Një aksident i rëndë u regjistrua rreth orës 01:00 të së dielës në Korçë, ku një automjet u përplas fillimisht me një pemë dhe më pas u përmbys në rrugë. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit, një i ri, arriti të dilte nga automjeti pa pësuar lëndime.
Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

