Category Archives: ART – KULTURE

Fshati në formë njeriu mahnit italiantët…

Në Itali gjendet një nga fshatrat më të bukur e të veçantë të parë nga lartësia. Bëhet fjalë për fshatin Centuripe, i vendosur në ishullin italian të Sicilisë, i cili ngjan me formën e një njeriu gjigant dhe të çuditshëm. Kushdo që arrin ta shohë nga lart këtë fshat, ngelet i mahnitur nga ai. Forma është si ajo e një njeriu me krahët dhe këmbët e shtrira. Sipas disave, forma e fshatit, që duket si një yll deti, është mjaft befasuese.

Fotografi Pio Andre Berry fluturoi dronin e tij nga pika më e lartë e fshatit në një lartësi prej 120 metrash për të kapur këndin më të mirë.

Fshati është projektuar dhe planifikuar në këtë mënyrë që transporti të jetë i lehtë. Planet e zonave në të cilat formohen rrugët që shtrihen nga qendra në drejtime të ndryshme quhen planifikim polilobat (shumëlobësh) dhe ky lloj planifikimi preferohet në tokat malore. Historia e fshatit daton në shekullin e V para Krishtit.

Rikthehen në modë gërshetat/ Ja tendenca e flokëve që do ta shohim kudo në verë(Foto)

Vitet 2000 janë gjithandej rreth nesh dhe këtë e vërtetojnë paraqitjet e fundit të modës. Nga pantallonat e shkurtra dhe çantat baguette dhe deri te modelet e flokëve që të rikthejnë pas në kohë. Nëse dëshironi të përvetësoni një trend më diskret, provoni “gërshetat për bebe”. Kohët e fundit kemi parë shuma vajza të modës që bëjnë gërsheta të vogla në pjesën e përparme të flokëve.

Bëhen shumë lehtë, shpejt – në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj – dhe janë perfekte për pamjet tuaja pranverore dhe verore, pasi i japin një notë të lehtë, lozonjare çdo pamjeje. Shikoni më poshtë se sa argëtuese dhe moderne duken gërshetat e bebeve, merrni ide dhe provoni ato!

Sot ,Ekspozitë për Mësonjëtoren e Parë Shqipe…

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale, për çeljen e një ekspozite që i bën homazh institucionit të parë të gjuhës shqipe, Mësonjëtores së Korçës. “Kuptimin e vërtetë 7 marsi e ka në Korçë, në Mësonjëtoren e Parë Shqipe, që shpërndau dritën në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ministrja Margariti, duke ftuar në këtë mënyrë, pranë Muzeut të Arsimit në Korçë, ku sot me rastin e Festës së Mësuesit, do të hapet ekspozita “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës”, ekspozitë e cila sjell objekte, fotografi, zëra .

7 marsi i këtij viti përkon me 136-vjetorin e Mësonjëtores. Me këtë rast Muzeu i Arsimit ka përgatitur një ekspozitë me sende personale, fotografi dhe materiale që do të shfaqen në video, si homazh i përpjekjes për dije. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të Perandorise Osmane. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si muze.

‘Mora fjalë’/ Stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota i këndon Adem Jasharit

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”. Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”.

Kohë më parë Sophia ka dhënë detaje rreth prejardhje së saj dhe lidhjes me heroin tonë kombëtar. “Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini.

Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare”, ka shpjeguar ajo.

“Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai.

Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe linda unë”, kishte thënë tutje ajo.

Emocion dhe spektakël, Sanremo çel siparin, në natën e parë performuan 14 artistë “big”

Sonte ishte nata e parë e edicionit të 73-të i Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë performormuan 14 emra “big” midis te cilave edhe artistja me origjine Shqiptare Ana Oksa. Për herë të parë, i ftuar është edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndaj të cilit i është kushtuar edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.

Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella.

Grupi legjendar “Ricchi e Povero” mban koncert në Vlorë(Video)

Grupi legjendar italian, “Ricchi e Poveri” mbrëmjen e së martës u ngjitën në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Këngët më të bukura dhe të sukseshme të repertorit, artistët Angela Brambati dhe Agelo Sotgiu i kënduan për gati dy orë njëzri me publikun vlonjat. “Kishim te dridhura nga ky emocion me këtë publik të mrekullueshëm i cili këndonte me ne dhe ishte një gjë shumë e bukur. Nuk gjej fjalët për të përshkruar emocionet dhe gëzimin”, u shpreh Angela Brambati.

“Për ne ky është një emocion i madh. Na kanë kërkuar të vijmë edhe gjatë sezonit këtu që të organizojmë një event të bukur. Ne pranuam me dashamirësi dhe do shikojmë të gjejmë formulën e duhur por gjithsesi do vijmë për pushime. Kështu që nëse do vijmë për pushime këtu, mund të lindë dhe kënga për Vlorën”, tha Angelo Sotgiu.

Për spektatorët kjo nuk ishte vetëm një ngjarje e bukur kulturore por nostalgji për muzikën italiane të viteve ‘80.

Spektatorët e konsideruan koncertin një ngjarje te bukur kulturore por edhe një rikthim nostalgjik të muzikës italiane të viteve ‘80. Grupi mitik numëron mbi 20 milionë disqe të shitura, ndërsa në Vlorë u nderuan me titullin Mirënjohja e Qytetit nga Bashkia e Vlorës./Tv Klan

Në majat e muzikës botërore/ Albumi i këngëtares Shqiptare i dyti më i dëgjuari në botë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ka publikuar pak ditë më parë albumin e saj më të ri me titull “Diamonds & Dancefloors”.Albumi i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur mirë nga publiku dhe menjëherë ka kryesuar listat ndërkombëtare. Aktualisht, albumi i artistes rezulton i dyti më i dëgjuar në nivel global.

Ai madje ka lënë prapa edhe albumin e shumë diskutuar të këngëtarit Sam Smith, “Gloria”, i cili ende nuk është publikuar i plotë.Në shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, iTunes dhe Apple Music, albumi “Diamonds & Dancefloors” ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh që në ditët e para të publikimit.

Albumi ka gjithsej 14 këngë të zhanreve të ndryshme, ku mes tyre janë edhe hitet “A Milion Dollar Baby” dhe “Maybe You’re The Problem”. Ky është albumi i dytë në karrierën e 28-vjeçres, pas suksesit që shënoi me albumin e saj të parë “Heaven and Hell”, i publikuar në vitin 2020.

Rrëfehet Eleni Foureira: “Në Greqi më detyruan të mos tregoj që jam shqiptare” por…

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka realizuar një foto-sesion mahnitës, për revistën “Vogue Greece”, duke vënë në pah edhe barkun e rrumbullakosur, ndërsa është në kopertinë për numrin e ri të kësaj reviste. Eleni Foureira ka folur edhe për jetën e saj personale, nga fëmijëria e vështirë në Shqipëri mes varfërisë dhe luftës civile (trazirat e 97-ës), tek emigrimi në Greqi dhe fillimet e karrierës muzikore në shtetin fqinj.

Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte diçka e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Unë mendoj se nëse do të filloja sot, nuk do t’i lija njerëzit ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tani, në këtë fazë të jetës sime, jam duke menduar vazhdimisht se si mund ta rris një fëmijë me mendje të hapur, pa paragjykime dhe stereotipa.

Dua ta mësoj që të respektojë të gjithë njerëzit, të mos diskriminojë, të mos ngacmojë, të pranojë, të empatizojë, të kuptojë diversitetin dhe të luftojë për dukshmëri. Dua që të mos ketë turp të jetë vetvetja dhe t’u lërë hapësirë njerëzve të tjerë që e rrethojnë të jenë vetvetja”, rrëfeu Eleni Foureira për “Vogue Greece”.

Më tej këngëtarja ka pohuar se që në moshë të re i është dashur të kalojë një sërë peripecish, duke nisur nga varfëria e lufta civile në Shqipëri, e më tej emigrimi në Greqi, ku i është dashur të punojë.

“Nuk mund ta krahasoj mënyrën se si ai do të rritet me atë se si jam rritur unë. Kam përjetuar një situatë tjetër. Varfëria, lufta civile në Shqipëri, migrimi në Greqi, një mënyrë e madhe për të ripërcaktuar jetën time në një moshë shumë të re. Në të njëjtën kohë, megjithatë, me dashuri të pakufizuar nga prindërit e mi. E gjithë kjo më bëri shumë të ndjeshme, por edhe shumë të vështirë në të njëjtën kohë. Në moshën trembëdhjetë vjeçare shpërndaja fletushka nëpër rrugë. Ne duhej të mbijetonim.

Nuk kishte vend që të gjithë të mos punonim. Unë do të rris një fëmijë që nuk do të duhet ta bëjë këtë për të mbijetuar. Por unë dua t’i mësoj atij se është mirë të mos kesh gjithçka dhe se jeta është një lojë pohimi. Asgjë nuk ju vjen kaq shpejt. Dua që ai të dijë se për të pasur diçka, ai duhet të punojë shumë, ashtu si unë kam punuar shumë për t’i dhënë atij atë që do t’i jap”, tha Eleni Foureira për “Vogue Greece”.

Ismail Kadare feston sot 87 vjetorin e lindjes

87 vite më parë, 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, kolosi i letërsisë shqiptare. Ditëlindja e Kadares është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, sakaq ka fituar dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Kadare u lind në lagjen Palorto të Gjirokastrës së gurtë. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill që në moshë të hershme, kohë kur djalosharit Kadare do t’i linte mbresë të pashlyeshme leximi i tragjedisë “Makbethi” të autorit anglez, William Shekspir. Në vendlindje do të qëndronte deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Mandej, u vendos në Tiranë, ku kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”.

Në harkun e viteve 1958-1960, Kadare thelloi studimet e tij në domenin e letërsisë në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitin 1960, i detyruar t’i braktiste studimet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.

Në vitin 1963, pas një retushimi të herëpashershëm, u botua romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve që vërehet në këtë vepër, do të ishte kryefjalë edhe e romanit “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, pena e Kadaresë nuk do t’i kursente as kritikat ndaj traditave prapanike të shoqërisë, siç rrok romani “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërpera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri më tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

Rikthehet telenovela “Njerëz dhe fate”/ Arben Derhemi: “E nisim me 15 seri të reja….

Aktori i njohur, Arben Derhemi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij profesionale.Teksa ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” në Neës 24, ku tha se e kishte cilësuar serialin “Njerëz dhe Fate” në të cilin ka luajtur, si sfidën e jetës së vetë. Ai konfirmoi lajmet se se ky serial do të rikthehej me seri të reja dhe shtoi se ka qenë insistimi i tij që kjo të bëhej e mundur. “Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai.

Kujtojmë se Arbeni ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate”, një serial që rrëmbeu mendjet dhe zemrat e shqiptarëve atëherë.

Ai shtoi se vazhdimi i serive të reja të këtij seriali do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para. Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri. “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Arbeni zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe sipas tij duhet shumë investim. “Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha më tej ai.

E pranishme në serial sipas Arbenit, do të jetë edhe aktorja Arta Muçaj, që luante personazhin e Didit. Ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë organizimi dhe risishë do të sjellë ky serial.

Regjisori Eduart Grishaj: “BBVIP ka 73- kamera ,risi është se do hyjnë dy personazhe të fortë…

I ftuar në “Wake Up” regjisori Eduart Grishaj deklaroi se në BBV do të futen dy personazhe të rinj shumë shpejt, të cilë priten të jenë zgjedhje mjaft të mira, që do të ndryshojnë dinamikën e lojës në javët në vijim.

“E kam thënë që ky “BBV” do ta sfumpojë patjetër atv të parin dhe ky “Big Brother” është edhe për stafin, një konkurrencë që kemi me veten. I pari ishte fantastik, por kjo ishte sfida më e madhe e jona për ta realizuar atë akoma edhe më mirë. Dhe kjo do të ndodhi sa herë që ne ta bëjmë atë. Personazhet janë të jashtëzakonshëm”, tha Grishaj.

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare ylli i kinemasë italiane Gina Lollobrigida

Vdes në moshën 95-vjeçare aktorja e madhe Gina Lollobrigida. E lindur në Subiaco më 4 korrik 1927, ajo është e njohur për punën me disa prej regjisorëve më të mëdhenj italianë, nga Vittorio De Sica te Mario Monicelli. Ylli i kinemasë ka marrë çmime të rëndësishme, duke përfshirë një Golden Globe, shtatë çmime David di Donatello, dy Shirita Argjendi. Ndër filmat e saj më të famshëm është “Pane, amore e fantazi ” nga Dino Risi.

Hapat e parë në kinema – Gina bëhet e famshme më herët jashtë se në Itali dhe për shumë dekada ishte e vetmja divë italiane (së bashku me Alida Vallin) e dashur nga regjisorët amerikanë. Në Itali ajo punoi me Pietro Germi (“Qyteti mbron veten”) dhe me Carlo Lizzani (“Achtung banditi”).

Jeta e saj personale ishte shumë torturuese. Ajo u martua vetëm një herë (në vitin 1949 me mjekun slloven Milko Skofiç me të cilin kishte një djalë dhe nga i cili u divorcua në vitin 1971), pas 90 vjetësh zbuloi se ishte përdhunuar shumë e re duke shpjeguar se kjo dhimbje i kishte shënuar gjithë jetën. Në vitin 2006 ajo njoftoi se donte të martohej me spanjollin shumë më të ri Javier Rigau, por më pas martesa u mohua nga të dy.

Makina nuk ka aty/ Njihuni me qytetin Grek ku çdo transport bëhet me gomar…

Ishulli grek Hydra është një nga vendet që dalëngadalë po i thotë “jo” mjeteve motorike. Një traditë kjo e nisur herët, që në vitet ’50, kur u vendos me dekret shtetëror që kafshët shtëpiake si kali apo gomari të përdoreshin për mjete transporti në ishull, kjo për të ruajtur arkitekturën dhe karakterin e tij.

Meqenëse qyteti është ndërtuar mbi kodra të pjerrëta, gomarët janë e vetmja formë transporti që mund të ngjiten në shkallët e pjerrëta dhe rrugicat e ngushta deri në shtëpitë e shumë banorëve.

Komunat në mbarë botën aktualisht po kërkojnë mënyra për të reduktuar varësinë nga makinat private, apo edhe për t’i ndaluar ato plotësisht nga pjesë të caktuara të qytetit. Në përshtypjet e para, jeta në ishull pa makina mund të duket idilike.

Fakti që nuk ka makina është, në shumë mënyra, një shtytës i madh i ekonomisë së ishullit. Hydra është vetëm rreth 90 minuta me varkë nga shtrirja e ngjeshur metropolitane e Athinës, por duket një botë larg. Turistët vijnë pikërisht sepse është kaq paqësore. Hydra është gjithashtu ishull shumë më i pasur se ishujt e tjerë në arkipelagun Saronik të cilit i përket. Kjo, të paktën pjesërisht, nxitet nga fakti se të huajve u pëlqen sa e qetë është.

Duke mos lejuar asnjëherë automjete me motor, Hydra ka shmangur shumë nga sfidat me të cilat përballen ishujt e tjerë të vegjël në vend. Të imitosh Hydrën dhe të shkosh pa automjete, mund të mos jetë një opsion realist për ishujt e tjerë të një madhësie të ngjashme.

A ju kujtojet lola tek ‘Njerëz dhe fate’ ? Ja sa shumë ka ndryshuar…dhe ja ku jeton tani(Foto)

Të gjithë e kujtojmë telenovelen e pare Shqiptare ,’Njerëz dhe fatee cila ishte një ndër të preferuarat e atyre viteve, duke pasqyruar realitetin e vërtetë të asaj kohe. Një nga personazhet që la gjurmë në atë serial ishte edhe Lola që luhej nga aktorja Valbona Imami. Lola ishte vajza e madhe e familjes shqiptare me shumë probleme që trajtonte telefilmi shqiptar.

Disa kohe me pare u be me dije se Valbona jetonte mes Amerikes dhe Nigerise, pasi bashkeshorti i saj amerikan, Evan Scott Thomas ishte me mision ne Abuja.

Që nga ajo kohë “Lola” nuk ka qenë aktive në ekranin shqiptar, ndërsa me vitet ajo ka ndryshuar shumë. Këtë mund ta shihni në fotot e publikuara. Por sido që të jetë ajo dhe çfarë do të bëjë , ne do e kujtojmë gjithmonë si Lola e “Njerëz dhe fate”.

5 anarkitë e Shqipërisë! Kur Fan Noli i përshkruante shqiptarët, njësoj sikur ta kish bërë sot…

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund t’i kuptosh drejtë, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale. Në gjithë fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij. Ndaj edhe sot do të flasim për një nga fjalimet e tij të mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai: “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një lu.ftë për vd.ekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve.

Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

(Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924 por që tingëllon njësoj aktual edhe sot)