Korça ka nisur të marrë pamjen karakteristike të festave të fundvitit. Ndërhyrjet dekorative në rrugët dhe hapësirat publike të qytetit vijojnë ndërsa gjithçka po bëhet gati për të krijuar atmosferën festive që çdo vit tërheq mijëra vizitorë.
Dekorimet, ndriçimi dhe elementët e veçantë festivë pritet ti japin qytetit gjithnjë e më shumë ngjyra, duke sjelle ndjesinë e afrimit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Një nga momentet më të shumëpritura ishte 15 nëntori, kur në Korçë nis kreshma e Krishtlindjeve, duke shënuar edhe çeljen e sezonit festiv në qytetin juglindor.


