikuar më 21 Janar 2021. Pasi ka dalë leja, ka kontaktuar me një mikun e tij për të ndjekur punimet pasi ai vetë ishte i zënë.

Sipas shkresës nga IMT-ja Bashkia Tiranë, thuhet në vendimin e gjykatës, inspektorët kanë konstatuar se po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në katin e dytë të ndërtesës. Ndaj Lakos është mbajtur proces-verbal i konstatimit të kundravajtjes më 17 Shkurt 2021, ndërsa më 26 Shkurt është dënuar me 50 000 lekë gjobë.

Aksident i rëndë në Pogradec/ 12-vjeçari përplaset nga autobusi, niset me urgjencë drejt spitalit…

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në afërsi të Lumit të Vërdovës, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur. Mësohet se automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

Elvana Gjata performancë live/ Ja çfarë nuk u pa në koncertin… (Video)

Elvana Gjata tashmë është më aktive në skenën shqiptare, të paktën këto vitet e fundit. Këto koncerte kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe mes artistëve që iu ndodhin incidente, nuk ka mundur pa u përfshirë edhe Elvana. Së fundmi këngëtarja është hasur me një “problem” të vogël gjatë performances, ku pa dashur ka zbuluar pak më shumë falë veshjes pak jo fort të rehatshme për të performuar lirshëm lëvizjet e sa. Siç mund ta shihni në videon më poshtë ku në rrjete sociale është komentuar shumë kjo pjesë.

Gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës/ Kishte humbur kontaktet me familjarët..

Klaudia Marku, kryesekretatja e Gjykatës së Lezhës e cila kishte humbur kontaktet me familjarët është gjetur pas disa orësh kërkime. Ndersa mesohet se ajo është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje në lidhje me largimin e saj nga banesa. 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të vegjël u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj. Në lidhje me këtë çështje prokurori i Lezhës regjistroi edhe një hetim .

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:

Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.

GJKKO mer vendimin : “Dënim me 10 muaj burg ish zv.ministren e Brendshme”

Gjykata e Posaccme ka dënuar me 1.3 vite burg ish zv ministren e brenshme Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshmën ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar ndaj saj është 10 muaj burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Edhe për dy të bashkëpanehurat e tjera të kësaj dosjeje, Florida Beu dhe Majlinda Hasani gjykata dha nga 10 muaj burg. Në seancën e kësaj të enjteje, u lexuan edhe konkluzionet e mbrojtjes. Nëpërmjet avokatit të saj Voda pretendon ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florida Beu. Kujtojmë se SPAK kërkoi dënimin e vodës me 1.6 vite burg, ndëesa për Beun dhe Hasanin, prokuroria e Posaccme kërkoi dënimin e tyre me nga 15 muaj burg. Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialkste në ministri.

Erion Braçe: “A dëgjon më njeri në këtë vend? ,të merren urgjentisht këto dy masa…

Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar dy kërkesat për qeverinë që rekomandohen nga Banka Botërore për të përballuar krizën ekonomike me të cilën po përballet edhe vendi jonë.Ai u ka bërë thirrje të gjithë socialistëve që jetojnë në zonat rurale dhe që merren me bujqësi, që të shtunën e Kongresit të vijnë në Tiranë. Arsyeja është thotë ai, kriza e ushqimeve dhe çmimeve.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Braçe shpjegon si duhet bërë kjo gjë…

Kam tre muaj qe flas e argumentoj tamam per keto! Askush nuk degjon! Ndaj, te shtune, ne oren 9.00, ne Sheshin Nene Tereza, ti flasim Partise Socialiste tamam per hallin e bujkut, blegtorit, prodhimit te tyre dhe ushqimit tone, ushqimit te te gjitheve”, shkruan ndër të tjera Braçe.

“A degjon me njeri ne kete vend? Per krizen e ushqimeve, te cmimeve dhe burimeve! Urdheroni cfare rekomandon Banka Boterore edhe per Shqiperine;

  • Heqje te menjehershme te barrierave dhe HAPJE TE TREGUT TE IMPUTEVE BUJQESORE, plehrave komi dhe perdorimin efikas te tyre;
  • Mbeshtetje me te madhe e me efikase buxhetore per prodhuesit bujqesor e blegtoral ne vend”, përmbyll Braçe.

Gazetarja Eni Vasili tregon kur do të nisë emisioni ‘Open’: “Po realizohet një super studio ,shihemi shumë shpejt në…

Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Open”, Eni Vasili ka lajmëruar se transmetimet do të nisin së shpejti në ekranin e “News 24”.Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se në News 24 “po realizohet një super studio ekskluzive me të cilën do ju njoh së afërmi”.“Kthimi në News eshtë një kthim në shtëpi aty ku programi u formësua dhe u bë një brand. Aty ju pres për beteja të reja”, shkruan Vasili. Pak ditë më parë Eni Vasili ka firmosur një kontratë disavjeçare me Presidentin e “Fokus Media Group”, Irfan Hysenbelliu.

REAGIMI I PLOTE I ENI VASILIT:

Emisioni Open në Top Chanel këtë të enjte nuk do te jete ne transmetim. Ashtu sic e lajmërova në një emision të regjistruar te henen e shkuar udhetimi ynë në Top mbërriti në stacion.4 vite më parë detyra që na u vu përpara ishte nje super sfidë, ajo e rikthimit të vëmendjes së publikut .Kjo sfidë bashkë me shumë të tjera që koha na vuri përpara, sot rezultojnë të jenë një sukses për të cilin e vlen të ndjehet i përmbushur kushdo që dha kontribut. Koha në Top për mua do jetë e paharrueshme edhe për një arsye personale.

Aty lindën vajzat e mia. Kaluam të treja 9 muaj te jashtëzakonshëm në studion e Open , nuk munguam asnje ditë në tryezën e debatit, qëndruam për 12 orë të ulura në një studio transmetimi ne zgjedhjet e prillit, e lamë studion vetëm dy javë përpara se krijesat e mia të embla te vinin në këtë botë e u riktheva në shtator në punë ndërsa ato ende nuk kishin bërë 40 ditë.


Sot kur e kthej kokën pas mund te ndjehem vec krenare për përkushtimin dhe sakrificën me të cilën cdo ditë e vesh pasionin tim për punën që bëj.

Ju perulem me zemër në dorë për tu falenderuar për besimin që më dhatë në këto vite.

Mbetet privilegji im më i madh të kem mundësine tu shërbej. Me Open do të shihemi shumë shpejt në News 24 ku po realizohet nje super studio ekskluzive me të cilën do ju njoh së afërmi. Kthimi në News eshtë një kthim në shtëpi aty ku programi u formësua dhe u bë një brand. Aty ju pres për beteja të reja. L❤️ve you all

“Furtunë” në Korçë/ Shpërdoruan detyrën, pezullohen nga detyra 9 funksionarë publikë(Emrat)

Nëntë zyrtarë të disa institucioneve të ndryshe janë pezulluar nga detyra në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë. Bëhet me dije se pas një hetimi disamujor është finalizuan operacioni i koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për 9 funksionarë.9 zyrtarët gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

Gëzim Pasho, 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë);

Fjoralba Tota, 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

Marin Shpata, 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë);


Erion Qelemeni, 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

Julian Muke, 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë);

Kostandin Dishnica, 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

Paqesor Cane, 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë);

Olsi Jarazi, 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë);

Jorgji Menkshi, 53 vjeç, banues në Korçë(me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë.

Aurela Basha bëhet nostalgjike / Publikon foton e rrallë nga Kalifornia: “E sapo martuar…”

Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela është bërë nostalgjike. Ajo është aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta familjare por dhe aktivitetet e punës. Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar një foto të saj, shkrepur në Kalifornia vite me parë, teksa siç shkruan ishte udhëtimi më i bukur i bërë ndonjëherë.

Kthim në kohë, e sapo martuar, udhëtimi më i bukur ndonjëherë”, shkruan ajo bashkangjitur fotos duke e shoqëruar dhe me disa “emoji” zemre.

Ekonomiku dhe Juridiku tërheqin 26% të studentëve/ Rritet interesi për mjekësi dhe inxhinieri ndërtimi, “shuhet” bujqësia

Degët e ekonomikut dhe Juridikut vijojnë të tërheqin shumicën dërrmuese të studentëve edhe pse tregu ka mbingopje për këto profesione. Por të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për disa tendenca interesante të rritjes së interesit për të studiuar në degët që menaxhojnë shëndetin si Mjekësia dhe infermieria dhe inxhinierisë përgjatë vitit akademik aktual 2021-2022.

Nga ana tjetër për degën më të madhe të ekonomisë, Bujqësinë jo vetëm që janë të interesuar shumë pak nxënës që të ndjekin studimet, por numri i tyre po bie me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në këtë vit akademik kryejnë studimet bachelor 123,880 studentë një rritje 0.1% në raport me vitin e kaluar, po me një rënie 6% në raport me vitin akademik 2017-2018. Brenda numrit të përgjithshëm të studenteve në disa degë ka rritje të numrit dhe në disa të tjera ka rënie drastike.

Sipas fushave të studimit, “Biznes, administrimi dhe Ligji” kishin në degët e tyre këtë vit 32,337 studentë me një rritje vjetore 3.4% dhe 6.6 për qind në krahasim me katër vite më parë.

Kjo fushë studimi ka përthithur 26% të totalit të studentëve, duke qëndruar për vite me radhë në krye të preferencave edhe pse nevojat e tregut për këto profesione kanë mbingopje.

Në këtë vit akademik rritjen më të madhe të numrit të studenteve i pati fusha e studimit “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me rreth 22 mijë studentë ose 18.2 për qind të totalit me një rritje 10% në raport me një vit më parë dhe 20% me katër vite më parë.

Fusha e dytë më rritjen më të lartë vjetore të numrit të studentëve ishte “Shëndet dhe Mirëqenie” me 4,4% në këtë vit akademik dhe 11.6% në krahasim me katër vite më parë.

Degët e mjekësisë dhe infermierisë po tërheqin një numër të madh studentësh nisur nga perspektivat më të mira të punësimit jashtë vendit.

Nga ana tjetër përgjatë një viti akademik po shihet një rënie e fortë në fushat e arsimit, bujqësisë dhe shkencave natyrore.


INSTAT zbuloi se në ketë vit akademi numri i studentëve pësoi rënien më të madhe 19% për “Bujqësinë, pyjet, peshkimin dhe veterinarinë”, ndërsa me raport më katër vite me parë në këto degë numri i studentëve ka pësuar tkurrje me 39%.

Pas bujqësisë rënia më e madhe vjetore ishte për degët e shkencave sociale dhe gazetarisë me 10.4%, ndërsa në raport me katër vite më parë, rënia ishte 24%.

Në shkencat natyrore në këtë vit akademik numri total i studentëve pësoi rënie me -7.5% dhe më katër vite më parë 28% dhe gjithashtu. Në sektorin shërbimeve pati një tkurrje vjetore -4.5% të studentëve, por gjithsesi ato janë 41% më shumë se në vitin 2017./Monitor

Rama: “Do të legalizojmë kanabisin ,do të hapim një front të ri punë”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kanabisin mjekësor.

Pyetje: 61% e qytetarëve janë shprehur pro kultivimit të kanabisit mjekësor. Si do të proocedoni ju marrë parasysh dhe historikun që ka Shqipëria me kanabisin?

Rama:

Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qytetarët do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor.

Do të hapim një front të ri punë dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet.

Revoltohet aktorja : “Agron Llakaj më hoqi nga puna pa paralajmërim”,ja çfarë ndodhi (Video)

Eriselda Shllaku është një emër që dikur ka bërë xhiron e ekranit, si aktore, moderatore dhe modele. Sot ajo është më e tërhequr nga bota e medias, megjithatë nuk ka hequr dorë pasi projektet i ka të shumta. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Eriselda ka folur për të gjithë karrierën e saj ndër vite, duke u ndalur edhe në raste të veçanta. Ndër të tjera, ajo zbuloi se Agron Llakaj e ka hequr nga spektakli i humorit, ‘Al’Pazar’ pa paralajmërim më herët. Sipas tij, arsyeja ishte mungesa e fondeve.

Fillimisht kam qenë në ‘Al’ Pazar’, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më erdhi një ftesë nga Agron Llakaj e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore erdhi edhe një vendim po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenare vetë.

Ndërsa sa i përket ‘Portokallisë’ ka qenë tjetër gjë. Unë aty kam qenë e ftuar disa herë pasi lash ‘Al’Pazarin’. Tentativat aty po kanë qenë nga ana ime maksimale dhe përpjekjet për të qenë pjesë e grupit të “Portokallisë”. Kam çuar shumë skenare të mijat, nga pena shumë të mira shkruar për mua. Nuk e di pse nuk u bë më.

Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, do vazhdonte edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua”, u shpreh Shllaku./abcnews.al