“Lufta” me domatet në Korçë, Policia Bashkiake e Filos sekuestron 2 arkat e shitësve ambulantë

Një “aksion mbresëlënës” eshte zhvilluar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku Policia Bashkiake e drejtuar nga bashkia e Sotiraq Filo eshte angazhuar per te goditur at që duket se konsiderohet “mall i paligjshem”, dy arka me domate te qytetareve që kishin dalë t’i shisnin per të siguruar të ardhurat e dites.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë efektivet teksa u marrin arkat me domate shitesve ambulantë. Ironikisht, ndërsa qytetarët përpiqen të nxjerrin bukën e gojës, policia duket se ka arritur një tjetër “sukses”, “, sekuestrimin e dy arkave me domate.

“Shikoni çfarë po ndodh në qytetin e Korçës. Policia Bashkiake nuk i le qytetaret te nxjerrin buken e gojës”, shkruan qytetari qé dergoi pamjet.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe kritika, pasi shume aytetare pyesin nese ky eshte prioriteti i institucioneve, nderkohe qé shitesit ambulante perpiqen te sigurojne të ardhurat minimale për familiet e tyre./Joq albania