Category Archives: ShOWBIZ

Një yll i ri në Mynih/ Partnerja e portierit të Bayern merr vëmendjen nga tifozët bavarez…

Dëmtimi i Manuel Neuer dhe shitja e Yann Sommer tek Inter, solli izraelitin Daniel Peretz në radhët e Bayern Munchen, me gardianin që pret rastin e tij të luajë me gjigantët e Gjermanisë. Një ëndërr e realizuar për Peretz, i cili bëri hapin gjigant, teksa nga Maccabi Tel Aviv kalon në një skuadër ku mund të fitojë gjithçka në karrierën e tij.

Por së bashku me gardianin 23 vjeçar, në Mynih ka zbarkuar edhe e dashura e tij Noa Kirel.

Një këngëtare që ka afro dy milionë ndjekës në Instagram dhe përfundoi e treta në Eurovisionin e fundit. Ajo është mjaft e njohur në Izrael, por tashmë ka marrë vëmendjen edhe në Gjermani dhe jo vetëm, nisur nga tifozët e shumtë që ka Bayern Munchen në mbarë botën.

Në pak kohë, që nga momenti i transferimit të Peretz, Noa-s iu shtuan ndjekësit në rrjetet sociale më 150 mijë, duke marrë menjëherë vëmendjen si partnerja e portierit bavarez. Nuk dihet ende nëse këngëtarja izraelite do të jetojë në Mynih, por në këto ditë të parë ajo është parë duke shoqëruar partnerin edhe në tribunë.

Rita performoi me flamur serb/ E ëma reagon ashpër: “Më ke bo nervoz shumë…

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pasi performancës së saj me flamurin serb në trup. Këngëtarja shqiptare performoi mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb, të cilin ajo e vendosi në krahë.

Siç edhe supozohej, bëhej fjalë për një ngatërresë dhe siç deklaroi vetë këngëtarja nuk e dinte cilit shtet i përkiste flamuri.

Fjalën e saj e ka thënë edhe nëna e Ritës, Vera Ora. Ajo ka treguar se e ka qortuar Ritën duke i bërtitur e më pas i ka kërkuar falje.

M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz. Mos u trullo’, është shprehur Vera, duke dëshmuar edhe një herë që është nënë tipike shqiptare.

Do performonte në klubin ku humbi jetën 17-vjeçari: Reagon Fifi: “Ngjarja më la në shok…

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ishte këngëtarja e cila do duhej të performonte mbrëmjen e kaluar në “Orange Club” në Sarandë, por fatkeqësia që ndodhi bëri që të anulohej koncerti. Fifi ka reaguar lidhur me tragjedinë duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe duke thënë se kjo ngjarje e la në shok.

”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok,” shkruan Fifi në “instastory”.

Kujtojmë se Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.

Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.

Soni Malaj ngre temperaturat në Sicili, mahnit fansat me bikini (Video)

Jemi në sezonin e verës dhe Vip-at shqiptar nuk ngurrojnë të pozojnë me bikini e të ndajnë me ndjekësit e tyre foto dhe video nga pushimet e tyre. Së fundmi, këngëtarja Soni Malaj në profilin e saj në ‘Instagram’ ka postuar një video ku shfaqet me bikini duke kërcyer afër detit.

Teksa është duke pushuar në Sicili të Italisë,

këngëtarja i ka përditësuar fansat edhe me disa foto ku tregon edhe format e tonifikuara të trupit.

Dinastia e re /Ilary Blasi, ‘viktima’ e pare e djalit te Berlusconit. Mbyllet programi i saj i njohur…

Ilary Blasi jashtë “Mediaset”. Pas drejtimit të programit të njohur “L’Isola dei Famosi” pranverën e kaluar, ish-bashkëshortja e Francesco Tottit nuk është ndër prezantueset e sezonit të ri televiziv. Sipas raporteve nga e përjavshmja “Oggi”, Pier Silvio Berlusconi është më shumë se kurrë i vendosur për “të bërë informacion popullor me cilësi të lartë dhe për të dëbuar mbeturinat nga të gjitha formatet”.

Prandaj “viktima” e një revolucioni të tillë është Ilary Blasi.

“L’Isola dei Famosi” i saj nuk figuron në kalendarin e programeve, sepse “edicioni i fundit nuk u pëlqye nga drejtuesit e lartë dhe për këtë arsye ata vendosën të bëjnë një pushim për të reflektuar mbi të ardhmen e programit”.

Ilary Blasi, megjithatë, është në garë, sipas Di Più, për të udhëhequr versionin dimëror të “Temptation Island”. Maria De Filippi, producentja e shfaqjes, është ende e pavendosur mes Letterina di Passaparola, Lorella Cuccarini, Silvia Toffanin dhe Raffaella Mennoia.

Moderatorja e sportit i ve zjarrin ishujve të pasanikëve në Greqi ” mahnit fansat me pamjet e fundit…

Si gjithnjë, ajo nuk ngurron të provokojë me video dhe foto, teksa edhe këtë verë është shfaqur më seksi se kurrë gjatë pushimeve, të cilat ka zgjedhur t’i kalojë kryesisht në ishujt e bukur të Greqisë. Mes postimeve të shumta të Alesias në “Instagram” tërheq vëmendje edhe një publikim i bërë në Paros, me bukuroshen shqiptare që shfaqet “topless”,

ndërsa përdor një kapele për t’u mbuluar.

Si zakonisht nuk mungojnë pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga fansat, të cilët madje e “shfrenojnë” fantazinë në komentet e tyre.

“O hajde luj qyqek!”, me shami në dorë dhe gotë në kokë, Dua Lipa ia merr valles shqiptare në Ksamil (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është rikthyer sërish në Jugun e Shqipërisë për pushime pasi kaloi disa ditë në Greqi. Dua Lipa po shijon disa ditë të qeta dhe relaksi pranë partnerit të saj, ndërsa sot na ka surprizuar me fotot e reja nga pushimet në vendin tonë.

Artistja, përpos fotove, ka ndarë momente feste me rrethin e saj të shoqërisë teska ndodhet në Kep Merli, ku në ‘Instagram’ shfaqet me një gotë në kokë duke kërcyer.

Energji gjatë gjithë verës”, shkroi interpretuesja e hitit “Levitating” në mbishkrimin e postimit në fjalë. Dua edhe më parë ka publikuar foto e video nga Saranda me mbishkrimin “Beautiful Albania”.

Olta Gixhari shfaqet në jug, ‘tregon si kapet Iriqi…

Olta Gixhari është rikthyer sërish në Shqipëri, ku po shijon plazhin e bukur të jugut. E komentuar shumë gjatë kohës që ishte në Big Brother, se nuk pëlqente të bënte punë, përmes një postimi, Olta ka treguar që punon fort dhe është duke nxjerrë bukën e gojës.

Në videon e publikuar, aktorja e “Në Kuadër të Dashurisë” shihet të jetë takuar me mikun e saj dhe ish-banorit e Big Brother, Xhonatanin.

“Shihni tani si kapet iriqi dhe si nxirret buka e gojës se thoni pastaj Olta kështu Olta ashtu, ndërkohë Olta në Porto Palermo duke nxjerrë bukën e gojës”, shprehet Gixhari.

Dua Lipa rikthehet në Shqipëri ,publikon sërish imazhe nga jugu(Foto)

Dua Lipa rikthehet në Shqipëri për pushime, publikon sërish imazhe nga jugu. .Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pasi publikoj një album me fotografi mahnitëse nga pushimet e saj në Greqinë Jugore, është rikthyer përsëri për pushime në Jug të Shqipërisë.

Dua ka ndarë fotografi të shumta nga pushimet në Greqi fillimisht, ndersa më pas edhe disa të tjera nga bregdeti shqiptar.

Ajo ka zbuluar se në këto pushime po shoqërohet nga familja e saj, në pjesën jugore të vendit, kryesisht rreth Ksamilit, Butrintit dhe Sarandës.

Në kolazhin e fotografive, Dua shihet teksa shijon kohën me diell në një anije, pamje të qytetit të bukur të Sarandës, si dhe bregdetit shqiptar.

Megi Pojani mahnit fansat me pozat hot nga jahti(Video)

Moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Megi Pojani, vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në rrjete sociale. Ajo shpesh merr vëmendje me postimet që publikon, ndonëse vjen në shumë raste provokuese. E tillë është shfaqur edhe në disa poza të reja nga një jaht, ku po shijon pushimet me familjen.

Moderatorja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në një koleksion me bikini të zeza.

Veç kësaj, zeshkania ka publikuar edhe një tjetër video, në të cilën provokon me lëvizjet trupore.

U diagnostikua me Leucemi/ Wanda Nara :” Gjëja e parë që më thanë ishte, nuk mund të hipësh në avion…

Uanda Nara është rikthyer të flasë sërish për problemet shëndetësore që ka pasur së fundmi. Bashkëshortja e Mauro Ikardit shprehet se ka pësuar një tronditje kur mësoi lajmin se nuk mund të fluturojë teksa shtoi se lajmi i dhënë nga gazetari për leucemi, i ka sjellë jo pak probleme.

“Kur mjekët më dhanë diagnozën pas analizave të gjakut ishte një tronditje. Gjëja e parë që më thanë ishte, ‘Nuk mund të hipësh në avion.’ Ishte një tronditje për të gjithë familjen. Ishte shumë e papritur. Unë hezitoj të flas për këtë edhe sot e kësaj dite.

“Kur më pyetën nëse do të denoncoja personin që zbuloi gjithçka, unë thashë jo. Nuk do të gjykoj askënd sepse padyshim që unë kam punuar në këtë mjedis që kur kam qenë shumë e re dhe mediat, duam apo s’duam, është i tillë.

“Fëmijët e mi po shkonin në shkollë në Argjentinë dhe atyre u bënë pyetje. Kështu që më duhej të ulesha dhe të flisja me ta kur në realitet mund të prisja edhe pak. Më duhej ta bëja më shpejt, por këto janë rregullat e lojës dhe çdo gazetar sillet si të mundet ose siç e shohin të arsyeshme. Nuk kam asgjë për të qortuar askënd”, u shpreh Uanda.

E pazakontë/ Eros Ramazzotti puth të bijën në buzë në mes të koncertit(Video)

Eros Ramazzotti mbajti më datë 3 gusht një koncert në Teatrin Antik të Taorminës, ku ngjalli polemika të shumta për shkak të një gjesti të tij. Në rreshtin e parë për ta dëgjuar ishte edhe vajza e madhe Aurora, së bashku me partnerin e saj Goffredo Cerza. Kjo e fundit ka ndarë në rrjete sociale një moment shumë emocionues të koncertit, kur ajo dhe babai i saj kënduan së bashku në skenë “It ëill be Daëën” ,

këngë e shkruar nga kantautori menjëherë pas lindjes së saj.

Gjatë performacës këngëtari italian e puthi në buzë të bijën 26-vjeçare duke shkaktuar komente të shumta negative në rrjete sociale.

Pasi iu afrua vajzës së saj ulur në vendet e para të Teatrit Antik të Taorminës, për të kënduar me të, Eros Ramazzotti e përshëndeti duke i dhënë një puthje në buzë. Gjesti përfundoi në TikTok dhe u bë viral shumë shpejt.

‘Patjetër që po’/ Kjo mund të jetë banorja e “BBV 3…

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në fillimin e “Big Brother Vip 3”. Fama e atij formati josh këdo që e merr një ftesë për të qenë pjesë e saj. E kështu ndodhi edhe me Eda Likën, ish-konkurrenten e “Përputhen”, e cila i tha po një oferte të tillë.

Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në “Se luan topi”, ajo u pyet se nëse do pranonte të ishte pjesë e një formati të tillë. Eda tha “po”, duke shtuar se ka një karakter që do pranonte të tilla emocione.

Kujtojmë se deri më tani nuk ka një datë konkrete se kur do nisë sezoni i ri i “BBV”.

“Më mirë këtu apo atje? Dua Lipa pushime në jugun e Shqipërisë, publikon videon duke kënduar shqip…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka zgjedhur sërish bregdetin shqiptar si destinacionin e saj të preferuar për të shijuar pushimet këtë verë. Ishte vetë artistja e cila publikoi disa foto në Instagram, ndërsa krahas tyre shkruante: “Në shtëpi, Shqipëri”. E së fundmi, ajo ka ndarë sërish për disa momente nga pushimet për 88.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku duket se po kalon një kohë goxha të mirë.

Në mes të fotove ku shfaqet në plazh e veshur me bikini të cilat i tregonin format e saj perfekte trupore, Dua ndau dhe një video ku shfaqet së bashku me bashku me familjen duke u argëtuar, teksa kërcenim me njëri tjetrin dhe këndonin këngën hit “Semafori” të Mc Kreshës dhe Lyrical Son.

Madje krahas postimit, ylli kishte vendosur dhe mbishkrimin në gjuhën shqipe:

“Më mirë këtu apo atje?”

“Më mirë këtu apo atje?”

Roza Lati rrëfen periudhën e depresionit: “Qaja në çdo cep të shtëpisë…

Roza Lati njihet si një natyrë e hapur dhe pa komplekse. Ajo ka bërë një rrëfim pa doreza së fundmi. E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja foli për një periudhë gjatë të cilës tha se kishte qenë në depresion .Roza u shpreh se në 2016 kishte mbetur pa punë dhe këtë fazë e kishte kaluar shumë keq, duke shtuar se qante në çdo cep të shtëpisë.

“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Isha te “Dance with me” dhe pasi mbaroi emisioni mu bllokua një sezon televiziv.

Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet. Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qira, kisha marrë makinën me kredi. E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit.

Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë. Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: “Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj?” kam qarë në çdo cep të shtëpisë.”-tha ajo.