21 kitara të artistëve korçarë janë bërë bashkë për të përcjellë kartolinën e veçantë të festave të fundvitit. Ndërthurja e brezave të muzikantëve profesionistë dhe amatorë kanë sjellë për publikun, që sfidoi temperaturat nën zero, serenatat dhe këngët qytetare me të cilat identifikohet kultura e qytetit të Korçës. Për artistët e rinj, pjesë e koncertit, pasioni për kitarën vjen bashkë me synimin për të ruajtur traditën.
Formacionit të 21 kitarave ju bashkua Banda Frymore e Qytetit dhe Ansambli Skënderbeu, të cilët gjallëruan atmosferën e qytetit me tingujt e këngëve të traditës.
