Zhduket biznesmeni shqiptar në Greqi/ Makina iu gjet e braktisur dhe telefoni i fikur…

Një sipërmarrës shqiptar është zhdukur në mënyrë të mistershme në ishullin Rodos të Greqisë. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Xhani Topalli, baba i tre fëmijëve. Ai është një biznesmen i njohur në sektorin e ndërtimit në Rodos dhe jeton prej më shumë se njëzet vitesh në Greqi. Prej Xhani Topallit nuk ka asnjë gjurmë që prej 28 gushtit, ditë prej së cilës celulari i tij rezulton i fikur, ndërsa makina e tij u gjet e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.

Denoncimi për zhdukjen e shqiptarit u bë nga vëllai dhe bashkëshortja, të cilët kanë kërkuar me ngulm në vendet që ai i vizitonte zakonisht, por pa rezultat.

Takimi i fundit i 46 -vjeçarit është bërë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere. Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po merren në pyetje personat që kanë pasur transaksione financiare dhe profesionale me Xhani Topallin.

Janë dy shqiptarë të zhdukur brenda pak ditësh në Greqi, pasi më herët raportuam dhe për zhdukjen e 52-vjeçarit Ramadan Gremshi.


Më rreh vazhdimisht /Vajza shqiptare në Selanik denoncon ish-burrin: “‘Kam frikë për jetën time’ (Foto)

Një 29 vjeçare shqiptare në Selanik e cila ankohet se abuzohet sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj është çdo ditë në gjendje ankthi. Ndonëse 38 vjeçari është dënuar gjithsej tetë hërë për dhunë në familje, gjykata vendosi në të gjitha rastet ta lë të lirë. 29 vjeçarja thekson se ka frikë për jetën e saj, pasi ish-bashkëshorti i saj dhe ai shqiptar me të cilën janë ndarë që nga marsi i vitit 2021, vazhdon ta kërcënojë, ta rrahë edhe kur ajo kishte ngritur akuza ndaj tij.


Fotot e publikuara nga medie greke prothema.gr tregojnë mavijose në fytyrë dhe qafë të gruas, nga dhuna e ish-bashkëshortit me të cilin ka dhe dy fëmijë një 4 vjeçar dhe një 8 vjeç.

Kam frikë për jetën time” – Deklaratat e 29-vjeçares

29 vjeçarja shqiptare në denoncimin e fundit të bërë ndaj bashkëshortit të saj të larguar, për kërcënimet që ka marrë pak ditë më parë, më 26 gusht.

Në orën 07:50 të datës 26 gusht 2022, ai më ka telefonuar në celular ndërsa isha në Kalochori. “Po vij të të gjej, do ta rregulloj . Ai nuk arriti të me gjente pasi nuk e di se ku ndodhej puna ime, përveç se është në Kalochori.

Rreth orës 20:10 ai ishte para derës së shtëpisë dhe i binte zilës pa pushuar dhe deshi të ngjitej lart.

Megjithatë fëmijët tanë ishin larg në festën e një miku. Menjëherë thirra policinë dhe kur ai pa patrullë u largua. Veprimet e tij më shkaktuan frikë dhe terror. Kam frikë për jetën time dhe uroj që ai të përfundoj në burg, që të ndalet kjo situatë. Ankesa e parë e gruas, sipas avokatit të saj, është bërë pas këshillave dhe mbështetjes që ka marrë nga e motra, por makthi i saj nuk u ndal as pas ndjekjeve penale ndaj tij, dënimeve dhe masave mbrojtëse.


Bordi vë dorën në zemër/ Ul përsëri çmimin e naftës me 5 lekë

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Kriza energjitike/ Balluku: “Ata që harxhojnë mbi 800 klw/orë do trajtohen ndryshe…

Në Shqipëri, duke nisur nga muaji i ardhshëm, çmimi për konsumatorët familjarë të energjisë nuk do të jetë më i njëjtë. Ata që konsumojnë më shumë se 800 kilowat/orë në muaj, do të duhet që për sasinë e harxhuar mbi këtë kufi, të paguajnë, një çmim që pritet të jetë disa herë më i lartë se kuota aktuale prej 9.5 lekë, për kilowat/orë. Kjo ndërhyrje e qeverisë synon nga njëra anë të reduktojë kostot e larta, të importeve të mëdha të energjisë, dhe anga ana tjetër të nxisë kursimin nga ana e qytetarëve. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shpjegon se deri më tani kostot e importit kanë shkuar në mbi 280 milion euro, dhe sipas skenarit negativ të qeverisë mund të arrijnë dhe 680 milion euro deri në fund të vitit.

“Eshtë një moment i vështirë për të parashikuar se si do jetë ky dimër. Por çfarë kemi kaluar në këto 8 muaj, na bën të jemi të përgjegjshëm se do të jetë një dimër jo i lehtë”, deklaron ministrja Balluku.

Për të amortizuar sado pak kostot e larta të importit, por dhe për të nxitur kursimin nga ana e qytetarëve, qeveria pritet të vendosë zbatimin e çmimeve me dy nivele. “Sipas të gjithë të dhënave tonë dhe analizës që kemi bërë, fasha duhet të shkojë deri në 800 kilowat/orë në muaj. Në analizën tonë, rreth 70 përqind e kontratave, harxhojnë deri në 800 kilowat/orë, pjesa tjetër harxhon mbi këtë nivel, dhe do të trajtohen me një çmim tjetër”, tregon ministrja

Kjo diferencë në çmim do të reflektojë deri diku çmimin në treg? “Do të jetë një çmim miks. Pra kur ne blejmë me 300 euro megaëat/orën, apo kur blejmë me 1040 euro, sigurisht ka një ndryshim të çmimit miks, ku ndodhet brenda dhe çmimi i prodhimit. Kështu që do të jetë i reflektuar sipas raporteve mes dy çmimeve”, përgjigjet zonja Balluku.


“Do keni viza pune në Angli”/ Arrestohet 32-vjeçarja: “Mashtronte qytetarët dhe u merrte mijëra euro

Një 32-vjeçare administratore e “Glob Travel” në Kombinat ka rënë në pranga pasi premtonte viza pune në Britani. Policia njofton se 32-vjeçarja Klaudja Hodo përvetësoi 16 700 euro, me anë të mashtrimit. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njoftimi i policisë.


Ky dimër më i vështiri që kemi hasur/ Rama jep lajmin e keq: ““Pas orës 10 të darkës…

Kryeministri Edi Rama tha se Ballkanin duke përfshirë edhe Shqipërinë e pret një dimër i vështirë, si pasojë e krizës energjetike. Rama tha se Evropa po paraqet plane strikte për të përballuar krizën energjetike, siç është fikja e dritave pas orës 22:00. Gjë që nënkupton se e njëjta gjë mund të aplikohet edhe në vendin tonë. “Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, tha Rama në konferencën e Samitit të Hapur në Ballkan.


Flet Prezantuesja shqiptare : “Si tentuan të më “kapin me zor” te liqeni…

Moderatorja Antoneta Koçi tregoi për Euronews Albania se ka shpëtuar nga një rast dhunimi. Më ka ndodhur vjet dhe nuk kam dashur ta ndaj, tregoi ajo, ndërsa shtoi se i druhej paragjykimeve. Sipas saj njerëzit gjejnë gjithnjë arsye për të bërë me faj viktimën, madje një pjesë arrijnë të gjykojnë dhe vërtetësinë e asaj që po thua.“Unë kam qenë te Liqeni Artificial në Tiranë .


Pas palestre do takohesha me dy mikesha të miat që ishin atje, por ato kishin menduar të lëviznin për shkak të një problemi që kishin pasur dhe u gjenda vet te Parku i Liqenit dhe duke menduar që kthimi pas nuk kishte më kuptim, thjesht vazhdova rrugën dhe mendova që do të kishte goxha njerëz sepse ka qenë pasdite vere, faktikisht po afronin orët e darkës, por nuk e mendova si problem sepse aty ku isha kishte goxha lëvizje,” – tregoi Antoneta për Euronews Albania.

Ajo tha se në mëndje i kishin kaluar shumë skenarë, por fatmirësisht kishte vrapuar dhe kishte mundur të shpëtonte.


“Në një moment e gjeta veten në një situatë ku mendova shumë lloj skenarësh dhe asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ndodhi sepse unë arrita të vrapoj shumë shpejt dhe fatmirësisht më doli një çift përpara.

Në një moment fillova të dëgjoj disa hapa. Aty ku po kaloja, në një rrugicë, nuk kishte fare njerëz në një moment dhe fillova të dëgjoj një person që po vraponte, po mu duk diçka e dyshimtë. Gjithsesi ai personi filloi të ulte shpejtësinë derisa filloi të ecte normalisht krah meje.

Filloi të bënte ngacmime të ndryshme, unë normalisht shumë serioze ju ktheva që ‘të lutem vazhdo rrugën sepse nuk dua të të flas, kam problemet e mia’ e gjëra të tilla, ai vazhdonte komunikonte me mua dhe vazhdonte të bënte ngacmime,” – tregoi Antoneta.

Ajo rrëfeu se vazhdimisht po bënte telefonata, por e kishte të vështirë të shpjegonte vendndodhjen e saj, ndërsa në të njëjtën kohë refuzonte t’i linte të kuptuar personit që po e ngacmonte se kishte frikë apo e kishte kapur paniku.

“Ruajta qetësinë deri në momentin që ai filloi të tregohej problematik, sepse erdhi mu afrua, më kapi nga supet dhe tentoi të më puthte, në atë moment pastaj unë fillova të vrapoj me sa fuqi kisha deri në momentin që pash një çift dhe ju bashkova atyre,” – rrëfeu Antoneta.

Ajo ndau dhe shqetësimin për familjen e saj që po ta dinte këtë situatë, patjetër do trembej.


Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Beograd/ Rama: Shtete të BE-së duan t’i bashkohen…

Kryesministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë fjalën në ditën e dytë në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Beograd dhe ku pritet që të finalizohet marrëveshje për tregtinë e lirë mes 3 vendeve. Gjatë fjalës së tij Rama tha se i vjen që kësaj nisme po i bashkohen akoma më shumë vende, madje edhe vende që janë në BE.

Ashtu sikundër e kemi për publike në simitin e shkuar ne kemi ftuar edhe ministrat e jashtme të Greqisë dhe Italisë të cilët me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu, por që do të jenë përsëri të ftuar në Tiranë. Për ne është shumë rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm ti bashkohen vendet rajonit tonë, por t’i bashkëngjiten dhe cende kaq të rëndësishme si Turqia, Greqia apo Italia si edhe Hungaria në anën tjetër.

Kur po diskutonim Ballkanin e Hapur një koleg nga një vend i Bashkimit Europian më tha po ne pse nuk jemi ftuar, i thash do ta diskutoj me kolegët dhe me siguroi do t’ju ftojmë. Dhe më vjen shumë mirë që po shohim shenja që duan të ftohen në OP akoma shumë vende që i përkasin atyre hapsirave që ne presim të ftohemi prej kohësh”, tha ndër të tjera Rama


“Lë nam”, rruga e re Korçë-Ersekë/ Shpejtësia deri 80 km/h Kostot më të larta se bypassi i Fierit 120 km/h

Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra do të kushtojë 8,6 miliardë lekë ose 72 milionë euro. Projektet fillestare për ndërtimin e këtij segmenti nuk ishin më shumë se 35 milionë euro ose 1 milionë euro për kilometër. Sipas të dhënave zyrtare që burojnë nga dokumentet e prokurimeve rruga do të ketë një gjatësi të përgjithshme 35 kilometër me shpejtësi lëvizje 60-80 kilometër në orë, duke e shkurtuar distancën ndërmjet Korçës dhe Ersekës në vetëm 20 minuta.

Ndërkohë By-passi i Fierit me gjerësi 22 metra dhe gjatësi 22 kilometër ku shpejtësia e lëvizjes është 120 kilometër ka kushtuar 60 milionë euro (financim i huaj).

Intensiteti i punimeve për të përmirësuar infrastrukturën periferike të vendit po bëhet në një kohë që qendra e vendit po vuan nga mungesa e infrastrukturës, teksa rrugët ekzistuese janë në gjendje të mjerë nga demet që krijon lëvizshmëria e lartë e mjeteve ë këto akse. Akse rrugore Fushë -Krujë -Tiranë, Tiranë -Durrës (autostrada dhe rruga dytësore e Ndroqit) përveçse janë të mbingarkuara me trafik janë plot gropa që shpesh bëhen shkak për aksident.


Gjithashtu rrugët që lidhin Aeroportin e Rinasit me pjesën tjetër të vendit nuk i përgjigjen fluksit të lëvizshmërisë.

Sakaq qeveria i ka përqendruar financimet në Tunelin llogarisë, në rrugën Kardhiq -Delvinë, Qukës-Qafthanë dhe Ersekë -Korçë, ku kjo e fundit po kthehet në një gropë thithëse për fondet buxhetore, pavarësisht se ka vetëm rendësi turistike. Qeveria ka kontraktuar kompaninë ANK për të ndërtuar 4 kilometra të aksit Ersekë-Korçë nëpërmjet lotit 2 të punimeve me vlerë 21 milionë euro.

Rruga është e kategorisë C dhe nuk ka tunel, por kostot e ndërtimit të lotit të dytë i kanë kaluar të 5 milionë eurot për kilometër.

Ekspertët e sektorit rrugor pohojnë se rruga Korçe -Ersekë nuk justifikon rëndësinë strategjike për investimin që ka marrë. Aksi aktual rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra vetëm 20 minuta.

Qeveria ka argumentuar se, ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka. Deri më tani qeveria ka financuar 3.1 miliardë lekë për ndërtimin e këtij segmenti, teksa nevojiten për përfundimin e të gjitha punimeve edhe 5,4 miliardë lekë të tjera.

Kostot e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri janë bërë problematike vitet e fundit, teksa Sekretariati i Komunitetit Europian i Transportit e vlerësoi problematike çështjen e kostove të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri në një raport të fundit./Monitor