“Karriget e dialogut janë kthyer mbrapsht”/ Avokatja Korçare ngre pyetjen për qeverinë e ardhshme(Video)

Avokatja Korçare Entela Dvorani, në prononcimin e saj gjatë protestës ne Korçë deklaroi se protestuesit janë mbledhur prej kohesh për të kërkuar përgjigje konkrete nga qeveria, por kërkesa e tyre për dialog nuk është pranuar ndersa Karriget e dialogut janë kthyer mbrapsht. Të bëjmë dialog, të marrim vesh ku jemi, çfarë ke shitur”,

“Ne u grupuam këtu dhe i thamë: na nxirr ministrin e Drejtësisë, na trego kontratën që ke lidhur në Zvërnec u shpreh Dvorani, duke nënvizuar se protestuesit kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie.

Ajo theksoi se prej katër muajsh të rinjtë vijojnë qëndrimin e tyre, duke luftuar për drejtësi dhe për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si kaos 80-vjeçar të pushtetit.

“Jemi të gëzuar që pedagogët mbështetën studentët”

Dvorani u shpreh e kënaqur për mbështetjen e pedagogëve ndaj studentëve, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjen për ndryshim.

Sipas saj, retorika politike nuk mund të zëvendësojë intelektin, argumentin dhe përgjegjësinë. Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës deri në krye të qeverisë, Dvorani ngriti pikëpyetje mbi rezultatet e kësaj periudhe dhe mbi hapësirën që u është dhënë të rinjve në vendimmarrje.

“Cilët janë të rinjtë që do të drejtojnë Shqipërinë?”

Në fokus të prononcimit të saj ishte edhe roli i të rinjve në qeverisjen e ardhshme.

“Ne kemi dalë këtu për t’u thënë të rinjve: kush do të vendoset në qeverinë e ardhshme? Cilët janë ata të rinj që do të zënë strukturat drejtuese të Shqipërisë?”, ishte mesazhi i saj.

Për Avokaten , protesta nuk ka të bëjë vetëm me kundërshtimin e qeverisë, por edhe me kërkesën për një alternativë të re politike, ku të rinjtë të kenë rol konkret në vendimmarrje dhe ku drejtësia, transparenca dhe përgjegjësia të mos mbeten vetëm premtime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.