Vdes në repart Erjon Naska/ Forcat e Armatosura humbin zemërluanin e togës së parë…

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një anëtar i Forcave të Armatosura, nën/tetar Erjon Naska.Mesohet ai ka ndërruar jetë në repart si pasojë e një ataku kardiak. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga miqtë e tij të cilët kanë shprehur ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

Një prej anëtarëve të Forcave të Armatosura shkruan :

https://m.facebook.com/ilir.alcani.9/posts/pfbid031vSrckJpPfCNdEyfiUG1B1fFwuueHFxCcnVRUo9aWWE3UvZzQXRLaPG7RSRrW6zLl?

Valbona Selimllari zbulon nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”: Televizionin e kam dashur që fëmijë dhe…

Valbona Selimllari, ish-misi i parë shqiptar, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë ku foli në lidhje me pasionet e saj, ambiciet për politikën dhe zbuloi nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2.” Ish-missi foli për dashurinë për televizionin, duke zbuluar se ka një projekt që po e zhvillon, i cili lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët.

“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj.”– tha ajo në “Top Albani Radio.”

E pyetur nëse do të bëhej pjesë e BBV2, ajo tha se nuk do të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj.

“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”– tha ajo.

Ndër të tjera foli edhe për politikën, ku tregoi se nuk e ka pasur kurrë ambice. Selimllari shtoi se sipas saj Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare.

“Nuk e kam patur kurrë ambicie politikën. Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare… Shpresoj të zgjedhin një president të duhur, dhe presidente pse jo.”– zbuloi 49-vjeçarja.

Rudina Hajdari: “Do jem pjesë e Kongresit të 30 prillit,kam ambicie për t’u kthyer aty ky kam qenë “ !

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së që mbahet më 30 prill, do të jetë edhe Rudina Hajdari. Ish-deputetja është rikthyer në PD, pas 3 vitesh largim. Ajo thotë se nuk do të thotë se është një tregues i mbështetjes së saj ndaj Sali Berishës. Ish-deputetja thotë se ajo nuk ka ardhur në PD për të bërë tifo për asnjë nga grupet, as të Berishës, e as të Alibeajt, por për t’u afruar më demokratët dhe e ka bërë të qartë se tani më asnjë kryetar i ri që do vijë në drejtimin e PD-së, nuk do të ketë asnjë shans për ta përjashtuar. Po ashtu Hajdari ka komentuar peticionin e bërë kundër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, që e quan diçka të parëndësishme.

Po do jem pjesë e Kongresit të 30 prillit, do flas në podium, do flas me anëtarësinë, si ish-deputete e PD, si anëtare e PD, si e bija e Azem Hajdarit, ku është shpallur President Nderi në statut. Kam ambicie për t’u kthyer aty ky kam qenë, në garë për strukturat e partisë, të respektohet vota dhe mbështetja që ke në anëtarësi dhe delegatët. Kongresi është për zgjedhjen e anëtarësisë së Këshillit Kombëtar. Në çdo Kongres që do të flitet për demokratët, do të jem, edhe nëse e bën Alibeaj, për të afruar demokratët apo pjesën më të madhe të demokratëve”, tha Hajdari.