Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano. Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore.
Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Thuhet se kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por më pas spati më të dhëna për ta.Sipas asaj që shkruajnë sot mediat italiane një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe. Në vitin 2015 një çift shqiptar u zhduk në Castelfiorentino
Karabinierët dhe prokuroria italiane po punojnë për të arritur në një identifikim të saktë të viktimave, ku tatuazhi i gjetur në parakrahun e burrit, është një nga elementët kryesorë në dispozicion.Kërkimet nga karabinierët dhe mjekësia ligjore vazhdojnë në zonën midis burgut Solliçiano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno, ku u gjetën tre valixhet. Ekzaminimi i ADN-së mund të sigurojë elemente të dobishëm për hetime.Ndërkohë, disa hipoteza janë duke u hedhur gjatë hetimeve. Dyshohet se mbetjet mund të hënë hedhur në kamp nga një makinë që kalonte në autostradë, ose vrasja e dyfishtë mund të jetë kryer në vend. Të gjitha hipotezat janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.

