Korçë/ Vodhi në fabrikë, magazinë dhe banesë, arrestohet pas një muaji në kërkim 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim prej rreth një muaji për tre raste vjedhjesh në juglindje të vendit, është arrestuar nga Policia e Korçës. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. Z., i dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme materialesh në një fabrikë, një magazinë dhe një banesë.

Sipas të dhënave paraprake, vlera e sendeve të vjedhura në këto tre raste kap shifrën e mbi 5 milionë lekëve të vjetra.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të kryera nga strukturat policore, të cilat arritën të zbardhnin tre ngjarjet.

I arrestuari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë procedurat ligjore për dokumentimin e plotë të rasteve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.