Ditët me shi nxjerrin edhe më shumë në pah problematikat e infrastrukturës në qytetin e Korçës. Përveç vështirësive që sjell moti i keq, qytetarët përballen edhe me një tjetër shqetësim të përditshëm: trotuaret e prishura dhe të dëmtuara, të cilat e bëjnë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve.
Në shumë segmente të qytetit, pllakat e thyera, gropat dhe sipërfaqet e dëmtuara kthehen në pengesa serioze, veçanërisht kur bie shi .
Uji që grumbullohet në pjesët e dëmtuara e vështirëson edhe më shumë kalimin, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve dhe të rrëzimeve.
Keshtu ecja në shumë prej trotuareve të qytetit është kthyer në një vështirësi të përditshme…kjo me e theksuar edhe ne rrugicat me kalldrem te shtruara pa cilesi.

