‘Të bësh ironi ti shëmtirë’/ Plas sherri online mes Zeqinesë dhe blogeres….

Një debat i ashpër virtual është zhvilluar mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influenceres së njohur, Dea Mishel Hoxha.

Shkak për përplasjen është bërë qëndrimi i hapur i blogeres kundër kryeministrit Edi Rama, lidhur me sulmet e tij ndaj figurave të rrjeteve sociale që kanë mbështetur protestat në kryeqytet.

Dea Mishel ka publikuar mesazhin e deputetes ku ofendon duke i dërguar një dy foto krahasuese të blogeres.

“Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”, i ka shkruar deputetja Deas, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se është fiks ashtu siç e kishte pritur, një “analfabete funksionale”.