Category Archives: BLOG

Shqiptarja shpallet si një nga personat me inteligjencën më të lartë në Gjermani

Shqiptarja Gerta Miftari është shpallur nga Ministria e Arsimit në Gjermani si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku jeton.Një tregues i intelektit të saj është edhe fakti se ajo që prej moshës 12 vjeçare ka dhënë mësim. Për këtë pozicion ajo është rekomanduar nga mësuesit e saj të cilët intelektin e saj e dalluan që në atë moshë.

Gerta Miftari

Ende nuk e kam realizuar të jem personi me inteligjencën më të lartë, por shkolla dhe ministria më ka cilësuar si të tillë dhe jam shumë e lumtur. Unë nisa të jap mësim falë një programi për njerëz që mësojnë gjuhën gjermane dhe unë u bëra pjesë. Unë e kam dashur shumë lëndën e gjuhës dhe mësuesit e kanë parë interesin tim dhe kështu më rekomanduan të jap mësim për personat që nuk e kuptojnë shumë mirë gjuhën gjermane. Shqiptarët më kanë përkrahur gjithmonë dhe e dua shumë Shqipërinë dhe Kosovën. Këtë vit do doja shumë të kaloja pushimet në Kosovë dhe Shqipëri”, tregon Miftari për ATV.

Kujtojmë se Gerta Miftari ndonëse vetëm 16 vjeç, ka botuar librin e saj të parë, i cili është rreth 400 faqe.Gertës i duhet edhe një vit për të përfunduar shkollën e mesme dhe më pas synon të vazhdojë studimet për drejtësi.

Pse nuk duhet t’i hidhni bishtat e qershive, vetitë magjike që ndikojnë në shëndet

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura.

Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidantë që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.


Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.

Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.

Si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?

Pasi i ke pastruar bishtat e qershive, vloji në një tenxhere në të cilën ke hedhur më parë 1-2 gota ujë. Lëre të vlojë për disa minuta dhe pije për disa ditë rresht.

Çajin mund ta pish edhe të ftohtë, 2-3 herë gjatë ditës derisa të ndihesh më mirë.

Nadia, vajza që la Argjentinën për të hapur biznes në Shqipëri

Jemi mësuar shpesh të dëgjojmë për shqiptarë që largohen jashtë vendit, për një jetë më të mirë, por sot Shqipëria ka ndryshuar dhe tashmë janë edhe të huajt që po gjejnë veten në vendin tonë, duke investuar dhe ngritur bizneset e tyre.

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), sjell shembullin e Nadia Giuliani Polverigiani, vajzës së re nga Argjentina që ka udhëtuar nga përtej Atlantikut për të ngritur biznesin e saj në sektorin e shërbimeve në Shqipëri.


Jam lindur 28 vjet më parë në Argjentinë. Studimet i kam përfunduar në Buenos Aires dhe më pas fillimisht kam punuar si guidë turistike. Ishte kjo koha kur mendoja se më pëlqente shumë të udhëtoja dhe kështu nisa të kërkoja fatin për të punuar në kroçera turistike”- tha ajo në një intervistë për ATSH-në.

Nadia tregon se punoi për gjashtë vjet në kroçera turistike deri në momentin kur nisi pandemia e COVID-19.

Vitin e kaluar unë u njoha me një djalë shqiptar gjatë një udhëtimi me kroçerë. Për shkak të masave kufizuese gjatë pandemisë, secili prej nesh u detyrua të kthehej në vendin e tij, deri sa ai më kërkoi nëse doja ta vazhdonim lidhjen tonë dhe për këtë të vija në Shqipëri. Kisha lexuar rreth Shqipërisë kur isha në shkollë të mesme dhe e dija se çfarë vendi ishte, por dija shumë pak gjëra rreth stilit të jetesës. Gjithsesi pranova”- tha Nadia.

Mbërrita në Shqipëri, vijoi ajo, tetorin e kaluar, me idenë se do të qëndroja këtu vetëm tre muaj, sipas vizës që kisha. “Por lidhja jonë u forcua dhe kjo më dha mundësinë të qëndroja këtu. Por çështja ishte se çfarë do të bëj këtu?”, vijon Nadia.


“Gjithmonë kam dashur të menaxhoj një bar-kafe timen. Kur isha fëmijë në fakt ëndërroja të isha pronare e një hoteli, por më vonë ambicia ishte të kisha të paktën një restorant dhe në fund një kafene, diçka të vogël, ku të kesh mundësi të punosh çdo ditë vetë. Pasi mendova për pak kohë se çfarë mund të bëja, çfarë mund të sillja në këtë vend, i thashë vetes që mund të sjell diçka nga Argjentina. Kështu ne hapëm lokalin tonë katër muaj më parë dhe ja ku jemi sot”- tha Nadia.

Ajo u shpreh se, në kushtet e pandemisë, hapja e një biznesi është i vështirë kudo në botë, por për mua këtu thotë Nadia, “ishte shumë më e lehtë se sa prisja”.

Përveç problemit të gjuhës, është shumë bukur të punosh me shqiptarët. Kam ardhur këtu tetë muaj më parë. Shqipëria është në fakt vend shumë i vogël nëse do ta krahasoja me Argjentinën, megjithatë ofron aq shumë gjëra brenda një hapësire aq të vogël. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe gjithmonë më pyesin: “Të pëlqen Shqipëria”? Po, më pëlqen shumë. Më pëlqen vërtet të qëndroj këtu. Për momentin po përfundoj dokumentet për pajisjen me lejen e qëndrimit, në fillim për një vit dhe pastaj do t’i rinovoj për të vijuar këtu edhe me biznesin tim”- tha Nadia.

Vajza nuk ia hapte qëllimisht telefonin nënës, por kur mori pushimet e dimrit, e gjeti shtëpinë bosh!

Kur shkova në kolegj, nëna ime gjithmonë më telefonte dhe më pyeste si isha…

Sa më shumë që thirrte në telefon, aq më e paduruar fillova të bëhesha. Fillova të ndjeja se ishte e bezdisshme të flisja me të kaq shpesh.

Pas njëfarë kohe, unë ndalova së ngrituri telefonin sepse gjithmonë ishte e njëjta bisedë pa pushim.


Më jepej të kujdesesha për shoqërinë time më shumë.

Në fund të fundit, të shkuarit në kolegj ishte të largohesha nga shtëpia dhe prindërit e mi.

Unë mund të jem e lirë dhe t’i bëj gjërat që dëshiroja të bëja.

Erdhi pushimi i dimrit dhe unë u ktheva në shtëpi ashtu si të gjithë të tjerët. Kur arrita në shtëpi në muzg, isha e befasuar kur pashë se nuk ishte askush në shtëpi.

Telefonova babanë për të marrë vesh se ku ishin.

Ai më tha se ishte në spital me nënën. Mora një taksi dhe nxitova për në spital. Kur mbërrita, pashë nënën time të shtrirë në shtrat. Asaj i kishin rënë flokët dhe kishte humbur shumë peshë.

Babai im shpjegoi se nëna u diagnostikua me kancer një muaj pasi u largova për në kolegj.

Por ajo kurrë nuk kishte planifikuar të na e tregonte këtë, sepse ajo nuk donte që ne të shqetësoheshim.


Ajo donte që unë të përqëndrohesha në shkollë dhe të mos shpërqendrohesha nga sëmundja e saj.

Ajo e bëri babanë t’ia premtonte që ai të mos tregonte.

Unë fillova të qaja dhe u ndjeva sikur isha vajza më e keqe në botë. Nëna ime gjithmonë më telefononte për të pyetur nëse kisha nevojë për ndonjë gjë por e pashë atë si të bezdisshme dhe nuk pranova t’i merrja thirrjet e saj.

Ishte atëherë kur kuptova se sa gabim kisha qenë dhe se sa e rëndësishme për mua ishte familja.

Të nesërmen në mëngjes, unë i kërkova falje asaj që isha një vajzë e keqe. Ajo më mbajti dorën dhe më tha se ajo më donte dhe ishte e lumtur që isha kthyer në shtëpi.

I thashë asaj se dëshiroja të merrja ca kohë nga shkolla për të qënë me të, por ajo nuk ma lejoi. Ajo tha se duhet të punoja shumë në kolegj dhe për sa kohë që ajo mund të dëgjonte zërin tim në telefon, mjaftonte.

Kur përfundoi pushimi i dimrit, u ktheva në kolegj.


Dhe kam biseduar me nënën time në telefon çdo ditë. I thashë asaj të mos shqetësohej për mua dhe e inkurajoja që të vazhdonte të luftonte.

Disa muaj më vonë, shëndeti i nënës sime u përmirësua.

Për ata që mendojnë se jeni shumë të zënë dhe nuk keni kohë për t’u kujdesur për prindërit tuaj, mos harroni se ata nuk do të jenë këtu përgjithmonë.

Kaloni sa më shumë kohë që mundeni me prindërit para se të jetë tepër vonë.

“Asnjëherë mos rri diku ku nuk shihet vlera jote.”Këshilla e artë që babai i dha vajzës

Një baba i tha vajzës së tij: “Tani që diplomove, po të jap një makinë që e kam blerë para shumë vitesh. Është paksa e vjetër tani. Por para se të ta jap, shko te dikush që shet makina të dorës së dytë, thuaj që do ta shesësh e shih sa të ofrojnë për të.”


Vajza shkoi te shitësi i makinave të dorës së dytë, më pas u kthye te babai dhe i tha: “Më ofruan 1000 dollarë, sepse thanë që duket shumë e përdorur.”

Babai i tha: “Mirë, tani çoje tek fajdexhiu. Vajza shkoi edhe atje, më pas u kthye dhe tha: “Më ofruan vetëm 100 dollarë sepse është makinë e vjetër.”

Në fund, babai i tha vajzës të shkonte tek një klub makinash dhe t’ua tregonte makinën atyre. Vajza e çoi makinën atje, u kthye dhe i tha babait të saj: “Ka njerëz që ofrojnë 100.000 dollarë për këtë makinë, sepse është Nissan Skyline R34, është makinë ikonike dhe kërkohet nga shumë koleksionues.”

Dhe babai i tha: “Vendi i duhur të vlerëson në mënyrën e duhur. Nëse nuk je e vlerësuar, mos u mërzit, kjo veç do të thotë që je në vendin e gabuar. Ata që ta dinë vlerën, të çmojnë… dhe asnjëherë mos rri diku ku nuk shihet vlera jote.”

“Shiko sa të pistë çarçafët që po nder fqinja jonë!” – i tha gruaja. Por pendohet rëndë!

Burrë e grua ishin zhvendosur në një shtëpi të re në një zonë të qetë.

Një ditë, teksa po konsumonin mëngjesin, gruaja shikon poshtë dritares dhe shikon fqinjën që po nderte rrobat në tel.


– “Shiko sa të pistë janë çarçafët që po nder në tel fqinja jonë!”

Burri shikon skenën, por nuk thotë asnjë fjalë.
Çdo dy ditë përsëritej e njëjta skenë…

Kaloi muaji dhe një ditë gruaja vëren se çarçafët e fqinjës në tel ishin të pastër dhe i thotë të shoqit:

– “Shiko, më në fund fqinja mësoi sesi lahen rrobat!”

Dhe bashkëshorti iu përgjigj:

– “Nuk është ashtu siç mendon… Sot u zgjova më herët dhe pastrova xhamat e dritares tonë”

Mbaj mend: Para se të gjykosh të tjerët, ktheje gishtin nga vetja!

“Një sanduiç dhe një limonadë”, porositi zotëria pasanik… Por kur kamarieri pa bakshishin e ndoqi me vrap nga pas!

Një djaloshi i cili gjendej në një situatë ekonimike mjaft të vështirë, ishte në orarin e shërbimit si kamarier kur në restorant erdhi një burrë i moshuar i cili dukej qartazi se ishte i pasur.Ai u përpoq shumë për t’i lënë përshtypje burrit të vjetër, dhe i rreshtoi atij gjërat më të mira dhe më të shtrejta që restoranti kishte në kuzhinë.


Kamarieri mendoi se mund t’i arrinte pritshmëritë e këtij zotërie të pasur kështu do të ishte në gjendje për të marrë një bakshish të lartë.

Por kur kamarieri e mbaroi prezantimin e menusë, burri i pasur porositi një sanduiç dhe limonadë.

Duke ditur se ato ishin ndër artikujt më të lirë në menu, kamerieri u largua me keqardhje, duke besuar tek rregulli “faturë e vogël, bakshish i vogël”.

Ndërsa përfundonte ushqimin e tij, zotëria i pasur kërkoi faturën.

Por kësaj here, kur erdhi kamerieri, njeriu i pasur vuri re se kishte pikëllim në sytë e tij, kështu që ai e pyeti djaloshin, “A jeni mirë? A po kaloni një ditë të vështirë?” “Kam një jetë të vështirë, zotëri”, u përgjigj kamarieri.

Pastaj kamerieri vazhdoi punën e tij, duke mos menduar për asgjë.

Kur u kthye në tryezën e të pasurit, ai gjeti një bakshish për 100.000 dollarë.

Kamerieri vrapoi ta arrinte zotërinë e pasur ndërkohë që po hynte në makinën e tij.

“Pse e bëtë këtë?” pyeti kamerieri.

“Kur isha në moshën tuaj, kisha një jetë shumë të vështirë duke punuar në restorante si këto …”, u përgjigj plaku, “dhe një ditë, një zotëri i pasur dikur më dha një bakshish të tillë të madh që mjaftoi për të paguar për shkollimin e kolegjit tim.

Unë shpresoj se këto para do t’ju ndihmojnë juve ashtu siç dikur më ndihmuan mua “.

I riu ishte pa fjalë dhe me lot në sy i tha, “zotëri, ju sapo paguat detyrimin që kemi ndaj spitalit për trajtimin e kancerit të nënës sime”.

Nëse ndonjëherë jeni në gjendje të ndihmoni të tjerët, bëjeni, sepse ata do ta bëjnë me dikë tjetër, kështu krijohet një valë e pambarimtë mirësie.

5 ushqime që i konsumoni përditë, por nuk e dinit se dobësojnë imunitetin

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar, i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit. Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij, por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.


Buka e bardhë
Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për t’u mbrojtur dhe shëruar.

Rrushi i thatë

Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat. Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.

Patatinat
Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes, por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë. Ato janë të skuqura me vaj vegjetal, por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

Djathi i pasterizuar

Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit. Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuojnë në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin.


Banania

Banania përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.

Gazeta britanike ironizon 14 zakonet tipike shqiptare, që i lënë gojëhapur të huajt

Në artikullin e kësaj faqeje, ndër të tjera shkruhet për promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri edhe ironizon disa fenomene tipike shqiptare The Balkanista”, faqja e njohur angleze: Ju njoh me shqiptarët, zinxhirë floriri, gëzofë rozë, makina të shtrenjta, 15 kafe… mos u çudisni!

U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve.

1—Gjithmonë merr një shqiptar me vete nëse do të mbarosh punë në zyrat e shtetit, të zgjidhësh ndonjë problem ligjor, ose kur shkon në postë. Edhe nëse flet shqip, prapë të duhet një shqiptar, se kanë mënyrën e tyre se si i zgjidhin gjërat. Kjo mënyrë përfshin të flasësh me zë të lartë dhe shpejt, të flasësh me këmbë e me duar, të dukesh sikur je me nerva—në daçi besojeni, po këto të zgjidhin vërtet hallin.


2—Përgatitu të dëgjosh komente si: “u, qenke shëndoshur”, “i kishe më mirë ashtu flokët”, “si e sëmurë më dukesh” — vdesin të komentojnë mbi gjëra të ndjeshme, pa e menduar dy herë.

3—Mos u lodh të mbash radhë. Nëse je në postë, nëse je duke pritur në autobus, nëse po përdor bankomatin, ose po blen në market, dhe nëse je në radhë diku, je i dënuar të presësh gjithë ditën. Vëri në punë brrylat, tregohu i vendosur dhe bëj sikur nuk i sheh të tjerët që janë aty, vetëm kështu mund t’ia dalësh.

4—Sinjalistika është vetëm për dekor. Mos Parko, Ndalohet Duhani, Ndalohet për moshën nën 18 vjeç etj, shenja si këto kanë vetëm funksion estetik, sepse askush nuk i respekton. Ndonjëherë mund të shohësh tavlla plot me bishta çigaresh edhe pse në derën e lokalit shkruhet “Ndalohet Duhani”. Vini Re! Kjo vlen edhe për sinjalistikën e qarkullimit rrugor.


5—Bëni kujdes me kafen. Kafja shqiptare nuk është kafja evropian. Jo vetëm që është shumë, shumë herë më e mirë, por edhe shumë herë më e lirë se kafja evropiane, dhe të lë pa mend. Këshilla ime është ta pini ngadalë dhe jo me shpejtësi, siç do të bënit në ndonjë vend tjetër, sepse mund të filloni të dridheni dhe të mos jeni në gjendje të përfundoni dot një fjali.

6—Të marrësh pako nga jashtë vendit është si ruleta ruse. Të marrësh pako nga miq, të afërm, nga Amazon, është si të luash kumar. Ato mund të vonohen me javë, deri në një vit, mund të mos paguash fare taksë doganore, ose mund të të duhet të marrësh kredi për ta paguar taksën. Një gjë e sigurtë në të gjitha rastet është se pakoja nuk të vjen në shtëpi dhe duhet të paraqitesh në postë për ta tërhequr. Mund të merresh tre orë vetëm për të arritur të tërheqësh nëj libër nga posta.

7—Ato gotat e vogla nuk janë me ujë. Nëse del për kafen e mëngjesit dhe sheh njerëz duke pirë kafe dhe një pijë transparete, si ujë, në gota të vogla, dije se nuk është ujë, por raki.


8—Buka është vetë jeta. Nëse je duke ngrënë me shqiptarë, bëhu gati të hash shumë bukë. Makarona për darkë? Duhet pak bukë me to. Pizza për darkë? Duhet prapë pak bukë. Bukë për darkë? Duhet prapë pak bukë. Shqipëria, përfundimisht, nuk është një vend për ata që kanë intolerancë ndaj grurit.

9—Djathi është jeta vetë. Sërisht, kur je duke ngrënë me shqiptarë, përgatitu të hash shumë djath. Mund të hash 2 deri në 4 lloje të ndryshme djathi në çdo vakt, përfshirë mëngjesin. Djath të bardhë, djath kaçkavall, djath të fortë, djath pa kripë, djath të pjekur, djath lope, djath dele, djath pikant, djath shtëpie… për tavolinat shqiptare djathi asnjëherë nuk është i mjaftueshëm.

10—Të merresh vesh me njerëzit në rrugë është si mbijetesa e më të fortit. Nëse je duke i dhënë makinës ose je duke ecur në rrugë si këmbësor, përgatitu të të ngrihet adrenalina. Ai burri jeshil në semafor nuk do të thotë kalo, por do të thotë vrapo, dhe mënyra më e mirë për t’ia dalë kur nget makinë është thënia “fitoftë më i miri”.

11—Stereotipet, pastaj, janë gallatë fare. Nëse jeton në Bllok ose e frekuenton këtë zonë në Tiranë, do të kuptosh shumë shpejt që aty sheh të njëjtët lloje njerëzish. Italianë me skalpin e gjakosur dhe me fasho (pas operacionit për mbjelljen e flokëve), trafikantë droge me Land Rover, bluza Guçi me xixa, gra që kombinojnë ngjyrën e buzëkuqit, të gishtave, të këpucëve, të çantave dhe me syze të mëdha, edhe pse bie shi. Yjet e Instagramit me tuta sporti marke dhe me buzë super super të mëdhaja, dhe disa komunistë me kapele republike. Rri nja një orë në Bllok dhe ke për ta parë sa shumë do të shohësh.


12–Bëhu gati t’u përgjigjesh pyetjeve seri. Sapo e marrin vesh që je e huaj, bëhu gati t’u përgjigjesh pyetjeve si: Nga vjen? Je e martuar me shqiptar? Pse je këtu? Të pëlqen Shqipëria? Cila pjesë e Shqipërisë të pëlqen më shumë? (merr pikë bonus, nëse thua qytetin nga vjen personi). Këto janë sa për të filluar.

13—Bëhu gati të debatosh. Shqiptarët vdesin të debatojnë, por në një mënyrë të mirë. Çfarëdo të thuash, kujtdo t’ia thuash, edhe pse mund të mos e kesh seriozisht, dhe pse ata mund të jenë dakord me ty apo të kenë të njëjtin mendim, shqiptarët mbaojnë për çikë debat dhe shpejt mund ta gjesh veten në mes të një të tilli. Nëse gjërat ndizen, qerasi me një gotë raki dhe gjithçka rregullohet.


14—Shqiptarët nuk të lënë të paguash. Mikpritja shqiptare është e klasit botëror dhe ata këmbëngulin të të qerasin nëse je i ftuar, veçanërisht me kafe ose pije. Një këmbëngulje e tillë në vende të tjera mund të quhet e pasjellshme, por rregulli është (nga aq sa kam kuptuar unë) kushdo që fton tjetrin, zakonisht paguan. Pas dy vjet e gjysmë në Shqipëri, më në fund e kam mësuar se si të fitoj unë— u them “boll tani, nuk jam më mysafire”.

Lëreni pranverën të vijë!Le të shpëtojmë veten nga këto pranvera farse 31 vjecare

Nga Silvana Begaj

E vërteta që i bën njerëzit të lirë, në shumicën e rasteve, është e vërteta të cilën njerëzit preferojnë të mos e dëgjojnë! (H.S.Agar)Por, Lëreni pranverën të vijë. Me të del Dielli. Ai diell që i jep jetë cdo qenieje, ai diell që lë zbuluar cdo padrejtësi. Dielli që bën sythat të shpërthejnë në lule.Lëreni pranverën të vijë se Pranvera sjell diellin. Ai diell që duhet të ngrohë anembanë Shqipërinë, jo vetëm deri në kufij, por kudo ku ka shqiptarë.Kërkoj të lini pranverën të vijë, por kam kohë që kam mësuar se asgjë nuk vjen vetë… Ka kohë që kam mësuar se duhet ta shpëtojmë vetë veten. Le të bëhemi heronjtë e vetes. Le të shpëtojmë veten nga këto pranvera farse 31 vjecare.Se Pranvera shqiptare duhet të sjellë:Një rini të shëndoshë e jo një rini të lodhur nga kafet dhe nga mungesa e mundësive për të zhvilluar ambiciet dhe ëndrrat si cdo rini nëpër botë. Një arsim dinjitoz dhe jo një arsim të kalbur që në rrënjë që më shumë po prodhon injorancë se dije.Një shëndetësi shëruese, jo një shëndetësi të sëmurë dhe korruptive, një sistem drejtësie mbrojtëse dhe jo një drejtësi të inkriminuar deri në qelizë. Kjo pranverë duhet të ngrohë cdo lloj shtrese, dhe shumë më shumë atë vunerabël. Ky Diell ngroh pensionistët dhe iu jep jetë fëmijëve.Lëreni Pranverën të vijë se njerëzit me aftësi ndryshe duan rrezet e diellit pranveror t´i ngrohi. Le ta shuajnë ato rreze atë inat, mllef, varfëri që ka rritur kaq shumë numrin e vrasjeve .Le të shkrijnë akujt 31 vjecar në zemrat tona.Lëreni pranverën të vijë që të zgjidhen këto ngërce të kota dhe kaq të rrezikshme që kanë vrarë ëndrrat e brezave të tërë.Le të kthejmë diellin sëbashku pa pranuar të përjetojmë hijet nga ata që kanë fshehur diellin për kaq vite.Por dielli nuk fshihet përjetësisht se kjo është Shqipëria e shqiptarëve dhe pranvera nuk vjen me alternativa të vjetra.Pranvera vjen me ata që na përfaqësojnë Ne, Shqipërinë, që luftojnë për të arritur objektivat me rezultate maksimale, që plotësojnë cfarë duhet të bëhet, që bëjnë punën për të cilën janë zgjedhur.Unë nuk dua fajtorë mediatikë. Dua njerëz të përgjegjshëm për veprimet e tyre. Emrat e përveçëm, për mua dhe shqiptarët e ndershëm, nuk ekzistojnë. Për mua ekziston e bukura Shqipëri dhe të mirët shqiptarë.

Këto sjellin Pranverën me diell në të bukurën Shqipëri!


10 sugjerime për të vizituar Shqipërinë nga blogerja e famshme

Larissa Olenicoff, një grua aventuriere nga Kalifornia, ose siç njihet ndryshe “The Blonde Gypsy”, është kthyer në një ndër blogeret e udhëtimit më të njohura për Ballkanin ku Shqipëria ka një peshë të veçantë për të. Falë faqes së saj të Instagramit dhe faqes ueb të internetit, aventurat e saj të shumta nga udhëtimet e pafundmë, janë bërë burim inspirimi për shumë njerëz për të vizituar Shqipërinë të cilën e ka promovuar në shumë raste. Në rubrikën e “IntoAlbania”, ajo jep 10 sugjerime për turistët që vizitojnë Shqipërinë.


Ata janë:

Qyteti i preferuar shqiptar:

Tirana. Është kaotike, e megjithatë shumë interesante dhe e qetë në të njëjtën kohë. Është rritur kaq shumë si një kryeqytet kosmpolit që kur e kam vizituar fillimisht shtatë vite më parë, dhe atë që ndoshta nuk e gjeni në Tiranë, do e gjeni shumë pranë saj (detin, liqenet, shpellat, kalatë, malet).

Vendi i nënvlerësuar që të pëlqen më tepër :

Korça. Edhe pse numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, sërish nuk mendoj se turistët e kanë përfshirë sa duhet në itineraret e tyre, e kjo është për të ardhur keq. Është një nga qytetet e vogla më të këndshme e të qeta në Shqipëri, me një kulturë të pabesueshme dhe plot gjëra për të parë si në qytet ashtu edhe në rrethina.

Vendi i kulturës:

Shkodra. Ka shumë histori kulturore në këtë qytet, e këtu ndodhet një nga nga muzetë e mi të preferuar, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi. Kalaja e Rozafës dhe pamjet mbi liqenin e Shkodrës, lumin Buna si dhe Alpet nuk duhen humbur gjithashtu për çdo vizitor sipas mendimit tim.

Vendi i natyrës:

Nga maja e gadishullit të Karaburunit deri në Llogara. E gjithë kjo shtrirje për mua është si parasja mbi tokë me shpellat në det, plazhet e mrekullueshëm, lagunat e fshehura, si dhe pyjet e harlisur, të gjitha këto në një vend të vetëm.

Pjata e preferuar:

Tavë Kosi me mish qingji (sepse më ka rastisur ta shoh shpesh me mish viçi dhe kjo nuk është e drejtë).

Eksperienca në natyrë:

Kam dëgjuar që Thethi është fantastik, por nuk kam qënë ende aty ndaj po përmend alpet simotra që ndodhen në Valbonë. E gjithë lugina është spektakolare për të bërë ngjitje apo edhe thjesht për t’u shkëputur në një vend të qetë e të paqtë. Është gjithashtu e thjeshtë të shkosh aty përmes liqenit të Komanit e ta përshkosh atë me varkë, që është një tjetër eksperiencë që duhet patur në Shqipëri.

Kënaqësi e veçantë:

Rakia. Historia mbyllet këtu.

Vendi urban i preferuar:

Lokal në Pedonalen e Tiranës.

Vendi që të ka lënë pa fjalë:

Shumë vende por ja vlen të përmend plazhin e Palasës rreth vitit 2015. Është plazhi që ndodhet më në veri në Rivierën e Shqipërisë (rripi i detit Jon), mu poshtë Qafës së Llogarasë, ku nuk kishte shumë gjera vërdallë përveç ndonjë kasolle të vogël plazhi si dhe ndonjë që bënte kamping. Për fat të keq së fundmi po kthehet në një vend luksi të mbushur me vila. Jam e sigurtë që do të jetë shumë tërheqës, por nuk ia vlen shkatërrimi i bregdetit, e gjithmonë do të më marrë malli për versionin e bukur të plazhit si ishte njëherë e një kohë…

Vendi i duhur për foto instagrami:

Berati. Me 1000 dritaret, lumin e mrekullueshëm të Osumit si dhe Kalanë e Beratit të vendosur në pozicionin perfekt, mendoj se Berati mund të jetë qyteti më fotozhenik në Shqipëri, me simotrën e listuar gjithashtu në UNESCO, Gjirokastrën, që ndodhet në pozicionin e dytë.

Devis Xherahu /i jep fund beqarisë,zyrtarizon martesen (FOTO)

Një ditë më parë, këngëtari i njohur Korcar,Devis Xherahu, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me bukuroshen, Ertemiona Mejdani. Ata janë prej kohësh bashkë dhe gjithmonë e kanë shprehur dëshirën për martesë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Devisi, përmes një postimi në rrjete sociale.

Këngëtari ka publikuar në “Instagram”dy fotografi ku shfaqet duke pozuar me unaza në gisht bashkë me Ertemionën. Devisi është shprehur shumë i lumtur dhe ka uruar që të plaket në krahët e partneres së tij.

Devis Xherahu :Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizmi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemionës është të plakemi bashkë jeta ime”, ka shkruar Xherahu.

Maradona ikonë edhe per brandet e modes-Nga pasioni për orët, bizhuteritë e kushtueshme deri te syzet

Teksa e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm vajton largimin nga jeta të ikonës së futbollit, Diego Armando Maradonas, edhe bota e modës ka dashur t’i bëjë homazhin e saj këtij sportisti të kalibrit botëror duke e kujtuar atë veç të tjerash edhe si një ikonë stili dhe trendesh.Maradona ka qenë në vitet tetëdhjeta ambasador për shumë brende dhe marka luksoze.

Nga veshjet sportive, te kostumet që ka përdorur në daljet publike dhe takimet zyrtare, pasioni për orët e firmave më të njohura, të cilat shpesh i mbante në të dyja duart, te bizhuteritë e kushtueshme, duke kaluar te syzet e diellit me lente me ngjyra dhe me kapak, të gjitha këto u bënë pjesë e identitetit të tij.

Nuk mund të mos përmendim këtu as koleksionet e peliçeve apo makinat e luksit, transmeton Top Channel.Për Maradonan mund të thuhet se gjithmonë ka ditur të interpretojë si në pamje ashtu dhe në stil, me veshjet ekstravagante dhe me fantazi, duke u kthyer në ikonë stili të atyre viteve të paharruara.

“Love Story”, nis rrugëtimin romanca e parë e dashurisë

Nën tingujt e “Queen-Crazy Little Thing Called Love”, nga unaza si simbol i programit, Alketa Vejsiu zbriti shkallët në skenën që do të celebrojë të parën romancë televizive live, në ekranin e TV Klan.Premiera e “Love Story” u prit me entuziazëm, si i pari show, ku një djalë, do të gjejë nën monitorimin e kamerave dashurinë e jetës së tij.

Në natën e parë të programit “Love Story”, u prezantuan edhe 18 vajzat pjesëmarrëse, të cilat kanë ardhur për t’u njohur me djalin protagonist, Sajmirin.

– Engjëll Lengo, 25 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqkHIinAr0/?igshid=q47ru7tlv3i1

– Enxhi Haxhiu, 26 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqhkyenTS-/?igshid=m7602cmk73z7

Albana Xhani, 22 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqhO94HSta/?igshid=k1cj6v38b0ww

– Silvana Xhani, 22 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqhFTMHKwX/?igshid=1ga3w5q2hv8t9

– Jonida Eshja, 23 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqguU4Hyjy/?igshid=1qoeys2bacjod

– Klea Shkurti, 24 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqgcIqHPZ2/?igshid=19lrwbchqeh3t

– Nensi Çullhai, 24 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqgLC_n2wP/?igshid=s4svpqnpqkwv

Flavia Harizaj, 23 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqf-1jH3eD/?igshid=rmir8ic43prp

– Vivien Thano, 27 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqfsh1nAgP/?igshid=1qru2j2h72uyk

– Kejda Topi, 23 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqfE4VnM6e/?igshid=1v1381uht0wij

– Xhesi Peraj, 26 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqe54GnPJB/?igshid=9pp3vt5hntll

– Stelina Hoxha, 23 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqelvhnIDQ/?igshid=12xvslrn3dmkq

– Suela Karaj, 22 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqeOumnIhQ/?igshid=19ep9c6ys1hj7

– Meri Murrizi, 23 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqeOumnIhQ/?igshid=r7nwi0s5018m

Keisi Zela, 24 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqjOThH2tE/?igshid=1hvj4ifdxfvis

– Juli Melyshi, 22 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqjhDRnDBv/?igshid=1c0md7ql34yeg

Arjana Shabani, 26 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqj4iTnT6Z/?igshid=10hf1hwevch4c

– Drita Perhati, 23 vjeç

https://www.instagram.com/p/CHqiCEAnXvr/?igshid=1grbduri2bdzq

Publikohen këngët e Festivalit të 59-të Këngës

Pas publikimit të listës së këngëtarëve pjesëmarrës, tashmë janë publikuar dhe këngët e konkurrentëve në Festivalin e 59-të të Këngës.

26 këngët e Festivalit janë këto:

Karma – Anxhela Peristeri

Vendi im – Agim Poshka

Peng – Devis Xherahu

Zjarri im – Era Rusi

Njësoj – Enxhi Nasufi

Jo – Erik Lloshi

Tjerr – Evi Reçi

Ty – Fatos Shabani

Kush je ti dashuri – Festina Mejzini

Vajzë – Florent Abrashi

E morën botën – Franc Koruni

E lirë – Gigliola Haveriku

Më jep jetë – Gjergj Kaçinari

Pendesë – Inis Neziri

Kujtimet s’kanë formë – Kamela Islamaj

Vallja e jetës – Kastro Zizo

Do t’ia dal – Klint Çollaku

Ora e jetës – Manjola Nallbani

Nëse vdes – Mirud

Valixhja e kujtimeve – Orgesa Zaimi

Vashëzo – Rosela Gjylbegu

Ka me t’ba me kajt – Sardi Strugaj

Meteor – Stefan Marena

Nënë – Viktor Tahiraj

Vesi i shpirtit tim – Uendi Mancaku

Më mbron – Xhesika Polo