Category Archives: BLOG

I mori Partia të gjitha, edhe Akademinë e Shkencave…

Nga Beti Njuma:   
Një VKM që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave e që bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe ligjin për Akademinë e Shkencave vendos Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia që drejton Skënder Gjinushi.

Nuk ka vend demokratik në botë, që në 2023, institucionin më të rëndësishëm akademik ta drejtojë një ish ministër i diktaturës i 3 dekadave të shkuara si Skënder Gjinushi që është marrë vetëm me politikë dhe pa asnjë produkt shkencor!

E për më tepër, në prag të pensionit të kërkojë të marrë nën kontroll edhe të gjitha institucionet e tjera kërkimore shkencore siç është Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj. Çfarë është kjo OMGJ që nuk ngopet me poste dhe pushtet?

Si mund të heshtin profesorët e nderuar që kanë një jetë që kërrusen duke prodhuar studime e të mos protestojnë ndaj këtij pushtuesi partiako-shkencor? Si ka mundësi që dija e tyre, librat, titujt që kanë marrë t’i hedhë në kosh një njeri që ka vegjetuar në politikë vetëm falë makinacioneve?

Ku ju shkoi dinjiteti o profesorët e mi të dashur? Si ka mundësi që prej 4 vjetësh o akademikë të nderuar ju drejton individi më pa kontribute në akademizmin shqiptar dhe pas pak muajsh do shkoni me pahir ta votoni përsëri? Kaq pak rëndësi i jepni vetes?

Ktheni sytë nga vetja dhe do kuptoni se çdonjëri prej Jush vlen më shumë se një Gjinush!

Lidhjen e mban s*eksi’ /Olsa Muhameti: “Nëse e ke partnerin 14 vite më të madh do çedojë…

Diferenca ideale e moshës mes dy partnerëve ka qenë temë diskutimi këtë të premte në “Më lër të flas”. Autorja Olsa Muhameti u shpreh se nuk është dashuria ajo që ka rëndësi në një marrëdhënie por edhe marrëdhëniet seksuale.

Është pak klishe të themi është e rëndësishme dashuria, nuk e mban vetëm dashuria një marrëdhënie e mban edhe seksi. Nëse e merr partnerin si Dua Lipa 14 vite më të madh do të çedosh te kjo pika kryesore. Nëse ke një partner 14 vite më të madh, detyrimisht do të çedoje kjo pjesa e seksit.”- tha Olsa.

“Opozita as mish e as peshk”/ Analisti i njohur: “Rama si kapiteni mori i pari varkën e shpëtimit, e lenë popullin të ik me gomone….

Analisti Genc Burimi gjatë një interviste televizive foli për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Burimi tha se nuk pa një kundërpërgjigje nga opozita, teksa krahasoi situatën me filmin “Titaniku”, ku kapiteni merr i pari varkën e shpëtimit, referuar kryeministrit Edi Rama.

Rama i njeh mirë si funksionojnë kodet politike e morale. Rama është artist i mirë. E ka parë filmim Titaniku, ku kapiteni merr i pari varkën e shpëtimit.

Nuk gjeta kundërpërgjigje nga opozita, as mish as peshk. Do ngelet në histori kjo, kush deputet pranoi dyfish rroge ndërkohë populli vuan, ikën me gomone.

Shqipëria është ende botë e tretë, për drejtimin e vendit. Ka qenë një film lufte që transportohej Yllka Mujo e plagosur që i dha ujë partizanit më të ri në moshë. Ata duhet të kishin menduar për popullin. Ky është imazhi i demokracisë. Nuk po them se nuk e meritojnë, por në këtë moment, të bënin një sakrificë dhe rritja e rrogave tu shkonin shtresës më të ulët”, u shpreh Burimi.

Mësuesja: “Pse shqiptarët në komunizëm laheshin vetëm një herë në javë, të dielave…

Mësuesja pensioniste, Ilmiana Bujari ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në “Good Moorning Albanians”, për të folur rreth pastërtisë. Një hulumtim i fundit ka zbuluar se italianët janë më të pastërtit në Europë, por ish-mësuesja tha se kjo mund të ishte e vërtetë dikur, ndërsa tani sipas saj shqiptarët janë më të pastër, pasi kushtet e jetesës janë përmirësuar.

Ajo tha se dikur në Shqipëri ishte e shkruar edhe në edukatë morale që duhet të laheshin një herë në javë.

“Ishte e shkruar në edukatë morale që njeriu duhet të lahej një herë në javë. Ishte e shkruar që fëmija të lahej më e pakta një herë në javë. Ditën e hënë duhet të ishin të pastër, me thonjtë e prera, të kuruar në veshje.

Kjo ndodhte thuajse në të gjitha familjet një herë në javë. Shteti sapo kishte dalë nga lufta kështu që e tillë ishte situata dhe të gjithë studentëve që ishin me konvikt u jepej të gjithëve sapun me racion”,-tha Ilmiana Bujari.

Sa paguhet një Shqiptar në ‘shtëpi bari’ në Angli?

Nga Genc Sejko:    
Pavarësisht legjendave urbane, trillimeve dhe historive që tregohen nëpër tavolina apo rrjete sociale, e vërteta e asaj që ndodh me një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Angli dhe merren me kultivimin e kanabisit është e hidhur dhe aspak shpresëdhënëse. Çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në shtëpi bari në Angli?!Si fillim duhet thënë se janë dy kategori që punojnë në shtëpi bari në Angli.

Ata që punojnë me një rrogë fikse. Dhe ata që paguhen në bazë të ‘prodhimit’ që nxjerrin. Ata që paguhen me rrogë fikse marrin mesatarisht £4.000 në muaj. Duken shumë për një realitet të varfër si Shqipëria. Por nuk është ashtu sepse është një punë që zgjat 24 orë në ditë. Në një ambient ku ajri i pastër nuk futet kurrë. Ku nuk shikon kurrë dritë natyrale dhe je i vetëm gjatë gjithë periudhës së kultivimit. Në mes të pesticideve. 

Në një shtëpi që mund të marrë flakë në çdo moment (sepse ata që kanë instaluar llambat dhe janë duke vjedhur energjinë nuk janë elektriçistë).

Shto këtu faktin që përgjegjësia penale bie mbi personin që kapet duke e ruajtur. Thënë më thjeshtë. Po të ishe duke punuar roje parkimi do merrje £2.000 në muaj për tetë orë punë. Pra nëse do punoje 24 orë në parkim do merrje £2.000 me shumë se në shtëpi bari. Edhe gjumin do e bëje më rehat. Të dytët janë ata që paguhen në bazë të prodhimit. Ata paguhen më shumë se kategoria e parë. Në teori të paktën.

Sepse në shumicën e rasteve nuk ndodh kështu. 

Ndodh shpesh që dikush i grabit pak ditë para korrjes dhe humbin çdo gjë. Apo i ndërpresin energjinë dhe prodhimi “vdes”. Ka qenë i lodhur dhe ka harruar te kujdeset siç duhet për bimën dhe në fund merr çerekun e prodhimit. Ose më e keqja fare, kapen nga policia pa korrur as dorën e parë. Dhe kjo e fundit ndodh rëndom. Pasi segmente te policisë ndjekin humbjen e energjisë në rrjet. Bima lëshon erë të fortë. Nga një shtëpi që nuk i hap perdet kurrë. Në një lagje ku të gjithë njohin njeri-tjetrin e askush nuk të njeh ty. 

Dhe sa më lart është vetëm një pjesë e realitetit të hidhur drejt të cilit nxitojnë duke rrezikuar edhe jetën shumë të rinj shqiptarë. 

Nuk kam ndërmend të jap receta se si mund të zgjidhin apo zgjedhin të ardhmen e tyre të rinjtë në Shqipëri. Duke e ditur shumë mirë edhe llumin dhe shpresën e humbur atje. Por kultivimi dhe trafikimi i drogës nuk mund të jetë kurrsesi zgjidhje dhe zgjedhje. Sepse ajo që ju “shitet” si ëndrra e çunave të Londrës është kurthi ku hyn dhe lë peng të vetmen gjë që ke: rininë dhe jetën.Morali?!I shihni këta pordhacët që lëvizin në rrugë me makina të bukura? Ju nuk do jeni kurrë si ata. Ju do punoni për ta. Dhe do bëni burgun që duhet ta kishin bërë ata.

Si e ndryshoi Instagrami industrinë e turizmit…

Influencerat dhe hashtagët në mediat sociale kanë ndryshuar destinacionet e pushimeve dhe jo gjithmonë për mirë. Me ngrohjen e motit në ishullin spanjoll të Majorkës, qindra turistë fillojnë të dynden në plazhin e Calo des Moro çdo ditë. Nxitimi për të përjetuar plazhin e famshëm është aq i furishëm sa nuk ka vend në rripin e ngushtë të rërës për të shtrirë një peshqir. Radhët formohen ndërsa njerëzit presin radhën e tyre për të parë ujërat mahnitëse blu, megjithëse shumë thjesht heqin dorë, duke mos dashur të kalojnë kohën e tyre të pushimeve në radhë.

Plazhet e mbipopulluara janë një pamje e zakonshme në Majorka, një nga destinacionet më të njohura të pushimeve në Evropë. Calo des Moro, megjithatë, është një rast ekstrem dhe shumë besojnë se Instagram-i është fajtor. Një kërkim në platformën e mediave sociale zbulon dhjetëra mijëra foto në të cilat plazhi duket i shkretë, me ujërat e tij blu që të verbojnë në diell. Një influencer në Instagram nuk do ta kishte idenë se realiteti është në fakt larg kësaj skene paqësore.

Në kërkim të fotos perfekte të pushimeve 

Që nga fillimi i Instagramit në vitin 2010, e njëjta dukuri është shfaqur herë pas here: duke ndjekur gjurmët e influencerave turistët kërkojnë foton perfekte të pushimeve, vërshojnë në vende, të cilat ishin shumë më pak të njohura se sa janë tani.

Ndonjëherë, pasojat janë drastike. Për shembull, ujëvara Koenigbach në rajonin Berchtesgadener Land në Bavari u detyrua të mbyllet për vizitorët pasi numri në rritje i udhëtarëve ditorë që hynë në pishinat natyrore të zonës rrezikoi ekuilibrin e ekosistemit.

Turistët kanë thënë në sondazhe se shpesh inkurajohen të imitojnë fotot në Instagram dhe në të vërtetë platforma luan një rol të rëndësishëm në vendimin e tyre për ose kundër një destinacioni të caktuar. Agjencia e udhëtimeve online Expedia, për shembull, zbuloi se 50% e njerëzve nën moshën 40 vjeç përdorin mediat sociale si frymëzim udhëtimi, duke e preferuar atë më shumë se kanalet tradicionale si shfaqjet televizive ose revistat.

Frymëzimi nga të tjerët  

“Instagrami padyshim shërben si burim frymëzimi për pushuesit”, thotë Maike Ovens nga Akademia e Mediave Sociale për Udhëtim dhe Turizëm, në rajonin Hesen, Gjermani. Ajo shton se platforma luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht kur njerëzit hulumtojnë destinacionet. Shumë sot nuk përdorin më makineritë e kërkimit si Google për të gjetur informacione se ku të shkojnë për pushime, por në vend të kësaj kërkojnë me hashtags në Instagram. “Ky është vendi ku ata shikojnë për të parë se çfarë duhet të bëjnë në vend,” thotë Ovens. “Nëse nuk je i përfaqësuar në Instagram, nuk do të zbulohesh”. Për kompanitë e turizmit, si dhe destinacionet, në thelb nuk ka rrugëdalje nga platforma.

Kështu e sheh edhe Shoqata Gjermane e Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA). “Komunikimi që synon grupe specifike të synuara që përfshin të gjitha degët e nevojshme është më i rëndësishëm sot më shumë se kurrë më parë,” tha një zëdhënëse për DW. Ajo shtoi se rekomandimet dhe përvojat e pushimeve të miqve dhe të njohurve kanë gjithashtu një ndikim të madh në vendosjen se ku do të shkoni me pushime. Nuk është befasi që shumica e operatorëve turistikë dhe agjencive të udhëtimit përdorin Instagramin për të arritur klientët.

Një instalim si sfond fotografik 

“Për ne, Instagrami është një kanal i rëndësishëm komunikimi për t’u dhënë njerëzve ndjenjën e udhëtimit,” thotë Michael Faber, i cili drejton tri agjenci udhëtimesh në rajonet Hunsrueck dhe Mosel të Gjermanisë. Punonjësit e tij ngarkojnë fotografi të reja çdo ditë dhe përfshijnë sugjerime shumë specifike se ku mund të jenë pushimet e ardhshme – për shembull, në Luginën Zillertal në Tirol.

Atje, hoteli me pesë yje Stock Resort gjithashtu e ka njohur prej kohësh rëndësinë e Instagramit. Ai vendosi një skulpturë gjigante prej hekuri të një palë krahësh të mëdhenj në tarracën e hotelit për të inkurajuar njerëzit të bënin foto. “Qëllimi ishte krijimi i një sfondi që të ftuarit do të ishin të lumtur të bënin foto përpara; me qëllimin e fundit, natyrisht, që këto foto do të shpërndaheshin në Instagram”, thotë Barbara Mitterer nga departamenti i marketingut të hotelit.

Pak më në jug, në liqenin Garda të Italisë, Natasha Bontadi, përgjegjëse për aktivitetet e mediave sociale të Bordit të Turizmit Garda Trentino, përdor gjithashtu Instagramin. Bontadi përdor platformën për të nxitur kureshtjen e njerëzve për rajonin, thotë ajo, duke paraqitur fakte pak të njohura për rajonin dhe duke postuar foto të vendeve të fshehura dhe panorama mahnitëse. “Ne shmangim të flasim për zona të njohura që tashmë janë pika të nxehta turistike. Për këtë qëllim, tha ajo, ata gjithashtu punojnë ngushtë me influencuesit për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit të dëshiruar.

Fuqia e pamasë e fotografive 

“Shumë destinacione nuk duan turizmin masiv, por më tepër turizmin e menaxhuar me cilësi të lartë,” thotë Julia Stubenböck, drejtoreshë menaxhuese e agjencisë së marketingut të destinacioneve Piroth Kommunikation në Mynih, e cila planifikon aktivitete të lidhura me mediat sociale për destinacionet turistike, ndër të tjera. “Fuqia e imazheve është e pamasë. Ju mund të shpjegoni diçka, por gjithashtu mund ta tregoni atë.” Kjo shpesh funksionon shumë mirë, thotë ajo, veçanërisht me Instagramin pasi është krijuar për të ndarë fotografi. Platformat e mediave sociale si TikTok dhe Instagram kanë rritur ndjeshëm opsionet e marketingut që synojnë destinacionet dhe kompanitë turistike. Disa grupe të synuara, veçanërisht mijëvjeçarët dhe udhëtarët e Gen Z, thjesht mund të arrihen shumë më mirë me platformat e mediave sociale.

Stubenböck nuk beson se njerëzit naivisht bien pas fotove tepër të zbukuruara në Instagram duke besuar se pushimet e tyre do të jenë po aq perfekte. Në fakt, ajo thotë se trendi aktualisht po shkon në një drejtim tjetër dhe se “ndjeshmëria ndaj faktit që nuk mund të besosh gjithçka që shihni në Instagram po rritet”.

Megjithatë, nuk ka shumë dëshmi për këtë në Majorka këto ditë. Plazhi Calo des Moro ka të ngjarë të jetë i mbushur me turistë përsëri këtë verë. Kushdo që shpreson të marrë foton perfekte në Instagram atje thjesht mund të zhgënjehet. /DW

“Tradhtitë s’bëhen më në hotele” /Detektivja zbulon vendet e reja që preferojnë çiftet…

1 herë Mat” është një program investigimi për tradhtitë bashkëshortore. Ai bazohet në ngjarje të vërteta, por personazhet, vendet dhe faktet jane totalisht të fshehur për të ruajtur anonimatin. Thelbi është e vërteta dhe përballja me faktet. Ervin Kurti dhe Shkënda Lili kanë treguar disa detaje të reja në lidhje me emisionin që do të nisë në “E Diell” nga data 28 Maj.

Pjesë nga biseda:    
Ervin Kurti: Një gjë mund të ua zbulojmë, që tradhtitë nuk bëhen më si dikur nëpër hotele, por ku bëhen Shkënda?

Shkënda: Nëpër shpia private      
Ervin Kurti: Marrin shpia me qira, këtë mund ta themi. Janë disa vende që unë tani i kam zbuluar, sepse Shkënda i dinte edhe më parë, që shërbejnë si strofulla tradhtie.

Shkënda: Në këto shpia nuk shkojnë kurrë bashkë, por njëri para e tjetri pas.

Ajo deklaroi se në eksperiencën e saj, shumica e çifteve shqiptare, edhe pasi marrin vesh tradhtinë nuk ndahen. Ajo shprehu keqardhje për ato gra që përveç tradhtisë, vazhdojnë të qëndrojnë në një familje ku ka dhe dhunë….

“Jo gjithmonë shkojmë drejt ndarjes, në eksperiencën që kam, çiftet nuk ndahen. Më vjen keq ta them sepse kur diçka ka shkuar aty ku… ka marrë fund, duhet t’i japin drejtim. Por sidomos femrat shqiptare, që unë jam femër vetë, në momentin që ka dhunë, gratë vazhdojnë dhe qëndrojnë në atë familje. Për shkaqe ekonomike, të opinonit.”– tha ajo.

Ngjela: “Po ku ka grekë në Himarë o ditëzinj…Beleri një palaço antishqiptar. SPAK ka prova se nga kush është financuar

Spartak Ngjela ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ pas vendimit që Beleri duhet të qëndrojë në burg. “Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke”, është shprehur avokat Ngjela duke hedhur dyshime në çështjen Beleri.

Postimi i plote i Ngjelës:    
Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar? Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu? E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare?

Por… Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke. E bukur do të jetë po të dalë kjo. Por edhe e turpshme, sigurisht. Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!! Aaa, po, ka të blerë si Beleri… Dhe kjo është qesharake. Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri. Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën. SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim.

Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë? Sigurisht që po… Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari. E pra, “këtu fle lepuri”, thonë shumë bukur në Gjirokastër për një çështje të fshehur. Prandaj të presim.

The Sun: “Shqipëria, Maldivet e Europës/ Rama: “Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë…

Shqipëria është në qendër të mediave të mëdha në Europë, si një sygjerim për turistët e huaj në lidhje me sezonin veror. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkrim të botuar te britanikja “The Sun” ku e krahason bregdetin e Ksamilit me Maldivet.

Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë i vlerësojnë në Shqipëri”,-shkruan Rama.

Në shkrim tregon për eksperiencën e një bloggereje e cila ka udhëtuar në Ksamil dhe e ka parë si mundësi shumë e mirë për të kaluar pushimet dhe për të shijuar bukuritë e tij.

Whatsapp vjen me risi/ Ja opsioni që të gjithë e kemi pritur….

Aplikacioni ‘WhatsApp’ u ka dhënë përdoruesve një nga veçoritë e tij më të pritura, aftësinë për të ndryshuar mesazhet. Për momentet kur bëni një gabim ose thjesht ndryshoni mendje, tani mund të modifikoni mesazhet tuaja të dërguara në WhatsApp”, tha aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta Platforms Inc (META.O) në një postim në blog të hënën.

Me funksionin që do të dalë globalisht në javët e ardhshme, dërguesit do të jenë në gjendje të modifikojnë mesazhet e tyre brenda 15 minutave nga momenti i dërgimit, shkruan Reuters.

Ç’farë po ndodh me aksin Prrenjas- Qafë Thanë/ Pse po kthehet në një aks që po prodhon vetëm aksidente…?

Përplasja e një automjeti me autobusin për pak sa nuk u mori jetën 6 personave në aksin rrugor Përrenjas- Qafëthanë- Pogradec pasditen e së dielës. Mjeti i transportit që drejtohej nga 51-vjeçari Ilir Alla u përplas me makinën tip ‘Benz’, që drejtohej nga 28-vjeçari Indrit Mahmutllari, e cila më pas shpërtheu në flakë. Për pasojë, 5 prej aksidentuarve, mes të cilëve edhe 28-vjeçari që tashmë është arrestuar, ndodhen në spitalin e Elbasanit, dhe një tjetër në atë Traumës në kryeqytet, në gjendje të rëndë.

Mbi 30 aksidente rrugore regjistrohen në muaj në aksin rrugor që lidh Qafë-Thanën me Pogradecin dhe Përrenjasin. Të përfshirë në situata tragjike kryesisht janë turistët e huaj, të cilët nuk e njohin rrugën….

Sipas policisë shkak për të tilla ngjarje bëhet dhe pakujdesia dhe kushtet jo të mira teknike të makinave që lëvizin në këtë rrugë. Ndërsa përdoruesit e rrugës thonë se aksi është i vështirë dhe kërkon kujdes të shtuar…..Shpesh me zë të lartë deklarohet: Ata hedhin vaj në rrugë për të simuluar aksidente, me qëllim që të rrisin kërkesën e punës.

Të ndaluara me ligj, si po ju helmojnë “mbushjet e zeza” në dhëmbë!

Në vendet e Bashkimit Europian, apo në shtetet e zhvilluara të Perëndimit, i kanë ndaluar prej shumë vitesh amalgamat dentare (mbushjet e zeza), duke i cilësuar zyrtarisht si “vdekjeprurëse të ngadalta”. Por në Shqipëri, vijon të vijnë skarcitete të tilla që rrezikojnë seriozisht shëndetin, që mund të çojnë deri në vdekje, nëse nuk i hiqni nga goja.

ÇFARË ËSHTË AMALGAMA DENTARE?

Amalgama dentare është një material për mbushjen e dhëmbëve, që është përafërsisht me përmbajtje 54% mërkuri. Nganjëherë quhet edhe “mbushje argjendi” në mënyrë të gabuar, edhe pse përmban mërkur, shumë më tepër se argjendi. Mërkuri është një metal i rëndë, që dihet se është helmues ndaj sistemit nervor njerëzor. Ka ende dentistë që përdorin këtë produkt toksik të mërkurit, prandaj sigurohuni që të thoni

“Jo mbushje amalgam!”, para se të uleni ndonjëherë në atë karrige dentare. Mbushjet dentare me amalgam, siç e thamë mund të çlirojnë mërkur, por edhe: bakër, argjend dhe ndonjëherë zink në trupin tuaj. Të gjithë këto metale kanë shkallë të ndryshme toksike, të cilat veprojnë me jonet metalike (duke ndryshuar atomet e tyre).

Këto jone metalike migrojnë nga dhëmbët – në rrënjët e dhëmbëve, në gojë, në kocka, në indet lidhëse në trup dhe në nerva. Nga aty, ato udhëtojnë në sistemin nervor qëndror, ku e çrregullojnë atë.

Problemet shëndetësore më të shpeshta që mund të lidhen me mbajtjen e mbushjeve me amalgamë, që kanë këto elementë toksikë dhe ju nuk po e kuptoni se nga ju vjen, janë:

Alergjitë,ankthi, fryrje, problemet me tensionin e gjakut,dhimbje gjoksi, depresion, probleme me gingivat,dhimbje koke, insomni, çrregullime të ritmit të zemrës, humbje përqendrimi, humbje energjie, humbje kujtese, skleroze multiple etj.

Por më shumë problematik nga gjithë metalet e mësipërme është mërkuri apo zhiva, që njihet shkencërisht si toksik dhe Agjensia për Mbrojtje të Ambientit (Environmental Protection Agency EPA), ka deklaruar zyrtarisht, që në vitin 1988, se ky metal në mbushjet amalgame është tejet i rrezikshëm.

EKSPOZIMI NDAJ MËRKURIT, RRITET KUR:
Kur është fjala për shëndetin tuaj, amalgama mund të bëjë shumë më tepër dëm, sesa mirë. Amalgama dentare është përafërsisht 54% mërkur, një neurotoksinë e njohur dhe me toksina riprodhuese.

Amalgama liron avujt e mërkurit gjatë gjithë ciklit të jetës, veçanërisht kur:

• dentisti vendos amalgamën në dhëmbin tuaj

përtypni ushqim ose çamçakëz

lani dhëmbët

Si rezultat, njerëzit me mbushje amalgame kanë nivele më të larta të mërkurit në trupin e tyre, sesa njerëzit pa mbushje të amalgamave.

BASHKIMI EUROPIAN I KA NDALUAR, SHQIPËRIA I PËRDOR

Ekspozimi i mërkurit nga amalgama dentale nuk është i sigurt për askënd.

Por është veçanërisht e rrezikshme për:

*FËMIJËT: Truri i fëmijëve dhe sistemet neurologjike janë veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve neurotoksike të avuirit të amalgamës së mërkurit.

Shumë vende, duke përfshirë të gjithë Bashkimin Evropian, ndalojnë përdorimin e amalgamës tek fëmijët.

*GRATË NË KOHË TË LINDJES: Mërkuri nga amalgamët e nënës mund të kalojnë placentën dhe të grumbullohen në fëmijën e saj të palindur.

Shumë vende, duke përfshirë të gjithë Bashkimin Europian, Kanada, po ndalojnë ose rekomandojnë kundër përdorimit të amalgamave në gratë shtatzëna.

*FOSHNJAT E USHQYER ME GJI: Mërkuri nga amalgama e nënës, mund t’i kalojë fëmijës së saj, nëpërmjet qumështit të gjirit.

Bashkimi Evropian ndalon përdorimin amalgam në nënat me gji.

*NJERËZIT ME DËMTIME TË VESHKAVE: Mërkuri mund të jetë i dëmshëm për veshkat tuaja, veçanërisht nëse keni tashmë një çrregullim të veshkave.

Zvogëlimi i funksionit të veshkave ka të ngjarë të ulë aftësinë e trupit për të eliminuar mërkurin nëpërmjet urinës.

*AMALGAMA “PLUS”: Njerëzit e ekspozuar ndërkohë ndaj burimeve të tjera të mërkurit: Merkuri nga amalgama dhe burime të tjera (si disa peshq) është bioakumulues, që do të thotë se ndërton përqendrime në rritje në trup. Nëse jeni tashmë i ekspozuar ndaj mërkurit në vendin tuaj të punës ose dietën, mërkuri shtesë nga amalgama ka të ngjarë të jetë më shumë i dëmshem, sesa trupi juaj mund të përballojë.

*NJERËZIT ME ALERGJI OSE HYPERSENSITIVITET: Të dhënat ekzistuese tregojnë se disa individë me një mbindjeshmëri ose alergji para-ekzistuese ndaj mërkurit, mund të jenë në rrezik për efektet negative të shëndetit nga avujt e mërkurit, të lëshuar nga amalgama dentare.

Reaksione të ndryshme dermatologjike ose lezione të lëkurës, gojës dhe gjuhës që iu atribuohen kontaktit të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë me amalgamën dentare, mund të jenë lidhur me një mbindjeshmëri ose alergji para-ekzistuese ndaj mërkurit dhe/ose metaleve të tjera.

*NJERËZIT ME METALE TË TJERA NË GOJËN E TYRE: Nuk lejohet përdorimi i amalgamit, kur do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me metale të tjera në gojë, të tilla si: çelik inox, titan, lidhjet metalike bazë dhe lidhjet e metaleve të shkëlqyera.

Pajisjet amalgame dentare mund të dëmtojnë në kushte të caktuara, duke përfshirë kur ato vendosen në kontakt të drejtpërdrejtë me metale të tjera. Korrozioni gjithashtu rrit sasinë e avullit të mërkurit që lëshon pajisjen e amalgamave dentare.

EDHE DENTISTËT VETË DUHET TË KENË KUJDES

Përveç kontaktit të tyre të drejtpërdrejtë me mërkur, profesionistët dentarë që punojnë në zyrat që përdorin amalgamë, gjithashtu përballen me nivele të larta të mërkurit në ajrin që marrin frymë. Si rezultat, profesionistët dentarë – duke përfshirë dentistët, higjienistët e dhëmbëve, asistentët dentarë dhe stafi i zyrës – janë në rrezik të veçantë.

Studimet kanë treguar se ata kanë nivele të larta të mërkurit në organizëm. Meqë shumë profesioniste të dhëmbëve janë gra të moshës së lindjes së fëmijëve, ato janë veçanërisht të ndjeshme ndaj rreziqeve riprodhuese që lidhen me ekspozimin e zhivës.

EKSPOZIMI NDAJ MËRKURIT NË VENDIN E PUNËS, SJELL

• Nivelet më të larta të zhivës në profesionistët e dhëmbëve: Punëtorët dentarë kanë nivele më të larta të mërkurit në trupin e tyre, sesa popullsia e përgjithshme.

• Më shumë probleme shëndetësore për profesionistët dentarë: Dentistët raportojnë ose kërkojnë trajtim për më shumë probleme shëndetësore – duke përfshirë neurologjike, neuropsikologjike, çrregullime të frymëmarrjes, kardiak dhe veshkave – sesa popullsia e përgjithshme.

• Problemet riprodhuese për profesionistët dentarë të dhëmbëve: Profesionistët e dhëmbëve femra të moshës që mbajnë fëmijën, të cilët janë të ekspozuar ndaj amalgamës në vendin e punës, kanë më shumë probleme riprodhuese, sesa gratë e paeksploruara.

Shqipëria dhe Singapori

Nga Adriatik Lapaj:   
Singapori e ka sipërfaqen 734.3 km2. Për ta bërë më të kuptueshme sipërfaqja e qarkut të Durrësit është 766 km2. Popullsia e Singaporit është 5 637 000 banorë. Prodhimi kombëtar për vitin 2021 ishte mbi 400 miliard dollarë. (Të dhënat Banka Botërore: https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.MKTP.CD…)

Në 1960 Singapori ishte një nga vendet më të varfra të botës me të ardhura mesatare 320 dollarë për frymë në vit. Sot Singapori është një nga 10 ekonomitë më të zhvilluara të botës me të ardhura mbi 70 000 dollarë për frymë në vit.

(Të dhënat: Banka Botërore:https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD…)
Singapori është një nga vendet me resurset natyrore më të vogla në botë, por performon si një nga ekonomitë më të fuqishme të botës. Po si i’a dolën?

Luftë të egër ndaj korrupsionit. Lideri i Singaporit Lee Kwan Yew thoshte se “Korrupsioni pastrohet si shkallët e shtëpisë, nga lart poshtë”. Rroga të larta për funksionarët e lartë publik. Shtet me bukë e djathë nuk ndërtohet. Më mirë t’i paguajmë vetë drejtuesit e shtetit se sa t’i paguajnë lekët e krimit dhe korrupsionit.

Disafishimi i rrogave për arsimtarët. Është i famshëm fjalimi i tij drejtuar mësuesve. “Ju do kujdeseni për fëmijët e Singaporit, Shteti do kujdeset për pagat dhe jetën tuaj”. Rritja e rrogave të adimistratës njësoj si sektori privat. Kjo për të mbajtur apo thithur në administratë kapacitete të mira burimesh njerëzore. …e shumë të tjera… Ata nga 1965 në 1995 i’a dolën që nga fundi i botës të ngriheshin në majë të ekonomive të botës. Krahasoni resurset e Shqipërisë që i dini me mikroshtetin pa resurse, por me lidership e vullnet…Singaporin…krahasojeni vetë. BËHET! Do vetëm punë.

“Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve”/ Rita Petro shpjegon poezinë e saj: “Më sulmuan në Shqipëri, por “Vrima” pati sukses në Francë, Gjermani e Itali…

Ishte viti 2014 kur shkrimtarja Rita Petro, botoi librin me poezi “Vrima” me të cilin fitoi çmimin si libri me poezi më i mirë atë vit dhe ky çmim iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Marrja e çmimit, ngjalli aq shumë debat për librin që në Shqipëri e konsideruan erotik dhe u sulmua jo pak nga opinioni në Tiranë.

Por, shkrimtarja Rita Petro që po merr pjesë më shtëpinë botuese Albas në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve i është rikthyer edhe njëherë zhurmës së këtij libri rreth një dekadë më parë, ndërsa jep një intervistë për median italiane.

Vëllimi im Vrima, shumë i diskutuar dhe i sulmuar nga komentatorët shqiptarë, por shumë i suksesshëm, i përkthyer dhe i botuar në Francë, Rumani, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti do të jetë edhe në Gjermani dhe Itali, është fokusuar pikërisht në lirinë e individit, konkretisht të grave dhe është një himn për dashurinë fizike dhe shpirtërore. Në fund të fundit, arti ka lindur për të provokuar, përndryshe nuk do të ekzistonte.

Ju bëni gabim duke e quajtur poezinë time erotike (nuk dua të merrem me askënd që e quan pornografike). Vargjet e mia nuk i përkasin zhanrit erotik: mund të gjendet erosi, filozofia e jetës dhe e vdekjes, e cila përbën dilemën e çdo njeriu, i lindur i lirë dhe i vërtetë dhe që vetëm pasi ka jetuar në një iluzion, bëhet pis dhe burgoset nga zinxhirët e shoqërisë, institucionit, familjes, arsimit, politikës dhe fesë.

Mendoj se shoqëria e hapur ndryshon nga shoqëria e mbyllur, e cila lufton që këta kufij të mos jenë të ngurtë, por të hapen dhe zgjerohen sipas lirisë së individit. Kush mund të ketë një rol avangardë në këtë drejtim, nëse jo arti”, i përgjigjet Rita Petro pyetjes së gazetares.

Këtë vit, Rita Petro iu prezantua publikut me romanin “lindur së prapthi” që u mirëprit nga publiku dhe lexuesi shqiptar.

Poezia që trazoi rrjetin

Tani je në dorën time!

Kush je ti?

MASHKULLI yt.

Çfarë është ky këtu?

Penisi. Preke me dorë.

Uau… Sa i madh po bëhet?! Lëviz si me magji?!

Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve…

Kjo është…? Lulja ime.

Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite: Vagina!

Uau… Vagina ime

Tani mësoje mirë: Kur ky imi futet këtu, ky quhet seks. Pas kësaj mund të hedhim farën. Ose thjesht të bëjmë qejf.

Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër. Dua të vdes e virgjër. Më mjaftojnë kukullat për të luajtur. Dhe Piter Pani për të ëndërruar. Nuk dua…

Po të gjithë e bëjnë këtë punë. Edhe mami me babin e kanë bërë.

KURRË.

Edhe gjyshja me gjyshin? Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë!

S’është punë e fëlliqur. Është qejf i pastër.

Jo, nuk dua!

Sot po shkoj më mirë. Mendohu. Nesër vij përsëri…

Si thua. Do ta provosh?

Kurrë!

Mirë…hajde puthemi.

Uau sa gjë e shpifur gjuha jote. Si gjuha e gjarprit.

Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën. Fëmijët lindin nga zambakët e ujit.

Epo jeta s’është përrallë.

Me fillim ters dhe fund të lumtur. Si nuk e kupton?

E kundërta në jetë ndodh. Jo nuk dua!

Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!

E nëse nuk pranon shko në manastir e bëhu murgeshë.

Oh…oh
Kam dhimbje.

Dhimbja sjell lumturi.

Oh, asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes.

Ja dhe pak…
Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma? Pse s’e derdhe brenda?

Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte. Nuk je më e virgjër. Edhe unë s’jam sigurisht.

Po tani?

Tani fillon kënaqësia e dhunës. Më hip sipër. Dhe rrotulloje ashtu nga brenda. Kthehu para… anash… pas…

E ke parë demin? Kur ia ngul nga mbrapa lopës.

Hajde ngjeshu pas luleve të mia. Tani nxirre dhe fute në gojë. Thithe. Jo aq shumë se s’dua të prishem.

Hip sipër.

Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah.

Më nnnngggaaadddaaalëëë… Oh Zot.

Mos e zër Zotin me gojë!

Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti? A i je dhënë ndonjëherë atij?

Jo se ma kanë prerë kërthizën që më lidhte me të.

E tani jam ndotur.

Atëherë pastrohu.

E si?

Më duket se jam në Kishë.

Moment sublim

Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave.

Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë. Me buqeta lulesh në duar. Që mbajnë erë temjani…

Adriatik Lapaj: “Kryetarët tanë të Bashkive në një pjesë të madhe janë këllira që janë marrë me trafik droge…

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka folur për hapjen e garës, votën e emigrantëve dhe depolitizimin e zgjedhjeve. Gjatë një interviste në Top Channel, Lapaj thotë se në pjesë të madhe kryetarët e bashkive janë marrë me trafik droge.“Kryetaret e bashkive janë këllira në një pjesë të madhe të tyre që janë marrë me trafik droge. Po si mundet të pretendosh t’i ofrosh një shoqërie këtë standard dhe të pretendosh që shoqëria të reagojë.

Pra këta kur bëhet fjalë për interesat e tyre të mëdha pranojnë që edhe me këllirat të bashkëpunojnë për efekt pushteti ndërkohë ai qytetari i zakonshëm nuk u dashka të bëjë atë pazarin e vet për të marrë një leje ndërtimi apo…Po ka moral, morali nis nga lart”, ka thënë Lapaj.

Video: