Valbona Selimllari zbulon nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”: Televizionin e kam dashur që fëmijë dhe…

Valbona Selimllari, ish-misi i parë shqiptar, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë ku foli në lidhje me pasionet e saj, ambiciet për politikën dhe zbuloi nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2.” Ish-missi foli për dashurinë për televizionin, duke zbuluar se ka një projekt që po e zhvillon, i cili lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët.

“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj.”– tha ajo në “Top Albani Radio.”

E pyetur nëse do të bëhej pjesë e BBV2, ajo tha se nuk do të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj.

“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”– tha ajo.

Ndër të tjera foli edhe për politikën, ku tregoi se nuk e ka pasur kurrë ambice. Selimllari shtoi se sipas saj Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare.

“Nuk e kam patur kurrë ambicie politikën. Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare… Shpresoj të zgjedhin një president të duhur, dhe presidente pse jo.”– zbuloi 49-vjeçarja.