Category Archives: BLOG

Adriatik Lapaj: “Nëse ata më thyejnë mua ju do u shtypin edhe më egër…

Nga Adriatik Lapaj:

Ua tregoj unë skemën. Pasi e morën peng vendin me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe e kthyen përfundimisht shtetin në kompani private të klasës sunduese filluan e ndan konçesione pa doganë. Konçesionet janë burimi parave të pushtetit të tyre, e që ne i paguajmë çdo ditë. Me paratë tona ata pasurohen në mënyrë “të ligjshme” e me këto para “të ligjshme” blejnë votën në zgjedhje, rrahin kur duan përmes bandave që mbajnë vërdallë,

shajnë përmes lukunis së lehësve profesionist kur guxojmë të flasim të vërtetën.

Lëshohen e kërkojnë llogari te ata që guxojnë t’i refuzojnë, ndërkohë që heshtin e hollojnë zërin ndaj pengmarrësve të atdheut dhe të gjitha këto me paratë tona. Guxo po ta mbajti se të bëjnë të zi më shumë se e zeza. Të qepen e mallkojnë a thua se 32 vite i ke shtypur e vjedhur ti. Përse? Se ke thënë të vërtetën. Se po u thua njerëzve që gomari nuk fluturon.

Si zgjidhet? Me bashkim. Duke mos ruajtur cepin e sigurtë, por duke u rreshtuar me të drejtën. Nëse qenëria bashkohet atëhere dhe populli duhet të bashkohet e t’i dërgojë për skrap.

Pse duhet bashkuar?

Se ndryshe do vazhdojmë të shtypemi edhe më shumë. Tani mbetet populli ta ndajë, a do manipulohet nga ata a do bashkohet të përballet me ata. Unë mund të kisha zgjedhur rehatin. Ta mbaja mirë me ta. Të bëja sehir e të komentoja nga sallonet e Tiranës apo jahtet e bregdetit si snob e cinik si vuante e lëngonte një vend i tërë, por jo zgjodha përballjen.

Nuk dua merita, ama dijeni se nëse ata më thyejnë mua ju do u shtypin edhe më egër. Nuk po kërkoj post, po u kërkoj të bashkoheni e tu kërkoni demokratizimin e vendit përmes hapjes së garës, ligjit për referendumet, votës së emigrantëve dhe depolitizimit të administratës zgjedhore.

Lene nam turistët Italiane /Largohen pa paguar në restorant, momenti kur vrapojnë fshehurazi…

Restorant “Guva”, ndër më të frekuantuarit në zonën e Mangalemit prej të huajve që vizitojnë qytetin e “një mbi një dritareve”, ka zgjedhur të shprehë indinjatën për disa turistë italianë që janë larguar pa paguar faturën e tyre, duke publikuar pamjet e amerave të sigurisë.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, 4 turistët italianë shihen duke zbritur me nxitim shkallët e brendshme të lokalit dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia mbathin nga sytë lkëmbët.

Pronarët e restorantit e kanë marrë me qetësi situatën, duke u shprehur me ironi në postimin e tyre dhe për më tepër duke u uruar pushime të mbara.

Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!“, shkruhet aty.

Dy fjalë për ata që thonë “Nuk jetohet në Shqipëri…

Nga Spartak Ngjela:

I. Sot shqiptari e ka lirinë për të jetuar ku të dojë nëpër botë. Në Shqipëri e kanë mendjen shumica e emigrantëve shqiptarë. Por, edhe neve këtu, gjatë dy dekadave të fundit, ata po na japin shumë. Emigracioni shqiptar në vitin që kaloi ka dërguar në Shqipëri rreth 3 miliardë euro.

Historia do ta konsiderojë një akt mbijetese për shqiptarët emigrimin e tyre masiv në Perëndim. Dhe koha do t’ua shërbejë: se do të fillojë investimi masiv në Shqipëri, dhe ata, me kursimet e tyre, do të investojnë në atdheun e tyre, që nuk e ndajnë nga mendja për cdo orë të ditës.

Ne shqiptarët, dolëm të varfër maksimalisht nga diktatura, dhe ata ishin të parët që rrëmbyen vaporët dhe shkuan për punë në Perëndim.

Koha ashtu e kërkonte, se gjendja e vështirë në Shqipëri vijoi, dhe emigracioni u rrit, se ajo ishte e vetmja rrugë. Dhe, ata shpëtuan shqiptarët e Shqipërisë nga depresioni i urisë, se me paratë e tyre, dërguar familjeve, gjallëruan tregun në Shqipëri.

Kjo është e vërteta.

Po tani?

Tani gjendja në Shqipëri është normale, por qeveria aktuale, a do ta kuptojë dot që rroga në Shqipëri duhet të jetë sot jo nën 800 euro?

Bujqësia u zhvillua dhe po zhvillohet nga paratë që kanë investuar emigrantët e lavdishëm shqiptarë, që shpëtuan Shqipërinë, dhe tani duhet mendim i lartë jurudiko – ekonomik që të fillojë në Shqipëri kooperimi i kapitalit privat dhe shtetëror për krijimin e prodhimit industrial.

Kjo është kërkesë e kohës: por a e ka sot Shqipëria një qeveri me vizion modern për ekonominë shqiptare? Kjo duhet pritur. Por koha e prodhimit industrial, koha e industrisë ushqimore dhe e zhvillimit modern minerar, ka, ardhur.

E pra…

II.

Të shohim se çfarë do të sjellë shtatori që po vjen, për risinë që folëm më lart, dhe, të shohim: sa do të jetë ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krijimin e prodhimit industrial në Shqipëri, por edhe ngritjen e mëtejshme të nivelit të arsimit teknik dhe Universitetit Politeknin në Tiranë.

Koha e kërkon. Qeveria aktuale duhet ta studiojë me përparësi çështjen e prodhimit industrial në Shqipëri. Shqiptarët po presin zhvillimin e Shqipërisë, kudo ku ata janë…

Mos ia lini Sazanin, oligarkëve shqiptarë!

Nga Dritan Hila

Porti i Sazanit, fari në hyrje të portit. Është ndërtuar nga italianët. I gjithë porti është një vepër artistike me gurë të gdhendur. Më në brendësi janë ndërtesa të fazave të ndryshme. Janë ndërtesat e bëra nga italianët të gjitha në stilin neoklasik, pastaj ato sovjetike si një kopje e zbehtë e atyre italiane dhe në fund kazermat dhe pallatet tona të shëmtuara.

Porti po pëson degradim. Gurët po bien.

Administrimi është një mish-mash mes ushtrisë dhe bashkisë. Ndërkohë dikush duhet të merret me restaurimin e të vetmit ishull që kemi për të mos ta lënë si arkeologji industriale por edhe për ta bërë të shfrytëzueshëm.

Vetëm ju lutem, mos ia lini në dorë këtyre shëmtirave shqiptare me lekë që thirren oligarkë. Me siguri, do ta djallosin!/dritare.net

“Shtëpi me 35 mijë euro”, mediat italiane: “Shqipëria atraktive për të investuar…

Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në vendin ku familjet mesatare italiane duan të realizojnë ëndrrën e të pasurit të një shtëpie, mundësisht me pamje nga deti dhe me kosto jo të lartë. Mediat italiane thonë se italianët po shikojnë gjithnjë e më shumë nga ana tjetër e Adriatikut, ndërsa nuk mungojnë shkrimet që hapen me titujt: “Shtëpi me 35 mijë euro: Italianët investojnë në Shqipëri”.

Në një shkrim të Corriere Romanja, theksohet se Shqipëria është “një orë e gjysmë fluturim larg, çmimet janë të favorshme, italishtja është gjuha e dytë dhe taksat nuk janë të larta”.

Interesi i italianëve ka nisur që prej vitit 2015, theksohet në shkrim, ”por ishte pandemia ajo që solli bumin e vërtetë. Italianët, dhe në veçanti banorët e Romagna-s, e kuptuan menjëherë potencialin e këtyre investimeve, duke qenë se Shqipëria është Kroacia e re: një xhevahir i vërtetë i vendosur në Ballkan”, thekson media italiane.

Interesi i blerësve të mundshëm nuk ndizet vetëm nga afërsia me detin, por edhe nga distanca minimale me atraksionet e tjera. Në Lezhë, për shembull, plazhi është 7 kilometra nga lartësitë dhe në rreth njëzet minuta mund të arrini kodrat. Në Shqipëri ka 300 ditë me diell nga 365. Nuk mungon asgjë, nga taksitë deri tek ëi-fi”

Në shkrim theksohet se ka ende nga ata që blejnë edhe tre apo katër shtëpi në të njëjtën kohë, duke i konsideruar ato një investim në një vend me potencial të madh që po rritet me shpejtësi. Aktualisht peshën më të madhe e zënë pensionistët italianë që vijnë të tërhequr nga çmimet e ulëta. Megjithatë nuk mungojnë as familjet, të cilat nëse nuk arrijnë të vijnë për të jetuar në Shqipëri, apartamentin e japin me qira miqve ose të afërmve.

Spahiu bën thirrje: “Populli të braktisë plazhin por të protestojë ,kundër ligjit për taksën e pasurisë…

Nëpërmjet një VKM-je qeveria ka vendosur çmime të reja reference në 32 zonat kadastrale të qytetit. Rivlerësimi i tyre nuk bëhej që nga vitit 2016. Taksa që qytetarët e Tiranës do paguajnë në faturën e ujit tashmë do të variojë me një rritje nga 236 deri në 2600 lekë në vit në zonat më të shtrenjta. Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në një intervistë për Euronews Albania rritjen e shpenzimeve të shqiptarëve, ndërsa tha se çdo shqiptar duhet të paguajë 300 euro në vit për një banesë.

Spahiu, tha se kjo duhet të kishte çuar në këmbë popullin për një protestë….

“Nga nesër shqiptarët do të jenë më të varfër sepse në vit, vetëm me ligjin aktual, shteti do t’ju vjelë atyre 200 milionë euro taksa të një prone të cilën ata e kanë gëzuar nga babai, e kanë blerë, nga gjyshi, me pronë, me trashëgimi, me durim apo me blerje. Për këto arsye, një ligj tërësisht në mungesë të transparencës, i pajustifikueshëm edhe për shërbimet që i ofrohen qytetarëve, nuk mundet apriori të trefishohen. Të trefishohet për shtëpitë kur ata banojnë sepse për shtëpitë e dyta apo shtëpitë e plazhit taksa shkon më lart se tre-fish.

Sot prisja që ju atje në Tiranë, në Shqipëri të lidheshit me një protestë mbarëpopullore, që të kundërshtonte këtë projektligj.

Sot duhet të ishin të gjithë në shesh sepse i madh e i vogël, çdo shqiptar, i cili frymon në territorin e Republikës së Shqipërisë, por dhe ata që jetojnë jashtë, por kanë një shtëpi, një banesë, një pasuri të paluajtshme, atëherë duhet të kundërshtonin me forcë këtë ligj, i cili është tërësisht arbitrat, në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe që padyshim shfrytëzon shumë varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve”,-tha Spahiu.

Fifi e zhgënjyer me pronarët e klubeve: “Isha përgatitur për pune por si duket nuk jam më “in…

Fifi është një ndër vokalet mjaft të preferuara të publikut shqiptar dhe ajo është një artiste që nuk bën kompromisë kur bëhet fjalë për të kënduar “live”. Ndërkohë që po shijon një ndër momentet më të bukura në jetë, atë të të bërit nënë, Fifi vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore.

Por pavarësisht se është aktive në muzikë, duket se klubet e natës në Kosovë edhe në Shqipëri kanë lënë “pas dore” këngëtaren, duke mos e ftuar nëpër evente, gjatë kësaj periudhe shumë të ngarkuar me koncerte.

Përmes disa postimesh të bëra në profilin e saj të Instagramit, Fifi i është drejtuar klubeve duke i ironuziar për faktin që nuk e kanë ftuar.

“I falenderoj dhe i përshëndës të gjithë klubet e natës në Kosovë edhe në Shqipëri për këtë behar”. “Isha përgatitur për një verë të mbushur me punë por mesa duket nuk jam aq “in” në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano dhe këto të huajt, janë më mirë për tregun tonë”.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se nuk i ka ngelur aspak hatri dhe se nëse do e kërkojnë, ajo do shkojë prap.

Gjithësesi ajo e përfundon postimin e saj, duke shkruar: “Gjithsesi më keni bërë nder se jam duke e shijuar rritjen e djalit. Mbase do kisha më shumë lek por edhe pa këto mirë jam. Faleminderit Zotit”.

‘10 vjet beqare’ /Blogerja gjen më në fund dashurinë: “Ai ma bën jetën të lumtur…

E ftuar në “Pushime On Top” ka qenë gazetarja Zhaklin Lekatari. E pyetur nga moderatorët, ajo ka pranuar për herë të parë publikisht, se është në një marrëdhënie dashurie. Zhaklin Lekatari: “Këtë periudhë po shijoj verën dhe pushimet, detin, diellin…”

Eni Shehu: “Bashkë me një person të veçantë, apo jo?”

Zhaklin Lekatari: “Po…”

Eni Shehu: “Ti ke thënë më herët se ke qëndruar 10 vite pa krijuar një lidhje, a ishte ky person që të bëri të ndryshoje mendim?”

Zhaklin Lekatari: “Po, është e vërtetë, nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtur, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person…”

Lei Kraja: “Po plane për fejesë, dasmë…?”

Zhaklin Lekatari: “Jo, jo…”

Lei Kraja: “As për një beb…?”

Zhaklin Lekatari: “Unë nuk jam nga ato që bëj plane të mëdha. Për momentin jam e lumtur dhe gjërat janë mirë

‘Pronari në Londër na rriti qiranë’/ Habit Çifti britanik: “Tani jetojmë dhe punojmë në Shqipëri…

Një çift britanik, Laura dhe Dan, për mediat e huaja kanë rrëfyer se si morën vendimin për të jetuar në Shqipëri, që kur pronari i shtëpisë në Londër u dha lajmin e keq të rritjes së qirasë me 30%. Ata thanë se në Shqipëri është gjithçka është më lirë duke krahasuar çmimet në vendin e tyre, të cilat janë 80% më të ulëta. Çifti britanik u shprehën se në Shqipëri është gjithçka më e lirë duke krahasuar çmimet në vendin e tyre, të cilat janë 80% më të ulëta. Ata thanë se duke qenë se kishin mundësinë të punonin nga distanca kishin filluar të hulumtonin se ku mund të kalonin të paktën një muaj,

gjë që do të kushtonte më pak se jetesa në Londër, raportojnë mediat e huaja.

Ata gjithashtu treguan se ushqimi në Shqipëri ishte i mrekullueshëm, dhe se kishte një përzierje të traditave greke, italiane dhe turke. Ata u shprehën se ky ishte vendimi më i mirë që ata mund të kishin marrë ndonjëherë në jetën e tyre. Çifti thanë se Shqipëria ishte një nga vendet më miqësore dhe më mikpritëse që kishin vizituar ndonjëherë në jetën e tyre.

Po ashtu, ata janë mahnitur nga bukuritë natyrore të Shqipërisë, të cilët rrëfyen vendet që ata kanë vizituar si Tirana, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Ksamil. Ata nuk rezistuan pa treguar se në një muaj çifti kishte vlerësuar se duke përfshirë ngrënien dhe akomodimin, kishin shpenzuar rreth një të tretën më pak se shpenzimet që do të kishin shpenzuar në Londër, duke përfshirë edhe qiranë e apartamentit.

Edhe një numër i lartë pensionistësh sidomos nga Italia zgjedhin Shqipërinë për koston më të ulët të jetesës.

Shqipëria prostituohet me dhe pa ndërgjegje…

Ardi Stefa:

Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në rrafshin evropian, një eksperiment prej mijëra eksperimenteve që realizohen në të gjitha zonat e planetit. Receta është e njëjtë: Kur një popull ngre kokë kundër një sistemi apo qeverisë së tij, gjeni një vagabond dhe i ngarkoni detyrën që t’i hedhë prangat popullit. Dhe lereni popullin të rraskapitet.

Më shumë mundësi ka që të mësohet dhe të rrojë i rraskapitur tridhjetë a dyzet vjet, siç ndodhi në Spanjë apo Portugali, ose edhe rreth pesëdhjetë vjet si në rastin tonë.

Por, meqënëse kohët ndryshojnë shumë shpejt, edhe receta u modifikua. Merrjani çelësat vagabondit, jepjani një qeveritari “të ri” dhe dërgojeni që të lirojë prangat. Populli do t’i lëpijë duart, duke e parë si çlirimtarin e tij…

Pastaj, kur “çlirimtari” të rraskapitë popullin me aferat korruptive e kriminale, me sistemin e kalbur gjyqësor e politik, me zhgënjimin e atyre që e mbështetën, me degradimin e demontimin e opozitës dhe Demokracisë, ai vetë do t’ua dorëzojë çelësat dhe prangat bijve të atyre që qeverisën popullin për mbi dyzet vjet.

Kështu ishte parashikuar, kështu është vendosur.

Dhe përsëri rreth vicioz. Dhe për këtë, ne, kafshët moderne eksperimentale, kur të ndajmë epokat duhet të përdorim gjithmonë termin n.k. (nën komunizmin) dhe p.k. (pas komunizmit – aspak pas Krishtit). (Aspak Përpara Demokracisë e aspak Pas Komunizmit). Sepse eksperimenti doli me sukses dhe këtë nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast. Shikojeni sot Shqipërinë. Çfarë nga ato që thashë më lart nuk qëndron? A nuk është i njëjti sistem vlerash e antivlerash? A nuk është ky një sistem shtypës, mashtrues, korruptues e kriminal që në fillimet e shtetit “të ri” shqiptar?

E ndërtuam atdheun 32 vite më parë mbi kilometra shprese…

Sot atdheu i atëhershëm ekziston mbi mijëra kilometra dhembjeje e zhgënjimi…. E përsëris: eksperimenti doli me sukses me Shqipërinë. Shikojeni sot Shqipërinë. Është kombinimi perfekt i një gjasme demokracie, i një gjysmë demokracie, i një aspak demokracie, ku opozita i bën fresk pushtetit dhe merr kockat e radhës me kulla e paprekshmëri dhe tallje të ëndrrave e shpresave të popullit opozitar.

Shikojeni sot Shqipërinë. Është një burg pa mure, ku të burgosurve as nuk u shkon në mendje të arratisen. Një sistem skllavërimi, kur për hir të konsumit, argëtimit, parave të pista e fasadës së shndritshme, skllevërit e dashurojnë skllavërinë e tyre.

Dhe eksperimenti do të vazhdojë të dalë me sukses. Shqipëria prostituohet, me dhe pa ndërgjegje. Dhe askush nuk është i pafajshëm. Pa përgjegjësi nuk është askush…Këtë nuk duhet ta harrojmë!

Gazeta italiane: “Ksamili, Maldivet e Europës, një në tre turistë është italian…

Plazhet shqiptare, e veçanërisht Ksamili vazhdon të konsiderohet si Maldivet e Europës. Këtë herë është italiania “La Repubblica”, e cila evidenton pasuritë e bregdetit shqiptar të cilat thotë gazeta mund të vizitohen për shumë më lirë se edhe plazhet italiane.

Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento, por me një ndryshim, në Pulia një ombrellë dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, ndërsa në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni ende me 10-15 euro, shkruan “La Repubblica”.

Për italianët që kërkojnë një det fantastik me çmime të arsyeshme, vendi ynë është zgjidhja ideale, madje sipas “La Repubblica”, 1 në 3 pushues këtë vit në Ksamil është italian.

“Tani për tani, parajsa kalimtare e pushuesve kursimtarë, atyre që nuk duan të shpenzojnë një rrogë tashmë të prekur nga inflacioni, është ky përqafim qielli dhe deti që hapet nga malet drejt Korfuzit, Ksamili, ku një në tre turistë është italiane. Më e egër se Kalabria, më e gjelbër se Umbria, më popullore se Romanja dhe me një det të ngjashëm me atë të Pulias, por më lirë,” vijon “La Repubblica”.

Zakoni i çuditshëm i Adele, qan para dhe pas çdo koncerti…

Adele prej vitesh tashmë na emocionon të gjithëve me këngët dhe projektet e saj, duke na bërë më shumë për të qarë në fakt se sa të ndihemi mirë, por për “kompensim” të paktën artistja bëka për të qarë edhe veten, kështu që të paktën na kupton. Në fakt, Adele nuk e bëjnë specifikisht baladat e saj të dashurisë të derdhë lot, por e gjithë muzika që bën, arti dhe audienca që e ndjek ngado. Këngëtarja 35-vjecare prej disa kohësh është gati cdo javë në “Caesars Palace” në Las Vegas, një rezidencë që e kanë mbajtur shumë artistë të mëdhenj para saj,

por edhe pse gjithcka po shkon shumë mirë me performancat e saj, Adele duket se ka aq shumë emocione, sa e ka bërë “zakon” që të qajë si para, ashtu edhe pas cdo koncerti që bën.

Sipas “Daily Mail”, një burim pranë artistes thotë: “Adele po përjeton një sërë emocionesh gjatë performancave të saj. Publiku mund të mos e dijë këtë, por këto shfaqje janë aq të rëndësishme, sa ajo qan çdo herë para apo edhe pas performancës së saj. Madhësia e spektaklit dhe suksesi i saj është aq fantastike për të saqë ajo qan pak para apo edhe pas shfaqjeve

E si për të treguar dashurinë e saj për publikun që e ndjek, Adela ka vendosur që të bëjë edhe një “live” nga koncerti në Vegas, me të gjitha performancat që ka bërë gjatë këtyre kohëve, për shkak se janë të shumtë ata që duan ta ndjekin nga afër dhe kjo gjë ose do t’i japë ndjesinë e të qenit aty në koncert bashkë me të, ose do t’i frymëzojë që të presin biletën për ta parë.

Ndërkohë nëse do shoqërues, Adele mund të na telefonojë se qajmë edhe ne bashkë me të.

https://youtube.com/shorts/7lJ3ooJ6dUM?feature=share

“Nga 40 deri në 700 euro”/ Daily Mail i dedikon shkrim shezlongëve më të shtrenjtë të Evropës…

Daily Mail trajton çështjen e kostos së shezlongeve në destinacione të ndryshme të njohura evropiane duke paraqitur një raport. Publikimi i referohet edhe opsioneve ultraluksoze ku kostoja për një shezlong shkon përtej arsyes dhe arrin afër… 700 euro. Ai thotë se klubet e mbyllura në destinacionet italiane të Capri, Sardenjës dhe Positano dhe vendpushimet spanjolle të Majorca dhe Ibiza paguajnë deri në 685 € për një vend në diell.

Klubet e plazhit në vende të njohura janë bërë një zgjedhje popullore për personazhet e famshëm, turistët e pasur dhe influencuesit e mundshëm që nuk e kanë problem të paguajnë aq sa duhet për një ditë në një plazh privat larg turmave.

Por, shton Daily Mail, edhe familjeve që kërkojnë një arratisje buxhetore u kërkohet të paguajnë 40 euro për person për shezlongët në plazhin Fornillo në vendpushimin e Bregut Amalfi të Positano. Arienzo Beach Club në Positano ishte ndër klubet më të shtrenjta të plazhit të gjetura në investigimin e mediave britanike sot. Kushton 685 euro për një “eksperiencë VIP” që përfshin një krevat dielli, çadër, ujë, meze, pjatë kryesore dhe një shampanjë vintage Dom Perignon.

Siç thuhet ndër të tjera

“Ju gjithashtu mund të gjeni veten duke paguar 500 € në plazhin Nikki në Sardenjë për një eksperiencë të ‘krevatit ikonik’ për dy deri në tre persona, e cila përfshin shampanjë. Vende të tjera me çmime të jashtëzakonshme që përfshijnë Scorpios Beach në Mykonos me 160 € për një kabane dhe La Reserve A La Plage në St Tropez, Francë, ku një shezlong kushton 80 € në ditë ose 200 € për një shezlong dopio.

Ndërkohë, La Fontelina në Capri, Itali paguan 70 € për një shtrat në diell, ombrellë dhe peshqirë. Anima Beach Palma në Majorca, Spanjë kërkon 70 € për një shtrat në diell, ombrellë dhe peshqir. Dhe Blue Marlin në Ibiza, Spanjë paguan 30 € për një shtrat në diell, por ka gjithashtu një shpenzim minimal në vend prej 50 € për krevat“.

Arlind Qorri: “Opozita përbëhet nga dordolecë dhe pazarxhinj, më thoni një emër oligarku që ata përmendin…

Drejtuesi i lëvizjes “Bashkë” Arlind Qorri ka lëshuar një “shuplakë” të fortë ndaj opozitës “farsë” të Sali Berishës, duke i quajtur ndër të tjera “pazarxhinj” që nuk hapin gojën për të denoncuar krimin më të madh ambiental që po i bëhet Tiranës me ndërtimin e kullës më të lartë te lulishtja pas “Operas”. Në një deklaratë në “Breaking” në Top Story,

Qorri ka thënë se opozita e Sali Berishës nuk ka guxim të përmendë një emër oligarku, dhe nuk ka denoncuar jo vetëm “Kullën Mal”, pas të cilës flitet se qëndron vetë, por as edhe përbindëshat e tjerë të betonit që po ngrihen në Tiranë.

Janë parti të vjetra, të kalbura, të kompromentuara. Që zoti Berisha nuk tha për një prek krimeve më të mëdha në Tiranës, nuk është e re. Më thoni ju mua kur ka reaguar Berisha, për kullat që pondërtohen apo janë ndërtuar. Kur ka reaguar për kullën që ende po ngrihet te ish-këndi i lojërave, “7-xhuxha”. Kjo është një opozitë formale që ndan para me pushtetin nën rrogozë, edhe me oligarkët.

Berisha bën beteja kozmike të themi me SHBA, George Soros, dhe nuk ka guxim për një prej krimeve që po bëhet sot në mes të gushtit”, deklaroi Qorri.

Sipas tij, Berisha dhe Edi Rama janë partnerë me oligarkët ndërtues në Tiranë, çka tregon se ata janë dordolecë në opozitë. “Sali Berisha, njëlloj si Edi Rama është partner me këta që ndërtojnë. Fakti që ajo parti nuk ka asnjë qëndrim publik, asnjë kundërshti.

Fakti që ata bënë një fushatë dhe nuk guxuan të përmendin një emër, as Berisha, as Belind Këlliçi. Ata janë thjeshtë dordolecë. Siç kemi dordolecë në pushtet, kemi edhe në opozitë”, përfundoi Arlind Qorri.