Category Archives: KORÇA

Bukuri e përdhosur nga vandalët /Qytetari publikon pamjet nga Çezma e Ariut Drenovë: “Plehrat hedhur vend e pa vend…

Ky eshte problemi me i madh i zhvillimit te turizmit ne vendin tone – plehrat hedhur vend e pa vend, ne cdo cep te territorit, kudo qe te shkosh. Që të kthehet ne kulture dhe mentalitet Europian duhet filluar me edukimin qytetar ,të shoqeruar me gjoba per te gjithe ndotesit e ambientit. Keto pamje jane publikuar sot përgjate Çezmes se Ariut Drenovë

i cili është “mbipopulluar” jo vetëm me turistë, por edhe me plehra

Po ndodhin karambole të mëdha/ Gjergj Luca ngre alarmin në Qafë-Thanë: “Rrezikohet të ndodhë katastrofë…

Një kasaphanë rrezikon të ndodhë në Qafë-Thanë, ku një mauneje i është çarë serbatori dhe i është derdhur nafta në rrugë. Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka publikuar një video nga vendngjarja dhe tregon se automjetet që vijnë pas maunes po rrëshqasin nga karburanti i derdhur.

Ai tregon në video se Qafë-Thanën po e ngjisin edhe mjete të tjera të tonazhit të rëndë, që e kanë të vështirë të qarkullojnë.

Festa e Ristozit/ Besimtarët kryejnë ritet në kishën e Mborjes,Korçë(Video)

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot Ristozin, dita që simbolizon ngjitjen e Jezu Krishtit në qiell pas ringjalljes. Pelegrinazhi drejt kishës së Shën Ristozit në fshatin Mborje, që është ndër më të vjetrat në Ballkan ka nisur prej mëngjesit ndërsa besimtarët kanë ndjekur meshën e shenjtë të mbajtur nga mitropoliti i shenjtë Imzot Johani i cili ka përcjellë mesazhin e tij

Kisha e Ristozit është një monument kulture i kategorisë së parë dhe ndodhet rreth 2 km larg Korçës ndërsa ka vlera të rralla arkitektonike dhe afresket që janë ruajtur prej vitit 1390.

Ma vranë për herë të dytë”/ Rrëfimi i babait Korçar që s’po merr dot trupin e djalit 20-vjeçar të vrarë në Suedi…

Babai i një djali 20 vjeçar, të vrarë në Suedi, akuzoi institucionet shtetërore shqiptare se nuk e kanë ndihmuar. Alket Spaho tha për emisionin investigativ Fiks Fare se Ambasada Shqiptare në Suedi, Stokholm, nuk kishte dijeni për ngjarjen. Madje, diplomatët shqiptare e mësuan vrasjen nga babai i viktimës dhe jo nga burime të tjera. Skandali thellohet më tej për procedurat e hetimeve, pasi familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi. Ambasada Shqiptare ende është në negocim me autoritetet suedeze për lejen e udhëtimit, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në një morg në Karlstad, dhe familja nuk ka asnjë ndihmë apo vlerë monetare për ta marrë.

Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”- thotë babai i tij Alket Spaho. Më tej pohon se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.

Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit. Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai.

Ndërhyri për të shuar sherrin në diskotekën në Suedi, 20-vjeçari nga Korça u vra nga arabët

Pas ankesës, babai i viktimës telefonon numrat e Ambasadës Shqiptare në Suedi, ku kërkon asistencë, pasi asnjë prej familjarëve nuk është në Suedi. Ai ka kërkuar që të shkojë në Suedi, por s’e kanë lejuar. “Momentalisht nuk kemi asnjë lloj komunikimi me policinë, janë duke ndjekur çështjen. Çfarë kishim në dorë të bënim të flisnim me policinë, ta sqaronim nga ana jonë e kemi bërë” thotë një punonjëse e ambasadës. Më tej Alketi i kërkon që të marrë informacion zyrtar për raportin e mjekësisë ligjore, teksa punonjësja i thotë se “kemi komunikuar nëpërmjet telefonatës!

E doni një kërkesë me shkrim? Ia bëjmë një kërkesë me shkrim”.

“Kam folur me policinë, me policen, më ka premtuar që në momentin që do marrin përgjigje në sqarim se sa kushton dërgesa, si do bëhet dërgesa etj, etj., do na kontaktojë. Jo vetëm juve, por edhe neve. Procesi zgjat minimalisht 30 ditë. Informohet familja, siç ju kanë informuar, dhe në momentin kur çështja zbardhet, të gjitha dokumentet i dërgohen familjes” thotë punonjësja, e cila shton se “Ambasada kontaktoi me autoritetet lokale në momentin kur juve më morët mua në telefon”. Babai i të ndjerit i kërkoi Ambasadës që të negocionte me shtetin suedez që ai të udhëtonte për në atë vend. “Përsa i përket paraqitjes në gjyq, është e mundur që t’ju jepet vizë për t’u paraqitur. Por kjo është kur procesi të hidhet në gjyq, jo më përpara” -i thotë, teksa i kalon edhe një konsulle në telefon.

“As unë, as ne, nuk mund të bëjmë diçka për këtë gjë”- ia pret me të parën diplomatja. Më pas, Alketi i kërkon se përse Ambasada nuk kishte informacion për ngjarjen. “Sepse nuk na e ka raportuar njeri zotëri, nuk kemi nga ta dimë. Ose na kontaktojnë institucionet, ose na kontaktojnë vetë shtetasit” i përgjigjet konsullja. Më tej pohon se shpenzimet e sjelljes së trupit duhet të mbulohen nga familja dhe jo nga shteti shqiptare.

Fiksi kontakton me numrat e Ambasadës, duke e pyetur se përse ambasada nuk merr kontakte me autoritetet suedeze që ta lejojnë të udhëtojë Alketi në Suedi të merret me çështjen. Konsullja thotë se Alketi ka ekspuls dhe se duhet leje e veçantë. “Ne e kemi diskutuar këtë pjesë dhe ia kemi paraqitur edhe palës suedeze si mund të gjejmë një zgjidhje në qoftë se mund të bëhet një tip leje speciale nisur nga rasti që personi të vijë. Mirëpo kjo gjë është në proces, s’kemi marrë akoma konfirmim” thotë Konsullja.

Gazetarët e pyesin nëse Ambasada ka bërë kërkesë, ndërsa ajo përgjigjet se “jemi në procedurë”. Për transportin e viktimës, Ambasada pohon se shpenzimet i merr përsipër familja dhe ambasada s’ka asnjë tagër që të merret me procedura të tilla. Thotë se do të japin me urgjencë letrat e kalimit të viktimës.

Moderatorja Korçare “plas bombën”: Ky këngëtar shqiptar më ka kërkuar s*ks, është i lidhur…

Moderatorja e njohur, Sabina Meta, ka plasur “bombën” e radhës. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Sabina ka treguar se një këngëtar shqiptar, për të cilin vajzat “çmenden”, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale. E sigurisht kjo ftesë nga ai ishte refuzuar nga moderatorja, teksa më tej shtoi se kishte mbetur e habitur në një intervistë të dhënë nga vetë artisti ku shprehej se nuk do të tradhtonte kurrë.

“Është një personazh shumë i famshëm në Shqipëri. Kam dëgjuar një intervistë të tij ku tha se nuk tradhton kurrë megjithatë jam paksa skeptike. Ndoshta mund të mos tradhtonte në atë ftesën që më ka bërë mua se nuk i dihet gjërat sesi shkojnë. Në orën 12 të natës nuk ka as çaj as kafe, maksimumi do pish një gotë verë dhe nuk e di çfarë të merr rrjedha më pas.

Ky është një këngëtar shumë i famshëm, e njohin të gjithë, megjithatë nuk ka vend për të përmendur emra.

Thonë që është i lidhur, por unë nuk jam interesuar, sepse nuk më intereson. Mbase dhe mund t’i kisha dhënë mundësinë për të më njohur, por këto ftesat thjesht për seks nuk janë për mua. Nuk jam nga ato njerëz që provojnë ‘one night stand’ (seks për një natë). Përgjigja ime ka qenë jo. Mendoj kam qenë ndër të paktat vajza që i kam thënë jo sepse është një personazh shumë i dashur nga të gjithë”, tha Sabina.

Eli Fara feston ditlindjen nuk do ta besoni sa vjeç mbush…

Eli Fara është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar.
21 Maji është një ditë e veçantë dhe e shënuar për të, pasi festoi ditëlindjen e saj të 56-të.
Eli është një nga këngëtaret që vështirë se plaket…e bukur, plot sharm e elegante mbetet gjithnjë. Ka qenë vajza, Marina, që i bëri një dedikim mjaft të bukur në “Instagram”- in e saj, teksa publikoi një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë.

Perëndesha ime të uroj të bëhesh 100 vjeç të dua më shumë se gjithçka në këtë botë .Falenderoj zotin se kam gjithçka që më duhet për të qënë e lumtur dhe kjo je ti .Zoti të të japë shëndet të dua pafund e bukura ime !” shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë.

‘Nis nga ura e Drilonit’/ Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit për shëtitoren dhe Unazën e Tushemishtit(Foto)

Kantieri i madh i Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, ku një tjetër nga xhevahiret e natyrës shqiptare po vihet në dispozicion të turizmit dhe ekonomisë, me një projekt që nis nga ura e Drilonit, kalon në burimet e Zagorçanit e arrin në pikën doganore të Tushemishtit.

Kjo ndërhyrje, brenda harkut kohor të 12 muajve, do të sjellë një ndryshim tërësor me impakt të rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së Pogradecit🚤☀️⛰️🚵‍♀️🏞️ shkruan Rama.

Vaskë Niço ikona lëvizëse e Korçës”

Vaske Niço– gjyshi i të cilit kishte migruar në SHBA dhe është kthyer për të kontribuar në qytetin e tij – është punëtor i madh që mburret me faktin se kurrë nuk iki nga Korça, madje edhe në momentet e vështira të mbijetesës. Ai ka vullnet të fort dhe ndihet keq që rinia e sotme është paksa pasive e pa iniciativë për përparim.

Vaske Niço ka shumë role në teatër e në film. Ka luajtur në teatrin e kukullave, si aktor dhe animator, ndërsa përmes karnavaleve i afirmon vlerat e qytetit të tij e të shqiptarëve.

Me trupën e tij nga Korça ka performuar në shumë qytete të botës nga ku është kthyer me shumë çmime. Të gjitha këto të arritura janë bërë me sakrificën e tij e të kolegëve, duke qene se çdo udhëtim është bërë me shpenzime vetjaje.

Ai është një ikonë edhe i shoqatës që kerkon të mbrojë dhe të mos i lere në harresë serenatat korçare. Kënga, ndaj së cilës ka dashuri të madhe dhe një kujtesë për xhelozi, është ilaçi për stresin që mund t’ia shkaktojnë angazhimet e shumta, por që kurrë nuk e zmbrapsin. Dashurinë për serenatën e mbart tek të rinjtë.

“Prit, se nuk kemi filluar akoma…”, është fjalia e njohur e tij kur interpreton serenatat korçare në ambiente të ndryshme, kudo në Shqipëri. Dhe, kjo thënie është si pasqyrë e jetës së tij: në lëvizje, përherë në lëvizje. Për të miqtë thonë se duke qenë përherë në lëvizje, ai e “zbërthen” edhe relativitetin e Ajnshtajnit: “nuk” plaket, mbetet përherë i njëjtë. “Pritni, se akoma nuk keni parë asgjë nga unë”, ua kthen ai.

“Çdo grimcë e Korçës, sikur qarkullon në gjakun tim. Ndaj, çdo natë mendoj se çfarë të mire nesër mund të bëj. Mendimet e mira patjetër se krijojnë vitalitet”, thotë Vaske, ikona pozitive e Korçës.

Askund si në Korçë/ Behuni gati për atmosferën e zjarrtë të karnavaleve(Dt 3 Qershor)

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën simbol te qytetit ,karnavalet…te cilat çelin sezonin turistik veror. Rikthimi i kësaj feste popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ku spikatin maskat e kostumet e larmishme dhe plot ngjyra… Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.

Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

Më datën 3 Qershor 2023, qendra e qytetit dhe jo vetem do pushtohet nga personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, ndërsa nuk mungojne as ballot me maska dhe serenatat tradicionale korçare. Grupe vendase, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit zbresin në bulevardin Republika ,Pedonale për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër karakteristik të qytetit për të ngritur peshë një atmosferë speciale…askund si në Korçë ….

I riu Korçar vritet brutalisht nga një grup arabësh në Suedi, familja kërkon ndihmë për të sjellë trupin…

Lauren Spaho nga Korça është masakruar mbi 25 herë me thikë nga disa persona me kombësi arabe në Suedi, pasi ka ndërhyrë për të ndarë bashkëmoshatarët e tij gjatë një sherri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një diskoje, në 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë. I riu kishte shkuar në Suedi 7 muaj më parë, ku edhe punonte në ndërtim.

Lauren Spaho ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe. Brenda ambienteve të diskos ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë. Bëhet me dije se pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar shqiptarin duke e goditur mbi 25 herë me thikë. Goditjet kanë qenë fatale për të riun nga Korça.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome, dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa “arrest me burg” për 5 prej tyre. Në burg aktualisht ndodhen tre persona për këtë ngjarje të rëndë.

Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë. Por familja e të ndjerit e ka të pamundur për marrjen e trupit.

Ndonëse kanë kaluar 10 ditë nga masakra, familja e 20-vjeçarit po has vështirësi për marrjen e trupit të djalit të tyre, dhe sjelljen në Shqipëri. Familja e të riut pretendon se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë, që të marrin trupin e djalit të tyre. Madje babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar, kanë thënë në një komunikim për “News24”. Familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar. Ndërsa autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore, dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.

Familja Spaho ka krijuar edhe një llogari në GoFundMe ku kërkon ndihmën e kujto që mundet për të kontribuuar në shpenzimet e funeralit të të riut. LINKU KU MUND TË NDIHMONI FAMILJARËT E LAUREN SPAHO

Mihallaq Andrea vjen me koncert recital ,në 20 Maj në Korçë…

Produksioni i shumëpritur i një prej figurave më të dashura të Korçës.
Artisti i cili gjithë jetën i’a kushtoi krejtësisht muzikës korçare e vecanërisht serenatave, për t’u bërë më pas me zërin e tij të ëmbël, melodioz dhe krejtësisht të vecantë, pjesë e pandarë e serenatave në Korçë.
Krijimet e tij u bënë hite dhe këndoheshin kudo, ashtu si sot.
Ai sjell për ju këngët hite , në një version të ri , bashke me” All in Band” dhe shume instrumentistë e vokalistë për një natë të paharruar.

🗓Dt. 2️⃣0️⃣ Maj
🕖Ora 1️⃣9️⃣0️⃣0️⃣
Teatri A.Z.Çajupi

Një xhiro në Korçë, pa kullë, pedonale dhe biblotekë(Video)

Shpesh qytetaret Korçare behen nostalgjike dhe kujtojne me mall Korçen e vjeter, pa kullen dhe shkallet e saj ,bibloteken apo sheshin e bollshem para katedrales. Në Korçë shpesh thuhet me ze te larte humbëm disa sheshe dhe ngushtuan disa rrugë, ndersa sot kemi një pedonale dhe institucione te zhvendosura…

Nje xhiro në bulevardin ku sot eshte vendosur kulla e Korçes dhe pedonalja qe njihet si zona më e bukur e qytetit te serenatave…Pamjet nga Korca Artstar ,viti 1999.

“Uji është tkurrur me 3 kilometra…/Ekspertët ngrejnë alarmin: “Prespa po “avullon”….

Ndryshimet klimatike, pompimi i pakontrolluar dhe ndotja po e vënë në rrezik Liqenin e Prespës dikur të paprekur, thonë ekspertët. Liqeni që shtrihet në kufijtë e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, po tkurret me shpejtësi, çka po rrezikon gjithmonë e më shumë kafshët dhe mjedisin përreth tij. Pakësimi i reshjeve ka çuar në një tërheqje të vazhdueshme të ujit, i cili në disa vende është tkurrur deri në tre kilometra.

“Më parë kishte shumë më tepër bore. që mund të arrinte një metër ose një metër e gjysmë. Këto vitet e fundit sakaq, reshjet e dëborës pothuajse nuk ekzistojnë më”, është shprehur eksperti Goran Stojanovski.

“Ndryshimet e vëna re në nivelin e liqenit, lidhen me ndryshimet klimatike. Temperaturat e larta kanë rritur po kështu avullimin, teksa reshjet e përvitshme janë reduktuar. Nisur nga vendndodhja e liqenit, zgjidhja e vetme është një aksion i përbashkët i vendeve të përfshira”, u shpreh Spase Shumka nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Një studim i cituar nga NASA tregon se në periudhën e viteve 1984-2020, liqeni ka shtatë për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij. Gati 2000 lloje peshqish, zogjsh dhe gjitarësh varen nga ujërat e tij për ushqim. Degradimi i mëtejshëm i Prespës mund të jetë katastrofik për ekosistemin lokal, por edhe për liqenin fqinj të Ohrit që shtrihet 10 kilometra në perëndim. Për shkak se Prespa shtrihet në një terren më të lartë, Ohri mbështetet tek ujërat e saj nëntokësorë për të ruajtur nivelet e tij.

Aktori i madh Korçar nga Usa: “Nje ditë themi të kthehemi në Shqipëri por zgjohemi nga gjumi dhe themi jo jo do rimë….

Arben Dervishi në një bisedë per actv te Michiganit me Avokatin ESMERALD XHAFA ka rikujtuar edhe nje here plagën e Shqiperise emigracionin…Ai thote: “Eh Sa te pavendodur qe jemi, sa problem e kemi…Erdhi nje moment qe i kemi rregulluar te gjitha punërat ne Amerike, kemi rregulluar dhe femijet dhe themi te kthehemi ne shqiperi….Mirepo nje dite jemi me mendimin qe do kthehemi ne Shqiperi, te nesërmen ngrihemi nga gjumi dhe themi jo jo do rimë në Amerike dhe keshtu po vuajme do rimë …do kthehemi ….

Po mire ne qe nuk ikim dot ne Shqiperi por puna eshte qe edhe shume Shqiptare po vijnë në Amerikë dhe ketu nuk po e gjejmë kush eshte shkaku pse ikim …pse largohemi pse duam te vijme këtej ..jemi berë nje lemsh. Ja lemë vetem zotit si do perfundojë…thotë ai.

Video: