Adele prej vitesh tashmë na emocionon të gjithëve me këngët dhe projektet e saj, duke na bërë më shumë për të qarë në fakt se sa të ndihemi mirë, por për “kompensim” të paktën artistja bëka për të qarë edhe veten, kështu që të paktën na kupton. Në fakt, Adele nuk e bëjnë specifikisht baladat e saj të dashurisë të derdhë lot, por e gjithë muzika që bën, arti dhe audienca që e ndjek ngado. Këngëtarja 35-vjecare prej disa kohësh është gati cdo javë në “Caesars Palace” në Las Vegas, një rezidencë që e kanë mbajtur shumë artistë të mëdhenj para saj,
por edhe pse gjithcka po shkon shumë mirë me performancat e saj, Adele duket se ka aq shumë emocione, sa e ka bërë “zakon” që të qajë si para, ashtu edhe pas cdo koncerti që bën.
Sipas “Daily Mail”, një burim pranë artistes thotë: “Adele po përjeton një sërë emocionesh gjatë performancave të saj. Publiku mund të mos e dijë këtë, por këto shfaqje janë aq të rëndësishme, sa ajo qan çdo herë para apo edhe pas performancës së saj. Madhësia e spektaklit dhe suksesi i saj është aq fantastike për të saqë ajo qan pak para apo edhe pas shfaqjeve”
E si për të treguar dashurinë e saj për publikun që e ndjek, Adela ka vendosur që të bëjë edhe një “live” nga koncerti në Vegas, me të gjitha performancat që ka bërë gjatë këtyre kohëve, për shkak se janë të shumtë ata që duan ta ndjekin nga afër dhe kjo gjë ose do t’i japë ndjesinë e të qenit aty në koncert bashkë me të, ose do t’i frymëzojë që të presin biletën për ta parë.
Ndërkohë nëse do shoqërues, Adele mund të na telefonojë se qajmë edhe ne bashkë me të.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.