Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Korçë, ku një 77-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas të dhënave paraprake, e moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj ndodhen emigrantë jashtë vendit.
77-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga policia, pas njoftimit të bërë nga një fqinj.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, pritet edhe përfundimi i procedurave mjeko-ligjore, të cilat do të përcaktojnë shkakun e plotë të vdekjes.
