Moment i sikletshëm në skenë/ Dua Lipa rrëzohet teksa performonte në Milano (Video)

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Dua Lipa është duke zhvilluar së fundmi një tur të cilin e ka quajtur “Future Nostalgia”. Duket se përveç suksesit dhe performancave gjithmonë të denja, këngëtares nuk i kanë munguar dhe situatat e sikletshme. Teksa performonte me një grup kërcimtarësh në Milano, këngëtarja u rrëzua në skenë.
Më pas një nga balerinët e ka ndihmuar të ngrihet, duke vijuar më pas performancën mahnitëse.
Kjo nuk është hera e parë që 26 vjeçarja përballet me një incident të tillë, pasi ajo ka humbur ekuilibrin kur po interpretonte “Be The one”.