Category Archives: ShOWBIZ

Aktorja Sophia Loren feston sot ditëlindjen e 86-të

Legjendat, madje edhe ato të kinemasë si ajo, nuk kanë moshë. Ato janë ide platonike, modele unike dhe perfekte, të cilat – në rastin e Sophia Loren, e cila sot feston 86 vjetorin, – mishërojnë më të mirën e Italisë, atë që u ngrit pas luftës dhe u bë idhull në skenën botërore.Pothuajse 60 vjet më parë ajo e nisi duke hedhur gurë në filmin “La Ciociara” të Vittorio De Sica, një skenë që hyri në imazhet vizuale bashkëkohore. Për atë interpretim Loren fitoi dhe Oskarin.

“Ajo është shumë e bukur, shumë italiane. Kur lëviz, kur ecën, ajo është vet Italia” – ka thënë Roberto Benigni.

Striptizmi i saj i veshur, seksi por edhe plot humor, Loren është jo vetëm ikonë e kinemasë por është bërë burim frymëzimi për shumë stilistë si Milo Manara, Liberatore dhe Eric Stanton.

“Ajo kishte gjithçka, kishte bukuri, seksi dhe plot talent” – thotë admiruesi i saj Woody Allen.

Sophia Loren nuk i ka zhgënjyer asnjëherë admiruesit e saj, një interpretuese e shkëlqyeshme, e aftë të kalojë nga komedia italiane në intensitetin e heroinave të neorealizmit. Sot, 86 vjeçe, ajo sapo ka ngjyrosur rolin e saj në filmin e djalit të vet Edoardo Ponti.

Në vitin 1999, Loren u emërua nga Instituti Amerikan i Filmit, ylli i 21-të më i madh femër i Classic Hollywood Kinema, dhe aktualisht ajo është aktorja e vetme e gjallë në listë.Në vitin 1965, aktorja e madhe Sophia Loren do të takohej me fotografin shqiptar Gjon Mili dhe ajo çka do të pasonte ishte një shoqëri plot shkrepje aparati fotografik.

Gjon Mili kësisoj e fotografoi aktoren italiane në disa raste, gjatë xhirimeve të filmave por edhe në pamje ekstravagante të një prej aktoreve më të talentuara e të bukura në historinë e filmit.

Mediat italiane:Alketa Vejsiu do të rikthehet në Sanremo 2021 por me rol të ri…

Pas suksesit të këtij viti, Alketa Vejsiu do të rikthehet në Sanremo. Mediat italiane e kanë shpërndarë menjëherë lajmin dhe është e konfirmuar.“Sanremo 2021, me Amadeus një prezantuese e njohur tashmë”, “Prezantuesja shqiptare rikthehet në Sanremo”, “Sanremo 2021, ja cila prezantuese do ngjitet sërish në pallatin Ariston”, këto janë vetëm disa nga titujt e orëve të fundit në Itali.

Ndërkohë, e përjavshmja Chi, shkroi:

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë ndër paraqitjet në kast edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të sajin.

Revista Optima thotë se Alketa, kësaj radhe nuk do të mbështesë prezantuesin dhe drejtorin artistik, Amadeus, por do të ketë hapësirën e saj dhe një rol “të gjithin për të”.

Sanremo 2021 do të mbahet nga 2 deri në 6 mars, rreth një muaj më vonë se edicionet e mëparshme.Ngado shkruhet për prezantuesen shqiptare, tashmë të njohur ndërkombëtarisht, që do të jetë sërish pjesë e festivalit të madh muzikor.Ndryshimi do të jetë që në edicionin e 71, që do të mbahet nga 2 deri në 6 mars të 2021-shit, Alketa do të ketë një rol të ri. Është ende mister se cili do të jetë funksioni i saj i ri, por deri marsin që vjen ka kohë.

Blerim Destani, në krah të Morgan Freeman e Robert De Niros në filmin e ri (Video)

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale projektin e fundit kinematografik. Destani do të luajë krah yjeve me famë botërore si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Shikojeni trajlerin e filmit tim më të fundit ‘Traileri i kthyer”. Yjet e filmit janë aktorët Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nder të aktroje krah këtyre zotërinjve. Linku në bio”, ka shkruar Blerimi krah postimit.

Destani prej vitesh vazhdon karrierën jashtë vendin si aktor duke marrë pjesë në projekte të ndryshme.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare rrëfen vuajtjet: Prindërit shitën shtëpinë në Sarandë, jetuan 1 vit në kishë (VIDEO)

Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max emri i së cilës është Amanda Koçi ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re” në RTV ORA, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.

Moderatorja Arjola Shehu e cila pati ekskluzivitetin të intervistonte Ava Max, e pyeti këtë të fundit për mbështetjen e familjes në karrierën e këngëtares:

Ava Max: Më kanë mbështetur shumë, pa ata unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Ata shitën shtëpinë dhe u zhvendosën në Kaliforni. Është çmenduri, sepse ata u larguan nga Shqipëria në 1991 dhe jetuan në Francë, në një kishë për një vit rresht dhe më pas erdhën në Amerikë, ku linda dhe unë. Ata nuk e vrisnin mendjen, mblidhnin gjërat dhe niseshin për diku tjetër”- rrëfeu Ava Max.

Ajo tregoi se nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, dhe këtë vit kishte planifikuar të vinte, por pandemia nuk e lejoi.

Ava tregoi edhe lidhjen e fortë me gjyshen e saj dhe kujtoi gatimet e preferuara të saj:

“Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava në “Ditë e re”.

Ajo foli edhe për bashkëpunimin e shumëpritur me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën dhe tha se duhet të bëhet patjetër një këngë e përbashkët e tipit “Lady Marmalade”. Ava tha se me Duan nuk ka folur ende, por mezi pret ta takojë.

Bebe Rexha feston ditëlindjen e 31-të

Artistja shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen e 31-të.Këngëtarja, e cila ka filluar karrierën në moshë të re, por vazhdon të mbetet ndër emrat më me ndikim në skenën ndërkombëtare të muzikës si një emër shumë i pëlqyer dhe i kërkuar gjithandej botës.Ndonëse këtë vit këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në skenën muzikore, ajo ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e fansave duke qenë tejet aktive në rrjete sociale.

Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dy prindër shqiptarë.Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, kurse nëna e saj vjen nga Gostivari.

Famën më të madhe e arriti si kompozitore e “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, që më pas i hapën rrugë të madhe drejt një karriere të bujshme në tregun ndërkombëtar.

Ndër këngët më të njohura të saj, janë: “Meant to Be”, “I Got You”, “Say my my name”, “In the Name of Love”, “I’m a mess”, “Me, Myself & I”, “The Way I Are”, “I’m Gonna Show You Crazy”, “Last Hurrah”, “Harder”, “You Can’t Stop the Girl”, “Not 20 Anymore”.

Bebe poashtu ka qenë pjesë e evenimenteve të mëdha të muzikës dhe ka rrëmbyer çmime të shumta.

E lumtur se është protagoniste e filmit italian, Klaudia Pepa publikon fotot gjatë xhirimeve (FOTO)

Si balerinë është një emër i konsoliduar prej vitesh tashmë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. Por, sfida e radhës për Klaudian, është të tregojë aftësitë e saj në aktrim.Balerina ka njoftuar më herët se është përzgjedhur të jetë protagoniste në filmin thriller italian “Reverse” i cili tashmë ka nisur zyrtarisht xhirimet. Kjo ka qenë një nga ëndrrat më të mëdha për të, të cilën më në fund po e bën realitet.

“Më në fund ëndrra ime po realizohet dhe në fund të muajit do të realizoj filmin tim të parë. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Dua t’ju falënderoj ju dhe familjen time për mbështetjen që vazhdoni të më jepni”, theksoi Klaudia në një video që ndau në rrjete sociale.

Por në një postim të bërë së fundmi në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluar se xhirimet kanë nisur me 17 Gusht në Abruzzo.

Balerina ka ndarë me ndjekësit disa foto nga xhirimet e filmit, ku ajo shfaqet me një veshje në ngjyrë të zezë duke xhiruar me grupin e punës.

Klaudia ka publikuar disa foto, të shkëputura nga xhirimet e para, ku duket në super formë. “Ja dhe eksperienca ime e parë si aktore për filmin Reverse. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur për këtë rrugëtim të ri,”shkruan Klaudia krahas fotove që ka marrë shumë urime për suksesin e arritur.

Rita Ora pushime në Korfuz, ja resorti luksoz që kushton 18 mijë euro nata (FOTO)

Paparacët kapën shumë fotografi të Rita Ores gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras. Pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, këngëtarja dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion. Të shtunën, në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, 29-vjeçarja bëri të ditur se ndodhej në ishullin Korfuz të Greqisë.

Prezenca e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për prezencën e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, ndërsa gjatë raportimit e kanë parë të tepërt që të përmendin faktin se ajo është shqiptare.

Shumë prej komentuesve janë fokusuar pikërisht këtu, duke theksuar se Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtare që i mëshojnë idesë se Shqipërisë Etnike. Lajmi është publikuar në mjaft media të tjera greke.

Tashmë këngëtarja Rita Ora po qëndron në një resort luksoz në ishullin Korfuz, për të cilën po paguan 18,759 dollarë për një natë, shkruan Daily Mail. 29-vjeçarja ka qenë duke ndarë imazhe me bikini nga po i njëjti vend, i cili në pishinë ka edhe një jaht privat.

Vendi posedon rreth një mijë metra katrorë, ku mund të jenë të pranishëm rreth 14 persona. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë resort është pamja e Greqisë dhe Shqipërisë, të cilat mund të shihen nga jashtë.

Të gjitha dhomat dhe banjat e mobiluara me gjësende luksoze, kanë pamje nga deti. Në pjesën e brendshme, ajo përmban kuzhinë me 12 ulëse, dekore moderne, kinema dhe pjesë të tjera argëtuese.

Derisa ajo po udhëton në vende të ndryshme të botës, Rita do të duhet të qëndrojë dy javë e izoluar, pasi të kthehet në Londër.

BBC: Dua Lipa ndez polemika me publikimin e hartës së “Shqipërisë së Madhe” në Twitter

Ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka shkaktuar një reaksion në rrjetet sociale, pasi publikoi në twitter flamurin e famshëm që Ballist Morina ngriti me dron në stadiumit e Beogradit, gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë.“Autokton- epitet (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, shkroi ajo.

Flamuri pasoi postimin e linkut të një peticioni online nga ana e saj, i cili kërkonte që Apple Maps të tregonte kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pasi vija ndarëse që shenjon kufirin mes dy vendeve në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, gjë që të lë ta mendosh Kosovën si pjesë të territorit serb.Vendosja e këngëtares me origjinë shqiptare në qendër të polemikave më karakter nacionalisto- politik ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC, që ka shkruar për të.

Rita Ora – një tjetër yll i pop-it britanik që lindi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1990 – gjithashtu është shprehur në mbështetje që Kosova të shfaqet në Apple Maps, dhe në mbështetje të Dua Lipës.

Dua Lipa sqaron :

“Sa herë postoj për Kosovën, profili im cmendet, edhe nëse është për dicka të gëzueshme sikur ushqimi apo muzika, dhe unë bie ndesh me një rezistencë të fortë të idesë për një kulturë autentike kosovare”

“Ne të gjithë meritojmë që të jemi krenar për etninë tonë dhe prej nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të jetë prezent në hartë dhe që të jem në gjendje të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mija shqiptare dhe vendin ëmë. Unë inkurajoj të gjithë që të përqafojnë prejardhjen e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri tjetri.

Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka përfunduar Dua Lipa që gjatë javës u bë artistja e parë në botë që ka 3 këngë me mbi 1 miliardë klikime në Spotify.

Dan Bilzerian vjen në Durrës, sjell jahtin plot me vajzat e “haremit” të tij

Mesdheu është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të personave “VIP” në botë.Në portin e Durrësit ka stopuar edhe një nga personazhet më të pasur të rrjetit, Dan Bilzerian. Jahti i tij është filmuar në portin e Durrësit, ndërkohë që nga video duken vetëm dritat e jahtit dhe dëgjohet muzika e lartë.

Dan Bilzerian ndiqet pothuajse nga 28 milionë njerëz në llogarinë e tij të Instagramit.

Bilzerian, 39 vjeç, i cili lindi në Tampa Florida,njihet me pseudonimin “Mbreti i Instagramit”, festat e tij jane te mbushura me femra te bukura që shumicën e kohës janë vetëm me bikini ku mbizoteron muzikë e lartë ,ndersa ai është shumë aktiv dhe poston foto e video nga jeta e shfrenuar dhe luksoze.

Bilzerian ka treguar se pasurinë gjatë jetës së tij e ka krijuar përmes pokerit, ku arriti të bëhej personi më i suksesshëm në botë.

31 vite më parë, këngëtarja Eli Fara befason me foton në lule të rinisë (FOTO LAJM)

Eli Fara është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar.
Eli është një nga këngëtaret që vështirë se plaket…e bukur, plot sharm e elegante mbetet gjithnjë.Ajo njihet si një ndër këngëtaret më të bukura në Shqipëri dhe mosha e saj nuk e pengon aspak për të konkuruar vajzat e reja.Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të saj 31 vite më parë dhe duket si një ikonë e modës dhe bukurisë të atyre viteve.

“1989!Korçë”, shkruan krah fotos ku Eli ka qenë 22 vjeç ,ku tiparet e saj dhe veshja tregojne stil dhe klas.

Këngëtarja sot është nënë e një vajze, Marinës, jeta e së cilës përbën mjaft interes për ndjekësit.

Liga e Kampionëve/Detajet e Shortit,skuadrat, formati, vendi,datat…

Pas rikthimit të futbollit nga pezullimi dhe zhvillimi i ndeshjeve në disa prej kampionateve kryesore, natyrisht se vëmendja e futbolldashësve është te gara më e madhe evropiane për klube.Pjesa e mbetur e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020 pritet të kthehet gjatë muajit gusht, ndërsa do të jetë me një format më ndryshe dhe ndeshjet do të zhvillohen në formë të një turneu në Portugali.

Kur mbahet shorti

Shorti për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të mbahet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ditën e premte (10 korrik).

Kush është përfshirë

Tashmë janë katër skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale:

Atalanta (Itali)
Atletico Madrid (Spanjë)
RB Leipzig (Gjermani)
Paris Saint-Germain (Francë)

Kanë mbetur edhe katër përballje në kuadër të 1/8 së finales për t’i përcaktuar katër çerekfinalistët tjerë:

Chelsea (Angli) / Bayern Munich (Gjermani)
Napoli (Itali) / Barcelona (Spanjës)
Real Madrid (Spanjë) / Manchester City (Angli)
Lyon (Francë) / Juventus (Itali)

Si funksionojnë shortet

Janë tri shorte: për çerekfinale, për gjysmëfinale dhe për ta përcaktuar skuadrën ‘vendase’ për finale.

Nuk ka vazo dhe nuk ka mbrojtje për klubet e shteteve të njëjta, prandaj ekipet mund të luajnë edhe ndaj skuadrave që vijnë nga vendi që i takojnë.

Ku do të zhvillohen ndeshjet

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij sezoni, do të zhvillojnë si një turne me eliminim direkt në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht. Të gjitha përballet do të jenë me një ndeshje.Takimet do të ndahen në stadiumin e Benficas, Estadio do Sport Lisboa e Benfica (që do të jetë edhe nikoqir i finales) dhe stadiumin e Sportingut, Estadio Jose Alvalade.

Datat kyçe

7–8 gusht: Ndeshjet kthyese të mbetura të 1/8 së finales
12–15 gusht: Çerekfinalet (Lisbonë)
18–19 gusht: Gjysmëfinalet (Lisbonë)
23 gusht: Finalja (Estadio do Sport Lisboa e Benfica, Lisbonë)/ Telegrafi

Ilda Bejleri përlotet nga karantina dhe “kthehet” në rrugën e Zotit: Kam ankth, më duket sikur tavani po më bie mbi kokë

Moderatorja Ilda Bejleri ndodhet prej dy javësh e izoluar në shtëpi nga koronavirusi.Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo tregon e përlotur se po kalon një gjendje ankthi.

Sipas Ildës, ka momente ku i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga stresi.Më tej, ajo i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

https://www.instagram.com/tv/B-NM8GPjxHD/?igshid=1krokrlsydazk

“Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. 

Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. 

Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. 

Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. 

Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. 

Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi”, deklaron Ilda.

Dua Lipa nderohet me çmimin “Global Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, arriti të triumfojë edhe në një ceremoni të radhës – “Global Awards 2020”.

Ylli shqiptar u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila zhvillohet në Londër.

Megjithëse mbi qilimin e kuq bukuroshja Lipa parakaloi e vetme, në këtë ngjarje ajo shoqërohej nga i dashuri, Anwar Hadid dhe familja e saj, babai Dukagjini, e ëma Anesa si dhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Rina dhe Gjini.

Ajo zgjodhi fustanin elegant të markës “Mugler” ndërsa i shfaqte vetëm njërën anë të këmbës, duke e bërë të shkëlqejë tërësisht në skenë në momentin kur rrëmbeu çmimin.

24-vjeçarja i falënderoi fansat për përkrahjen e madhe që ia japin çdo ditë e më shumë, si dhe nuk harroi t’ia urojë ditëlindjen e 51-të babait të saj, Dukagjinit.

E cila ishte e nominuar në tre kategori, duke rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”, teksa ka mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.

Ky eveniment i rëndësishëm në bazë të votave të publikut, shpërblen këngëtarët më të mirë në botë.

 

Alketa Vejsiu e ftuar në emisionin e Silvia Toffanit flet për periudhën e errët të jetës së saj: Prindërit u ndanë kur isha 6-vjeçe

Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu tërhoqi shumë vëmendjen e mediave rozë dhe ngjalli debat per pjesmarrjen e saj në Sanremo.Ndërkohë së fundmi Alketa ka qenë e ftuar edhe në emisionin e Silvia Toffanit, në Itali, ku e veshur me mjaft stil moderatorja shqiptare ka folur sesa e lumtur është ajo që ka realizuar ëndrrën e saj, pjesmarrjen në Sanremo.

“Unë gjithmonë e kam parë botën me sytë e lumturisë dhe optimizmit pavarësisht sa të varfër ishim në familje! Sepse kam qenë gjithmonë e kënaqur me atë që kam pasur, pa u humbur në atë që doja të kisha!”-ka shkruar Alketa.

Ndër të tjera moderatorja shqiptare foli në emisionin italian edhe për ndarjen e prindërve të saj, kur ajo kishte qenë vetëm 6 vjeç.

“Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur.”- është shprehur Vejsiu.

Alketa Vejsiu në emisionin e famshëm italian: Edhe pse ishim të varfër, unë…

Pas pjesëmarrjes në Sanremo, Alketa Vejsiu është ftuar në disa emisione të njohura italiane për të treguar më shumë për jetën e saj. Ditën e sotme Alketa ka qenë e ftuar në emisionin e Silvia Toffanit, nusja e Berlusconit.

E veshur me kostum të kuq dhe shumë elegante, Alketa ka publikuar disa foto nga intervista dhe është shprehur e lumtur që i ka arritur ëndrrat.

“Unë gjithmonë e kam parë botën me sytë e lumturisë, pavarësisht sa të varfër ishim! Sepse kam qenë gjithmonë e kënaqur me atë që kam pasur, pa u humbur atë që doja të kisha!”, shkruan Alketa. “E lumtur”, shton ajo në fund.