Category Archives: KORÇA

Janari sjell dëborën, të gjithë dynden drejt Korçës për fundjavë

Në Korçë temperaturat gjatë natës shkuan disa grade nen zero ndërsa vazhdoi të bjere borë përsëri.Më shumë dëborë dhe akull në rrugë e bëjnë të vështirë të dalësh nga shtëpia dhe të përballesh me një acar të tillë.I ftohti i frenon lëvizjet dhe daljet e panevojshme të banorëve, të cilët të mbështjellë me veshjet e trasha nga koka deri tek këmbët nxitojnë për të mbaruar punë sa më parë.

Pak kush në këtë qytet i gëzohet ditëve të tilla që pavarësisht pamjeve të bukura sjellin vështirësi, trafik të rënduar dhe vonesa.


Më guximtarët janë turistët të cilët sfidojnë motin ekstrem për të shijuar borën dhe për tu argëtuar.

“Vij nga Greqia. Per shkak te lock dawnit per fituam nga mundësia per te lëvizur pak dhe pame shtetet ku mund te shkonim. Ne Korce arrite para dy orësh dhe është nje qytet i qete dhe miqësore. Po shijojnë pak boren edhe pse kemi qene edhe ne zona te tjera te vendit ku ka dëbore. Eshte diçka e bukur dhe mundësi e mire per tu çlodhur”.

Pavarësisht se dëbora kaloi 20 cm rrugët nacionale u hapën në kohë për t’i mikpritur miqtë e qytetit dhe fshatrave turistikë.

Rruga e Dardhës është më e vështira për pushuesit pasi të pamësuar me borën shpesh u duhet të vendosin zinxhirat apo të shtyjnë makinat për tiu ngjitur rrugës malore e pavarësisht kësaj sfidat nuk i trembin ata.

Këtë here edhe qyteti liqenor i Pogradecit u zbardh nga dëbora dhe ata që nuk munden te gjene vende ne Korce qendruan për të pushuar pikërisht këtu./topchannel/

FOTOT QË NUK DUHEN HUMBUR, KUR KORÇA MBULOHET NGA DËBORA

Qyteti i Korçës sot 13 Janar eshte mbuluar nga dëbora. Zbardhja i jepte këtij qyteti një pamje magjike, ku çdokujt do i pëlqente të shijonte boren e pare.Fotot nga Pazari i Vjetër, Pedonalja Katedralja apo rrugicat tregojnë sesa magjike bëhet Korça gjatë sezonit kur në të bie borë.Disa ditë në Korçë, duke bërë patinazh e duke shijuar gatimet tradicionale të këtij qyteti te mrekullueshëm, do ishin festat dhe pushimet me te bukura dimerore.

Më poshtë shfaqim disa nga fotot më të veçanta


Sot 90 vjetori i ndarjes nga jeta te atdhetarit, shkrimtarit, publicistit Korçar,Mihal Grameno

Sot përkujtohet 90-vjetori i ndarjes nga jeta të atdhetarit të shquar Mihal Grameno (1871- 1931). Mihal Grameno është një ndër figurat e atdhetarizmit shqiptar, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike.Mihal Grameno lindi në Janar të vitit 1871 në Korçë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare “Drita”, njoftoi Muzeu Kombëtar.


Në vitet 1907-1908 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin e Manastirit.Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike.

Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Kështu përmendim novelat e tij “Oxhaku” (1909), “E puthura” dhe “Varri i Pagëzimit”.

Ai shkroi dy veprat: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën historike “Vdekja e Pirros” (1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926). Vdiq në Korçë më 1931.

Fotot që nuk duhen humbur, kur Korça mbulohet nga dëbora

Qyteti i Korçës Dhjetorin e kaluar ishte mbuluar nga dëbora. Zbardhja i jepte këtij qyteti një pamje magjike, ku çdokujt do i pëlqente të shijonte boren e pare.Fotot nga Pazari i Vjetër, Pedonalja Katedralja apo rrugicat tregojnë sesa magjike bëhet Korça gjatë sezonit kur në të bie borë.Disa ditë në Korçë, duke bërë patinazh e duke shijuar gatimet tradicionale të këtij qyteti te mrekullueshëm, do ishin festat dhe pushimet me te bukura dimerore.

Më poshtë shfaqim disa nga fotot më të veçanta :


Korça e Shqipërisë, vendi ku për herë të parë u hap fabrika e Trikotrazhit

Në fillim të shtatorit 1925, për herë të parë në Shqipëri, u hap në Korçë një Fabrikë Trikotazhi. Kjo sipërmarrje u realizua nga Ali Alizoti ardhur nga Greqia me familjen edhe ortaku i tij Nazima Ypi.

Për blerjen e makinerive shkoi në Gjermani Nazima Ypi, i cili ishte specializuar në këtë vend në fushën e tekstileve të trikotuara. Makineritë e para te ardhura ishin manuale, ato u zëvendësuan më pas edhe me makineri elektrike. Kapitali për këtë investim u sigurua nga shitja e pronave të Ali Alizotit dhe Nazima Ypit të ndodhura në Veria dhe Kozhan (Kozan) të Greqisë.

Fillimisht ndërtesa ku fabrika filloi veprimtarinë ishte para shtëpisë së z, Memeda Shtylla dhe më vonë në ndërtesën e z. Sabri Qyteza. Në vijim sipërmarrja kaloi prapa hotel Palas, në dyqanet e Vasillaq Moskës (në bulevard), me pas në rr. Naim Frashëri Nr. 21 dhe më në fund në Tiranë në bllokun e dyqaneve (të cilat dotë bëheshin një kompleks dyqanesh shtetërore). Vlen për tu përmendur se një nga drejtueset teknike te kësaj fabrike ishte Sofika Xoxe (e shoqja e Koci Xoxes), me profesionalizmin e saj ajo përgatiti mjaft punonjëse te reja si dhe vete vajzat e Ali Alizotit te cilat punonin se bashku me punëtoret.

Teknologet që nevojiteshin për funksionimin e fabrikës ishin zonjat e zonjushet e ardhura nga Greqia madam, Gjylatër zonja Dikrani, zonjushat Agavni, Siranush (bija e madam Gjylaterit, modeliste) etj. Zonjat në fjalë ishin me origjinë nga krahina e prodhimit të sixhadeve të Armenisë. Duhet theksuar se zonja Gjylater ngriti linjën e sixhadeve persiane në Shqipëri.

Kjo linjë nuk pati jetëgjatësi, u prodhuan dy sixhade të kontureve të mëdha. Kështu u përgatit një halli me përmasa 5 m x 3,5 m, dizenjo e së cilës përmbante: fushën e blertë anash me lule dhe në pjesën qendrore ishte Mbreti Zog mbi një kalë të bardhë (sipas një pikture të artistit Spiro Xega) e cila u vendos ne pallatin mbretëror. Kjo sixhade, mjaft e goditur artistikisht dhe profesionalisht, u zhduk kur pallati mbretëror u grabit me hyrjen e Italisë Fashiste në Shqipëri. Ndërsa sixhadenë e dytë, Alizoti ia shiti Ambasadës Jugosllave në vitin 1948.

Rreth viteve 30, po në Korçë, Nazima Ypi krijoi edhe një fabrikë tjetër trikotazhi me Fadil Garon dhe Ismail Kapshticën, meqenëse linja e sixhadeve nuk e pati suksesin e pritur. Ndërkohë Madam Gjylatëri, u caktua mësuese në “Shkollën Qytetëse të Vajzave” në Korçë. Këtu ajo përgatiti dhjetra kuadro, të cilat punuan më pas si specialiste në punishten e sixhadeve të Korçës që drejtohej nga Garo Avakian, pinjoll nga familjet ermene te sjella për fabrikën e trikotazheve.

Fabrika kishte ngritur një dyqan shitje në Tiranë në kompleksin tregtar “Vllazën Juma” në Rr. 28 Nëntori (që u dogj gjatë luftës së Tiranës Nëntor 1944) dhe një tjetër dyqan luksoz në Vlorë që administrohej nga Ahmet Nurja. Në bazë të një dekreti të posaçëm, të nxjerrë në vitin 1947 nga presidenti i R.P. të Shqipërisë, pa asnjë shpërblim fabrika u shtetëzua.

Ishte pikërisht kjo fabrikë që do të përgatiste plejadën e qindra punëtoreve të specializuara për të punuar në trikotazh dhe në saje të kësaj tradite kjo industri funksionoi deri vonë.