Pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtares, vëmendja rikthehet te futbolli i klubeve. Përpara rifillimit të Superligës, skuadrat do të zbresin fillimisht në fushë për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa më pas do të jetë radha e kampionatit.
Skënderbeu do të rikthehet në fushë më 20 nëntor, ku në shtëpi do të presë Egnatian, në një përballje që pritet të jetë mjaft interesante për skuadrën korçare.
Por kjo do të jetë vetëm ndeshja e parë e një kalendari të ngjeshur. Deri më 23 dhjetor, Skënderbeu do të luajë plot 7 takime në kampionat, ku do të përballet me disa kundërshtarë të fortë.
Pas sfidës me Egnatian, korçarët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’u përballur me Tiranën. Më pas do të rikthehen në shtëpi për të pritur Vorën dhe Teutën.
Në javën e 16-të i pret transferta ndaj Elbasanit, ndërsa më 19 dhjetor do të luajnë përballë Partizanit në Korçë. Kalendari i këtij viti do të mbyllet me transfertën ndaj Laçit, më 23 dhjetor.
JAVA 12 – 20 NËNTOR 2026
Skënderbeu – Egnatia
JAVA 13 – 28 NËNTOR 2026
Tirana – Skënderbeu
JAVA 14 – 2 DHJETOR 2026
Skënderbeu – Vora
JAVA 15 – 6 DHJETOR 2026
Skënderbeu – Teuta
JAVA 16 – 12 DHJETOR 2026
Elbasani – Skënderbeu
JAVA 17 – 19 DHJETOR 2026
Skënderbeu – Partizani
JAVA 18 – 23 DHJETOR 2026
Laçi – Skënderbeu
