“Çfarë s’na vret, na bën më të fortë”/ Rama takon banorët pas zjarrit në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e djeshme në Himarë, në zonat e prekura nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku ka parë nga afër situatën dhe angazhimin e strukturave në terren.

Gjatë vizitës, rama ka takuar dhe falënderuar efektivët e emergjencave civile, forcave të armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera të angazhuara për përballimin e situatës.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 881 forca operacionale dhe 75 automjete zjarrfikëse. në terren kanë qenë gjithashtu 340 efektivë të forcave të armatosura, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga helikopterë dhe avioni “air tractor”.

Fokusi kryesor i strukturave ka qenë vënia nën kontroll e vatrave të zjarrit dhe mbrojtja e banorëve dhe pronës. Ndërkohë, për banorët e prekur nga zjarret, bashkia e himarës do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.