Pa punë, por rrinë në kafe! Pronarët rrisin çmimet, 120 lekë një kafe edhe në Bulevardin Republika

KORÇË – Rritja e çmimeve duket se nuk ka të ndalur. Nga produktet ushqimore te shërbimet e përditshme, qytetarët po përballen çdo ditë me kosto gjithnjë e më të larta, ndërsa të ardhurat për një pjesë të mirë të familjeve mbeten të ulëta.

Një tjetër shembull vjen nga Bulevardi Republika në Korçë, ku një kafe po kushton 120 lekë.

Paradoksi është se, pavarësisht papunësisë së lartë dhe vështirësive ekonomike, lokalet vijojnë të jenë të mbushura me njerëz. Shumë qytetarë kalojnë orë të tëra në kafene, duke e kthyer kafen e përditshme në një ritual social.

Çmimet rriten, papunësia mbetet shqetësim ndersa si gjithmone ngelet qe qytetarët te përpiqen të përshtaten…

120 leke= 1.4 Euro

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.