Pushuesit i zë shiu në plazhin e Durrësit, marrin peshqirët dhe “ia fusin vrapit” mes çadrave dhe shezlongëve

Tirana, Durrësi dhe disa qytete të tjera të vendit janë pëtrfshirë paraditen e sotme nga reshje shiu që kanë nisur papritur. Pas një jave të nxehtë, mëngjesi i të shtunës ka sjell rënie të temperaturave, duke sjell edhe disa reshje shiu.Pushuesit të cilët kishin dalë për të shijuar rrezet e diellit, janë ngritur me shpejtësi nga çadrat si pasojë e reshjeve. Siç shihet dhe nga video e mëposhtme pushuesit të papërgatitur, kanë marrë peshqirët dhe çfarë kishin në çadrat e shezlongët e tyre dhe janë larguar me shpejtësi.