Çfarë ndodhi?! Shqiptarët grabitën “yllin” spanjoll

Sipërmarrësja e njohur spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar së fundmi një nga ngjarjet më të frikshme të ndodhura gjatë jetës së saj, pasi disa grabitës të maskuar që dyshohet të kenë qenë shqiptarë, kanë tentuar të vidhnin shtëpinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë e pranishme në shtëpi së bashku me familjen.

Raportime të shumta kanë bërë xhiron e rrjetit nga mediat e huaja, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe vetë Rocío Osorno, e cila përmes një postimi të ndarë së fundmi në rrjet shkruan se në momentin e ngjarjes ajo ndodhej në katin e sipërm. Në momentin që ka zbritur poshtë ajo vuri re se dritarja e dhomës që zakonisht e mbanin të mbyllur, ishte hapur. Kështu ajo kuptoi se gjërat nuk ishin ashtu siç duhej.