Category Archives: HISTORI

Zbret shumë vlerësimi për ‘Festën e Birrës në Korçë’/ Vërshojnë komentet negative nga vëndas e turistët: “Të shesin edhe ajrin…

Festa e Birrës në Korçë “ u promovua këtë vit në të gjitha mediat si një nga eventet më mahnitëse në Shqiptari dhe që rekomandohej për t’u vizituar. Etiketa mediatike apo cilësimi si eventi me i madh në vënd u bë një refren tek të gjithë. Nqs më parë vlerësohej me 5 nga 5 vlerësimet e mundshme tani në gusht fatkeqësisht ky vlerësim ka zbritur shumë poshtë, bazuar në përshtypjet që kanë dhënë vëndasit e turistët për eventin.

Jemi budallenj dhe ne populli bojkotoni dhe ta shikoje bashkia!!!! Injoroheni festen, se vetem feste nuk mund te quhet. Ky eshte hajdutllek qe i behet popullit. Turp te kene zagarret e poplitikes. Harruan qe nga populli e zune ate vend. Mos u ngopshin dhe mos i gezofshin parate se eshte djersa e popullit!!!!!!! Shkruan Afërdita.

Ata bejne te kunderten rritin çmimin dhe gotën ta mbushin me 2 gisht shkumbe Kanace Korça jashte 90 ,brënda në feste 150 lek .Feste pa oferta qe te argetohen te gjithe nuk ka, asnje dhurate skam degjuar ndonjehere shkruan Zhujleta.

Po mos shkoni fare .Ok e pije birrën në pogradec shkruan Gjon Noli .

Shumë i shtrenjtë dhe sjellje arrogante. Hera ime e parë dhe e fundit. Mos shpenzoni kohë të vini këtu. Ata pothuajse të shesin edhe ajrin që ju thithni. Tregtarët janë hileqarë dhe të pasjellshëm. shkruan Murati, një tjetër turist që ka qënë në Festa e Birrës

Feste koti,..faree koti .hyrja me lek,..birat shtrenjte …shko pi nje bire ne lokali ku prodhohet dhe je ne kenaqesine tende .. Dhe nuk paguan as hyrjen dhe as ato greckat, por te ishin me çmim te arsyeshem dhe hyrja falas te paguajme terminalin,..pika qe sju bie shkruan Liljana.

‘Gusht e n’fest’/ Gramshi organizon festë birre ,sponsor birra “Korça”

Në Gramsh ka çelur siparin festivali “Gusht e n’fest’ një aktivitet që do mbahet për 4 ditë me radhë dhe që sivjet po merr një përmasë mjaft të madhe. Kjo festë organizohet në këtë qytet nga Bashkia Gramsh dhe këtë vit sponsorizohet nga Birra Korça, që është pija ekskluzive e festës.

Në çdo tavolinë feste do të jetë Birra Korça.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar se zërat më të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore, si Eranda Libohova, Soni Malaj, Era Rusi, Armaldo Kllogjeri, Maja, Avni Lushka, këngëtari grek Pano Psaltis, etj do të performojnë për të gjithë ata që zgjedhin Gramshin në këto ditë gushti.

Sot starton festa e Birrës në Korçë ,policia njofton masat…

📌Masat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të Festës së Birrës-Gusht 2023. Më datë 16.08.2023 deri më 20.08.2023, në qytetin e Korçës, në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave”, në lagjen nr. 17, si dhe në ambientet e Pazarit të Vjetër, Korçë, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti.

Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në drejtim të krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

🔴Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të Terminalit, nga ora 18:30-01:00, me përfundimin e aktivitetit.

Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara, për parkim, nga Bashkia Korçë, kryesisht përreth Terminalit të Autobusave dhe tek Pazari i Vjetër, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

Gjithashtu do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në Terminalin e Autobusave, tek Pazari i Vjetër, si edhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së, Forcës Speciale “Shqiponjat”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, ose të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.

Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe Ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë 1️⃣2️⃣9️⃣ të Policisë së Shtetit ose të dërgojnë ankesën e tyre tek Komisariati Dixhital, duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Talentja 16-vjeçare konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora e përshëndet shqip: “Zemër si je?

Vijojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e “The Voice Australia”. 16-vjeçarja garoi me këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike.

Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

Pas Selanikut reagon edhe Kryebashkiaku i Athines ve kushte: “Nuk ka Europë pa Himarën…

Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis mori pjesë në tubimin e zhvilluar në Himarë për lirimin e Fredi Belerit. Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në këto kushte

Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri.

Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë Selanik thirrje nacionaliste në Himarë: “Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizmin….

Kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas i pranishëm në protestën e zhvilluar në Himarë për lirimin e Belerit, nuk i ka kursyer thirrjet nacionaliste. Ai theksoi se Fredi Belerit po i shkelen të drejtat ndërsa ndodhej në Himarë u shpreh: “ Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm”.

“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë.

Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai.

Jetoj larg intrigave dhe dallaverave/ Tefta Radi zbulon vendin ku jeton tani dhe…

E lidhur prej një jete me ekranin shqiptar gazetarja e njohur Tefta Radi është një nga ikonat e këtij televizioni. Zëri i saj i ëmbël, delikatesa, mënyra e përçimit të lajmit, komunikimi, veshja, një sërë elementësh që do ti kishte zili çdo gazetare dhe lajmëse e ekranit, e kanë bërë Teftën një ikonë potente të TVSH-së.

Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio.

Dalja në pension në moshën 60 vjeçare, 10 vite më parë ishte ajo që e ndau gazetaren me origjinë Korçare nga ekrani.

5 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Françesk Radit, Tefta Radi në një intervistë ka treguar jetën e saj se u zhvendos në Melburn të Australisë pak ditë pas humbjes dhe pengun që i ka mbetur Frankos….Tefta tregon se nuk ka një ditë të vetme që nuk e mendon njeriun me të cilin kishte thurur shumë plane.

“Jetoj në Australi për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve”, është shprehur Tefta.

‘Shko në Mykonos me dashnorin’ /Dhëndri zbulon tradhtinë e nuses në ditën e dasmës …

Një çift italian Massimo Segre një bankier e la nusen e ardhshme pikërisht në ditën e dasmës. Segre dhe partnerja e tij 40-vjeçare Cristina Seymandi kanë qenë bashkë që nga viti 2020 dhe kishin planifikuar të kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.Ata kishin organizuar një ceremoni në një nga vilat më prestigjioze në kodrat e Torinos para 150 të ftuarve.

Por ajo që rezultonte të ishte një dasmë madhështore pati fund të papritur.

64-vjeçari ka zbuluar para të pranishmit tradhëtinë e nuses së ardhshme.

Tani shko në Mykonos me avokatin tënd,” dëgjohet duke thënë ai duke renditur edhe marrëdhënie të tjera të nuses së ardhshme. Cristina, e poshtëruar para miqve dhe të afërmve i ka mohuar akuzat.

E rëndë/ Burri dhunonte gruan, Shqiptarja porosit vrasjen me pagesë…

Më 13 dhjetor, në Rocca Priora të Italisë u regjistrua një ngjarje e rëndë. Në banesën e tij, u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona, shqiptari Petrit Caka. Porositësja e atentatit ishte vetë gruaja e të ndjerit. Shkaku pse bashkëshortja pagoi dy vrasës për të ekzekutuar burrin e saj, ishin abuzimet e tij të shpeshta ndaj saj.

I ndjeri mësohet se e dhunonte vazhdimisht gruan, ndaj dhe kjo e fundit e lodhur, gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu gjeti vrasës me pagesë

Vrasësit që zbatuan urdhrin e gruas shqiptare, ishin dy shqiptarë të cilët udhëtuan nga Shqipëria në Itali dhe vranë Cakën. Vrasësit nga Shqipëria inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen dhe më pas u kthyen në Shqipëri.

Pas një sërë hetimesh, policia ka arrestuar shqiptaren që pagoi persona për të vrarë burrin e saj.

Rekord në rajon/ 60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushime…

Shqipëria është bërë si asnjëherë tjetër këtë vit mikpritëse e turistëve nga e gjithë bota, duke shënuar hyrje rekord të shtetasve të huaj, që kanë “pushtuar” gjithë vendin, nga jugu në veri. Çmimet relativisht të lira që ofron vendi në raport me shtete perëndimore, apo dhe publikimet e shumta në mediat e huaja për bukuritë e vendit kanë nxitur italianë, spanjollë, nordikë, çekë, polakë etj, krahas shtetasve të Kosovës, që kanë qenë gjithnjë “besnikë”.

Por, në kahun tjetër, vetë shtetasit shqiptarë e kanë të vështirë që të përballojnë pushimet.

Barometri i fundit i Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Kjo peshë është e njëjtë me vitin e kaluar dhe mbetet më e larta në rajon, me 15 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Vetëm 39% e shtetasve shqiptarë janë në gjendje që të përballojnë një javë larg nga shtëpia, më e ulëta në rajon.

Të dytët pas Shqipërisë janë malazezët, me 50% të të anketuarve që kanë pohuar se nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime jashtë vendit. Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%

Shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i kalojnë pushimet në Shqipëri mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. 38% e tyre kanë pohuar se nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, ndërsa 58% e tyre mund t’i përballojnë ato.

Më shumë mundësi për të përballuar pushimet në rajon janë banorët e Bosnjë Hercegovinës. 31% e tyre nuk kanë mundësi, ndërsa 67% deklaruan se janë në gjendje të ikin një javë për tu argëtuar.

Në Shqipëri, pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme. Psh 25% e të anketuarve thanë se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat e drita dhe energji, nga 19% që është mesatarja rajonale.

19% kishin pasur probleme me pagesën e kësteve të kredisë; 52% kishin probleme që të mbanin shtëpinë të ngrohë (nga 24% që është mesatarja rajonale); 21% nuk kanë mundësi të përballojnë furnizimet bazë si ushqime, apo veshje (nga 17% mesatarja rajonale);

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj. MONITOR

I hodhën substancë në pije dhe e përdhunuan, dy shqiptarë të arrestuar në Itali…

Të gjendesh lakuriq në mes të natës dhe të mos dish si të arrish atje: ja çfarë i ka ndodhur një vajze 29-vjeçare të droguar me atë që quhet “droga e përdhunimit”. Pas disa ditësh, vajza filloi të kujtonte detajet e asaj mbrëmjeje. Policia italiane u tregua aktive për identifikimin dhe kapjen e përdhunuesve. Agjentët e Komisariateve të Monzës dhe Brianzës zbatuan dy masa sigurie: njërën me burg dhe tjetrën me arrest shtëpie të lëshuara nga Gjykata e Monzës me kërkesë të prokurorit vendas, ndaj dy shtetasve shqiptarë 50-vjeçarë

të hetuar për dhunë seksuale të rënduar nga përdorimi i lëndës alkoolike, narkotikëve dhe dhunë seksuale në grup mbi një grua 29-vjeçare.

Dy të dyshuarit u gjurmuan përkatësisht në provincat Monza dhe Cuneo. Sipas hetimeve të koordinuar nga Prokuroria Publike, 29-vjeçarja italiane, verën e vitit 2022 frekuentonte shtëpinë e familjes së njërit prej të dyshuarve, kur një mbrëmje, duke përfituar nga qëndrimi vetëm në shtëpi pa familjen që kishte shkuar për pushime, e ftoi shoqen në një restorant në Monza.

Menjëherë pas darkës, vajza filloi të mos ndihej mirë, duke shfaqur eufori të pazakontë të alternuara me momente amnezie të përkohshme. Të dy shkuan në shtëpinë e burrit në fjalë, ku ndodhej edhe një shtetas i dytë i huaj. Në mes të natës vajza është gjetur e zhveshur dhe duke kryer akte seksuale me të dyshuarit.

Duke mos kujtuar saktësisht se çfarë i kishte ndodhur, vajza u vesh dhe shkoi në shtëpi. Vetëm në ditët në vijim ajo filloi të kujtonte momente të shkurtra të kaluara së bashku me dy burrat, duke u bërë e vetëdijshme se kishte qenë e përfshirë, pa e kuptuar, në një marrëdhënie seksuale në grup dhe duke dyshuar se burri fqinj dhe miku i familjes kishte përdorur një substancë që mund të asgjësonte aftësinë e saj për të kundërshtuar.

Prokuroria Publike e Monzës urdhëroi që vajza të kryente analizat toksikologjike të cilat konfirmuan praninë e disa substancave psikotrope, përfshirë GHB, e njohur edhe si “drogë përdhunimi”.

Jean-Claude Van Damme vizitë në Kosovë/ Legjenda e filmave aksion përshëndet me simbolin e shqiponjës…

Aktori i njohur hollivudian Jean-Claude Van Damme po qëndron për një vizitë në Kosovë. Van Damme është fotografuar me ish-karateistin nga shqiptar, Enver Idrizi, që në të kaluarën fitoi medalje europiane duke përfaqësuar shtetin e Kroacisë. Po gjithashtu aktori është shfaqur duke bërë shqiponjën me duar.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi me aktorin e njohur dhe mjeshtrin e arteve marciale Van Damme në Prishtinë, duke e bërë shqiponjën.

Lladrovci ka shkruar në instagram “shqiponja bën dallimin”.

“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar ai.

Anglia kërkon 2 milionë punëtorë, shans i madh për shqiptarët

Britania ka vendosur të lehtësojë marrjen e vizave të punës për punonjësit e ndërtimit, në specialitete si murator, ndërtues çatish, shtrues pllakash, suvatues dhe marangoz. Britania ka nevojë urgjente për këto kategori pas Brexi-t dhe pandemisë, ku një e treta e punëtoreve të ndërtimit nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht janë larguar nga Britania që nga viti 2017.

Për këto role, rekrutet e rinj mund të paguhen me 80% të çmimit për këto kategori punësh dhe sërish mund të kualifikohen për marrjen e vizës britanike të punës.

Ata do përfitojnë edhe nga tarifa me ulëta për pagimin e vizave.

Këtyre punëtoreve u duhet të gjejnë një punëdhënës dhe të plotësojnë edhe kriterin e gjuhës angleze siç parashihet nga sistemi post Brexit.
Britania ka nevoje për afro 2 milionë vende vakante pune në ndërtim apo industrinë e turizmit dhe në vjeshtë lista e profesioneve ku ka mungesa për krah pune, pritet të rishikohet dhe zgjerohet më shumë

Sot është dita më e gjatë e vitit. Çfarë duhet të dini për solsticin e verës….

Në datën 21 qershor, banorët e Shqipërisë dhe vendeve të afërta do të përjetojnë solsticin veror. Kjo është dita më e gjatë e vitit, dielli lindi në orën 05:07 minuta dhe do të perëndojë në 20:17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda. Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska ka thuajse 24 orë dritë dielli, ditën e solsticit.

Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.

Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit. Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët, ende më të gjata sesa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.

Shuhet në moshën 86 vjeçare Silvio Berlusconi…

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është ndarë sot nga jeta në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi ishte diagnostikuar më parë me leucemi dhe ishte shtruar në spital në prill me probleme me frymëmarrjen. Një manjat i diskutueshëm mediatik i Mediaset ,Berlusconi ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Italisë, së fundmi midis 2008 dhe 2011, përpara se të tërhiqej nga politika për gjashtë vjet pas një dënimi për mashtrim tatimor.

Ai u kthye në politikën e vijës së parë në vitin 2022, kur fitoi një vend në Senatin e Italisë, duke përfaqësuar komunën veriore të Monzës.

Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina. Është e vështirë të imagjinohet një Itali pa Silvio Berlusconin. Në pesëdhjetë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ditë që emri i tij të mos përmendet, në TV, në gazeta, në Parlament, në lokale, në stadium; “il Berlusca” ka përçarë opinionin publik si një mollë sherri….

Kontraktor ndërtimi, manjati televiziv, president i Milanit dhe më pas i Monzas, themelues i një partie të quajtur Forza Italia, tre herë kryeministër, i pandehur në gjyqe të bujshme. Gjithçka tek ai ishte e tepruar, biri i teprimit. Në një moment, popullariteti i tij ishte i tillë që në botë identifikohej me gjykatën italiane…