Category Archives: ShOWBIZ

Dua Lipa intervistohet nga faqja e Liverpoolit: Performanca në finalen e Ligës së Kampionëve ishte ndër më gjigantet në karrierën time

Më 26 maj 2018, skuadra e Liverpool-it ishin duke u përgatitur për të garuar në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve në 11 vjet kundër Real Madridit.Ndërsa mbrëmja e hershme u kthye në muzg, mbështetësit që e kaluan ditën në kryeqytetin ukrainas duke shijuar ngjarjen në Parkun Shevchenko të qytetit ishin duke u përgatitur me padurim për të parë ndeshjen finale të ekipit anglez.

Atë natë për të bërë hapjen glamuroze të Ligës së Kampionëve e ftuar ishte artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

“Një nga pikat kryesore të natës ishte padyshim të shihja videon e të gjithë tifozëve të Liverpool-it që brohorisnin teksa unë këndoja këngën ‘One Kiss’- video të cilën unë e pash pas mbarimit të performancës time”, i tha Dua Lipa faqes Liverpoolfc.com pasi njoftoi se do të performojë në qytet gjatë turneut të saj të ardhshëm botëror në muajin maj.

“Jam ndjerë shumë e nderuar”, tha më tej artistja shqiptare.

Dua Lipa e hapi mbrëmjen finale me këngën “One Kiss”, për të vazhduar më pas me “No lie”, “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

“Asnjëherë nuk kisha kënduar në një shfaqje të atyre përmasave më parë, kujton ajo, më shumë se 20 muaj më vonë pasi ka kaluar ai moment.

“Unë jam vërtet nervoze para se të performoj kudo, e lëre më finalen e Ligëssë Kampionëve. Mbaj mend duke që kam qëndruar në anën e fushës me pëllëmbët e mia të djersitura duke pritur të vrapoj dhe të futem në mes të fushës për të nisur performancën”, kujtoi Dua.

“Unë isha aq e mbushur me adrenalinë, ajo mbaroi shumë shpejt dhe mbaj mend që po ikja nga fusha në fund me dy nga valltaret e turneut tim”.

“Unë kam qenë shumë me fat që kam pasur mbështetjen e njerëzve të mi menjëherë pas performancës në stadiumin në Kiev. Unë jam akoma e tronditur kur e shikoj përsëri duke parë të gjithë këta fansa që këndonin këngën time”, kujtoi artistja.

“Unë jam gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen. Është ngrohja e zemrës dhe unë jam shumë me fat”, tregoi Lipa.

Në fund të fundit, nata e Liverpoolit do të përfundonte me zhgënjim, pasi ata u mposhtën 3-1 nga Real Madrid atë kohë, por në ditët që pasuan pamjet e fansave që këndonin “One Kiss: gjatë kohëssa Dua bëri hapjen u bënë virale, duke grumbulluar qindra mijëra shikime në mediat sociale.

Ashtu si Liverpool, Dua Lipa gjithashtu ka qenë e zënë me mbledhjen e trofeve dhe arritjen e rekordeve – jo më pak, me më shumë se 6.3 miliardë dëgjime në Spotify, albumi i titulluar “Dua Lipa” i 24-vjeçares është më i dëgjuari i një artisteje femër në histori.

“Pas mbarimit të finales së Ligës së Kampionëve, mbarova një turne nëpër botë. Unë atë vit realizova plot 285 koncerte”, kujtoi Dua Lipa.

Në prill, ajo do të nxjerrë atë albumin e dytë “Future Nostalgia” dhe më pas do të fillojë një turne botëror me të njëjtin emër, i cili do të përfshijë një ndalesë në Liverpool të premten e 29 majit.

“Në fund të vitit të kaluar fillova fushatën time të re të albumit me solo këngën e parë “Don’t start now”. Unë isha aq nervoze në epërsinë e nisjes, po ndieja shumë presion por ishte një ndjenjë e mahnitshme kur ishte gjithçka atje”, ka thënë Dua për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë e emocionuar dhe shumë nervoze [për atë që mban viti 2020]. Albumi im do të dalë brenda afro një muaji, nuk mund ta besoj. Tashmë kam filluar të bëj prova për turneun e ardhshëm botëror dhe ne me të vërtetë kemi tërhequr të gjitha ndalesat për të bërë së bashku shfaqjen më të mirë të mundshme. Unë po mundohem të bëjë prova çdo ditë, kështu që nuk do të mërzitem nga të gjitha punët që janë përpara. Por unë jam shumë e lumtur me mënyrën se si po pritet muzika ime e re dhe mezi pres që të vijë koha e koncerteve dhe t’i performoj ato para fansave të mi”.

Dua nuk është aspak e mendimit që të bëhet një tifoze futbolli që nga ajo natë në Kiev; megjithatë, e vetëdijshme se sa kujtohen me dashuri ato skena, ajo mezi pret të shikojë një lojë në Stadiumin Anfield në të ardhmen e afërt.

“Patjetër që do të vij në një lojë”, thotë ajo. “Babai im, i cili është një tifoz i madh i Arsenalit, por ka një vend të butë në zemrën e tij për Liverpoolin, dhe menaxheri im Ben, është një tifoz i madh i Liverpoolit. Jam shumë e lumtur që Liverpool po e ecën mirë këtë vit dhe mezi po pres për koncertin tim në maj që do ta mbaj në këtë qytet”, ka përfunduar intervistën e saj artistja me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/

12 vjetori i shpalljes së pavarësisë:Dua Lipa :Nji komb nji flamur,ndërsa Rita Ora uron në gjuhën shqipe me këngën “Shine Ya Light

Artistë shqiptare tejet të suksesshëm në botë, por që vendin e tyre nuk e harrojnë kurrë. Një ndër to është edhe këngëtarja Dua Lipa e cila shpesh ka bërë krenarë shqiptarët.

Në profilin e saj në Instagram, para fansave nga e gjithë bota, Dua Lipa ka uruara të gjithë shqiptarët për 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“12 YEARS INDEPENDENCE 💙 #njikombnjiflamur”, ka shkruar ajo duke i bashkangjitur edhe dy fotografi më dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Ndërsa Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka shpërndarë këngën “Shine Ya Light”, videoklipin e secilës e kishte xhiruar në Kosovë.

Poshtë videos ajo uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në gjuhën angleze dhe atë shqipe: Urime 12 vjetorin Kosova jonë, shkruan Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/B8rgALQgZh2/?igshid=ge849qkbgtrl

Këngëtarja e njohur shqiptare e kujton gjithmonë origjinën, hap dyert e Hollywood-it për të rinjtë shqiptarë

 

Dua Lipa mban premtimin që dha, në konferencën për shtyp para përformacës së saj në Prishtinë, për “Sunny Hill Festival.” Nëpërmjet fondacionit të saj të bamirësisë, këngëtarja e njohur do të sponsorizojë 3 të rinj shqiptarë, të talentuar, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin klasa të specializuara të muzikës, të trajnohen nga disa prej emrave më të rëndësishëm të Hollywood-it, si dhe të vizitojnë nga afër studiot e Disney-t dhe të Universal Studios, në Los Angelos.

Me qindra të rinj, nga mosha 13 deri në moshën 17 vjeç kanë apikuar online në faqen e websajtit të Sunny Hill Fondation, Fituesit do të përzgjidhen nëpërmjet një jurie ndërkombëtare.

Dua Lipa

Vetë fondacioni, që është në patronazhin e Dua Lipës ka bërë një deklaratë ku sqaron të gjithë të interesuarit, për proçesin e aplikimit dhe të përzgjedhjes. “Fondacioni Sunny Hill do të dërgojë tre performues dhe/apo producentë të rinj dhe të talentuar nga Kosova në Los Angeles – USA, për t’ua mundësuar këtyre talentëve të rinj që të kalojnë viziten shkollore për një muaj (4 javë) në një nga institucionet më prestigjioze të muzikës botërore, përkatësisht Institutin për Art dhe Inovacion (OCS Institute of Art and Innovation.) të Los Angeles-it”, – kanë thënë përfaqësues të Sunny Hill Fondation./Pamfleti

Feston sot ditëlindjen e saj, nuk “do e besoni” dot sa vjeç mbush këngëtarja Elvana Gjata

 

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.Por dita e sotme është një ditë e veçantë për të.

Ajo feston sot ditëlindjen dhe urimet kanë qënë të shumtë si nga kolegët dhe nga ndjekësit e saj.

Elvana ka lindur me 3 shkurt të vitit 1987 dhe sot feston 33 vjetorin e saj.

Elvana Gjata

Së fundmi ndodhet në New York dhe këtë e ka treguar vetë duke publikuar video ku tregon pritjen madhështore që i kanë bërë.

‘Zemra ime është plot. Faleminderit ka shkruar krahas video.

https://www.instagram.com/p/B6vula7JwWZ/?igshid=1rzl0azprpx2d

Elvana në këtë ditë të veçantë ka publikuar edhe një video përmbledhëse me këngët e albumit të saj “3”. “Gëzuar ditëlindjen “3””, ka shkruar krahas videos këngëtarja e cila sot mbushi 33 vjet.

https://www.instagram.com/p/B8G0bC0J6RU/?igshid=rtrq4cz864dx

Kujtojmë që dalja e para e Elvanës në ekran ka qënë në programin e njohur ‘Ethet e së premtes’ ku këngëtarja ishte në adoleshencën e saj.