Category Archives: SPORT

Skënderbeu shtang Egnatian në frymën e fundit, Partizani merr kreun…

Një ndeshje pambarim në Korçë, me Skënderbeun e Egnatian që morën nga një pikë, pas barazimit 1-1, në një takim që zgjati 111 minuta. Rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumi e ndërpreu takimin, për të rifilluar pas 15 minutash. Një sfidë e vendosur në ekstreme: Isgandarli që shënoi në minutën e 2′ dhe Ahanonu në minutën e 104′. Skuadra e Gvozdenovic mori barazimin e parë në kampionat, pikërisht në javën e 10 të Superiores .

Për të treguar se debutimi në Rrogozhinë ishte një rastësi, Egnatia e nisi me marsh të lartë takimin në Korçë.

Skuadra e Tetovës kaloi përpara pothuajse menjëherë, kur Isgandarli ndëshkoi portierin Alia. Një goditje që korcarët e ndjenë, por nuk u dorëzuan. Kryesuesit e kampionatit prisnin rastin për të mbyllur takimin, por nuk gjetën hapësirën për të fundosur goditjen. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve.

Përpjekjet e të besuarve të Gvozdenovic u rritën në pjesën e dytë.

Sidoqoftë, ndeshja u ndikua edhe nga rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumit. Ai u dërgua me ambulancë në stadium, por loja u ndërpre për 15 minuta. Egnatia u mundua të administronte rezultatin, por llogaritë e Tetovës u prishën në fund, Në minutën e 104′ mbrojtësi Ahanonu shënoi golin e barazimit. Skënderbeu dhe Egnatia ndanë pikët në Korçë, me bardhekuqtë që mbajnë vendin e 6 me 13 pikë. Egnatia ndal hapin dhe barazohet nga Partizani në krye të renditjes. Të kuqtë sidoqoftë kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

SKËNDERBEU 1-1 EGNATIA

90’+14′ Frenklin/ 2′ Iskandarli

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Alia, Rabiu, Rashica, Nikja, Gerco, Frashëri, Randi, Vangjeli, Merlim, Sebastine, Shaqe. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Egnatia: Dobjani, Malota, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj, Spahiu Ndreca, Aleksi, Paulauskas, Fernando, Isgandarli. Trajner: Edlir Tetova

Ky është mjeku hero i Egnatias që shpetoi jetën e tifozit të Skenderbeut pasi u ndje keq në stadium…

Skënderbeu humb shkëlqimin e startit ,Teuta i shkakton humbjen e 2-të rradhazi…

Skënderbeu duket në rënie të lirë, teksa skuadra korçare pësoi humbjen e dytë radhazi. Ekipi i Gvozdenovic u mund 1-0 në transfertë nga Teuta. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 25-të dhe mban firmën e 16-vjecarit Arifi. Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë rezultat, durrsakët janë në vendin e tetë me katër pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet i katërti me gjashtë pikë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demirçani. Trajner: Diego Longo

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj. Trajner:Ivan Gvozdenovic

Arbitër: Kreshnik Cjapi

Skënderbeu i jep leksion Egnaties….

Nga: Martin DEDAJ*

Starton edicioni i 85-të i kampionatit kombëtar të futbollit, dhe korçarët me fitoren në transfertë përballë Egnaties në EgnatiaArena, jo vetëm që kanë fituar tre pikë të çmuara por i kanë dhënë një leksion të mirë, skuadrës së Egnaties, e cila ka në përbërjen e saj lojtarë cilësorë, dhe për më tepër është skuadra për të cilën është investuar shumë, duke dëshmuar se është fusha e lojës ajo që vendos rezultatin dhe jo butaforuzmi mediatik dhe futbollistik.

Skendërbeu luajti thjeshtë dhe qartë, dhe pothusjse e dominoi lojën gjatë gjithë kohës, duke qenë racional në të gjithë sektorët e fushës.

Realizoi golin e avantazhit në 59′ nga braziliani Yuri i ardhur nga stoli (zëvëndësim mjaft efikas), dhe diti ta mbrojë atë deri në fund të lojës, pavarësisht se në dy-tre raste u vu në rrezik për të pësuar dhe po aq humbi raste, që mund ta kishte dy e trefishuar rezultatin. Nga ana e saj “Hirushja” e edicionit të kaluar, dhe fituesja e kupës Egnatia, në fushë u duk më tepër se duhet euforike, dhe më shumë u përpoq të shfaqej akademike, sesa të prodhonte lojë e të fitonte.

U përpoq me disa raste dhe u kujtua në fund,

që të hidhej në sulm në kërkim të paktën të barazimit, por ishte tepër vonë, e për më tepër konfuze, dhe kështu edhe pse u luajtën 100 minuta lojë, dhe që u favorizua paksa nga gjygjtari kryesor në lojën e rëndë që lejoi dhe faullat e akorduara, nuk mundi ta evitonte humjen e saj, që në fakt ishte një fitore e merituar e Skëndërbeut, që bën kështu një debutim të sukseshëm, pasi siç dihet vjen nga kategoria e parë dhe për më tepër një fillim mjaft të mbarë, me këtë fitore të rëndësishme në transfertë,

ndaj një ekipi si Egnatia, e cila me atë që sot dha në fushë, në përballjen ndaj korçarëve, nuk është ajo që na është prezantuar dhe duhet që të shkundet nga atmosfera e euforisë së edicionit të kaluar e të zbresë me këmbë në tokë, se ky kampionat pritet të jetë i vështirë. Sinjalin e parë e dha Skendërbeu, i cili duhet komplimentuar për fitoren e arritur, dhe uruar atij suksese.

  • Komentator dhe Gazetar sportiv
    Mbrëmbje 26.08.2023

Pas fitores bindese në transferte flet Gvozdenovic: “Kishim besim dhe ia dolëm ,kemi kundërsulm nga krahët të shpejtë …

Skënderbeu u rikthye në Superiore me fitore, duke mundur Egnatian me rezultatin 0-1. Trajneri Ivan Gvozdenoviç u shpreh shumë i lumtur pas fitores, duke shtuar se kjo fitore i jep besim skuadrës skuadrës.

Fitorja? Patjetër që kishim besim. Ishte vështirë dhe shumë stresuese. Për mendimin tim e merituam, por kam shumë respekt për Egnatian. Ka shumë cilësi dhe skuadër shumë e mirë. jam kënaqur me pikët por edhe sepse kam një skuadër të talentuar me të rinj dhe sot fituan besim.

Arma e fortë e Skënderbeut? Ishim të përgatitur për kundërsulm sepse kemi dy lojtarë të Shpejtë si Rashica e Nikaj. Nga pankina kisha Likën dhe Jurin dhe ky ishte një plus për ne. Kishim besim dhe pak fat dhe ia dolëm.

Objektivi? Jemi vetëm në javën e parë dhe nuk mund të flasim. Kemi edhe 35 javë dhe kampionati është i fortë. Ecim çdo ditë.

Merkatoja? Kemi firmosur me një sulmues nga Kameruni dhe merkatoja do të jetë e hapur deri në 31 gusht”, tha Gvozdenoviç për “MCN TV”

Me një gol ‘alla Del Piero’ Skënderbeu rikthehet i “frikshëm” në Superiore…heshtën ‘Egnatia Arenan’…

Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut sfida e Rrogozhinës. Egnatia kështu suprizohet nga korçarët, teksa këto të fundit triumfuan 1-0. Të besuarit e Ivan Gvozdenovic rikthehet në Superiore pas një viti mungesë me fitore, duke koleksionuar 3 pikët e para në sfidën hapëse të sezonit të ri.

Me një gol ‘alla Del Piero’ me festën që shpërtheu në “Arena Egnatia” dhe bëri që gjithë tifozët rrogozhinas të “heshtin”. Në minutat e mbetura pavarësisht rasteve nuk pati gola të tjerë, me Egnatian që e nis me humbje këtë sezon.

Skënderbeu merr kështu 3 pikët e para në kampionat dhe merr kryesimin e kategorisë superiore.

FORMACIONET:

EGNATIA: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

67’ Egnatia 0-1 Skënderbeu/ Ujqërit kalojnë në epërsi dhe tregojnë forcë…

Skënderbeu ndez motoret dhe rikthehet atehere kur duhet Në minutën e 59’, “Ujqërit e Dëborës” gjetën golin e avantazhit 1-0 në sfidën hapëse ndaj Egnatias, falë të sapo-futurit në fushë, Juri Merlim. Futbollisti Brazilian i skuadrës korçare arriti të driblojë këdo në zonë dhe me të djathtën dërgoi topin pas krahëve të Sherrit me një gol ‘alla Del Piero’ .

Një rezultat që kënaq Skënderbeun duke treguar force karakteri, ambicje dhe duke u rikthyer edhe me i forte në edicionin e ri duke marë përkohësisht timonin e superligës.

LIVE EGNATIA-SKËNDERBEU 0-1
(Yuri Merlin 59′)

Arbitër: Florjan Xhata

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Dëamena. Trajner: Edlir Tetova

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica. Trajner:Ivan Gvocdenovic.

Stadiumi: “Arena Egnatia”

Dita e ndeshjes/ Skënderbeu nis sot sezonin e ri në “Abissnet Superiore”.Ja si pritet të rrështohen përballë Egnatias…

Nis sot sezoni i ri 2023-2024 në “Abissnet Superiore” . Trajneri Ivan Gvozdenoviç pritet të vendosë vetëm në momentet e fundit nëse do t’i besojë këtë pozicion mbrojtësit Klevis Shaqe apo do të hedhë në fushë nga minuta e parë Gresild Likën, i cili ka më shumë tipare sulmuese.

Pjesa tjetër e titullarëve duket e fiksuar tashmë dhe ajo që kënaq stafin teknik është fakti se nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Dje Skënderbeu u grumbullua në një hotel në Elbasan, ndërsa do të niset drejt Rrogozhinës tre orë para ndeshjes.

Egnatia: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Duamena. Trajner: Edlir Tetova

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Superliga nis me Egnatia-Skënderbeu/ Gvozdenoviç: “Kemi ekip me talente që dinë peshën e fanellës…

Sezoni i ri futbollistik 2023/2024 do të hapet me takimin Egnatia-Skënderbeu. Rrogozhinasit do të masin forcat ndaj korçarëve të cilët rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas 1 viti mungese. Përpara takimit, trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenoviç tha se nuk kishte emocion që do të luante në Superiore porse ndiente kënaqësi, e gjithashtu vlerësim për klubin që ka bërë afrimet e duhura me talente….me 22 apo 23 vjeçarë që dinë peshën e fanellës…

Por tekniku serb e pranon se i druhet Egnatias, e ndaj tyre kërkon kujdes.

Gvozdenoviç tha se skuadra është përgatitur mirë dhe do të kërkojë të luajë bukur e të marrë pikë kundër Egnatias.

Nesër hap siparin e superligës Egnatia-Skënderbeu ,Ujqërit kërkojnë triumfin e parë…

Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin këtë fundjavë ,ku ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë e përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023. Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.

Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën play-off, dhe udhëtimi të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i Partizanit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.

Ish- arkitekti i Skenderbeut ,Ilir Daja shkruan historinë edhe tek Ballkani ,trondit Bate Borisov me poker…

Ballkani është shumë pranë përsëritjes së historisë dhe kthimit në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka hedhur një hap shumë të sigurt duke fituar sot në Prishtinë me shifrat 4-1 ndeshjen e parë të play-off ndaj BATE Borisov.

Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Champions, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen sfiden.

Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksionin e dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

Kemi dominuar mbi kundërshtarin në çdo lloj gjëje. Kemi humbur shumë më tepër gola se kemi shënuar. Mund të ishim pak më të ftohtë para portës, në mënyrë që të kishim shënuar. Gjithsesi një rezultat 4-1 kundrejt një kundërshtari me eksperiencë, është një fitore goxha bindëse që këta çunat e Ballkanit e meritojnë. Meritojnë një bravo të madhe se çfarë kanë bërë.

BALLKANI 4-1 BATE BORISOV

31′ Jashanica, 58′, 66′ Tolaj, 89′ Thaqi / 10′ Laptev

https://x.com/kosovarfootball/status/1694792201513938968?s=46

https://x.com/kosovarfootball/status/1694802915045601345?s=46

https://x.com/kosovarfootball/status/1694805458295382053?s=46

Aktiviteti çiklistik/ Policia bllokon nesër disa akse në Korçë e Pogradec, ja masat dhe oraret…

Në kuadër të “Kupës së Shqipërisë Korçë 2023”, policia merr masa për mbarëvajtjen e aktivitetit çiklist. Policia e Korçës bën me dije se: Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë; Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”. Në datat 21.08.2023 dhe 22.08.2023, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut Korçë, do të zhvillojnë në territorin e qarkut, aktivitetin çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”, me pjesëmarrjen e kategorive (grupmoshave) të ndryshme.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;

Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë. Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Egnatia -Skënderbeu çel superligën, ujqërit kërkojnë triumfin në transfertën e parë…

Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin fundjavën e ardhshme me ndeshjen e javës së parë. Siç bën me dije Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë e përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.

Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.

Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën play-off, dhe udhëtimi të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i Partizanit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.

Skënderbeu i papërmbajtshëm, likujdon me poker Lushnjën…

Skënderbeu ka bindur në miqsoren e zhvilluar pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, duke mundur Lushnjën me rezultatin 5-1. Dominim absolut i skuadrës së drejtuar nga trajneri Gvozdenoviç, që zhbllokoi shifrat që në minutën e 16-të me shkodranin Nikaj. Për golin e dytë mendoi Juri në minutën e 41-të. Mesfushori brazilian shtangu portierin Haremi me një predhë nga distanca, duke ngritur shifrat në 2-0.

Pjesa e parë përfundoi me këtë shifra, teksa në fragmentin e dytë të ndeshjes u shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Skënderbeu-Lushnja  5-1  

Golat: Nikaj 16’, Juri 41’, Moses 50’, Lika 67’ (11-m), Muharem 90’ / Zisi 57’

Kartonë të kuq: Tabaku 11’ , E. Magani 66’, Levendi 66’

Cristiano Ronaldo feston golin me shenjën e kryqit/ Arabet pranojne thyerjen e rregullave: “Ai mund te beje çfarë te dojë…

Me atë nuk ka polemika. Me dikë tjetër, me siguri që po. Në Arabinë Saudite askush nuk u ofendua apo u ndie i fyer nga shenja e kryqit të bërë nga Cristiano Ronaldo, pas konvertimit të penalltisë që i dha Al Nassr fitoren ndaj Al Shorta. Një gol që e çoi skuadrën e Riadit në finalen e Champions-it, e planifikuar për të shtunën në Taif, kundër Al Hilal, një derbi i zjarrtë.

Por le të kthehemi te CR7 dhe shenja e tij e kryqit.

Mediat botërore ngritën alarmin, thanë se ka shkelur rëndë ligjet saudite, se tani rrezikon edhe burgun. Pra, ofruan konsiderata të ndryshme për bërjen e kryqit, por Cristiano Ronaldo është i lirë të bëjë çfarë të dojë në Arabinë Saudite.

Dhe në fakt ai përdor shpesh vathin me kryq në vesh, gjithmonë pa bërë bujë. E bën këtë sepse ai është Ronaldo, pra “mbreti”. Në Arabinë Saudite do t’i jenë përjetësisht mirënjohës për atë që po bën në futbollin e atjeshëm.