Një profesor nga Korça, në një deklaratë të fortë, shprehet se Edi Ramën në pushtet e mbajnë korrupsioni, njerëzit e lidhur me qeverinë dhe interesat e fuqive ndërkombëtare që, sipas tij, kanë përfitime ekonomike në Shqipëri.
Ai përmend figura të qeverisë, si Belinda Balluku, fshatari i Librazhdit si dhe persona të tjerë që, sipas tij, i shërbejnë këtij sistemi. Profesori ngre shqetësime edhe për ndikimin e interesave të huaja në ekonominë shqiptare, nga nafta deri te mineralet, duke pretenduar se këto interesa kanë depërtuar në sektorët më të rëndësishëm të vendit.
Ai thekson se zemrat e studentëve dhe të qytetarëve të dhunuar e të gjakosur nga përplasjet brutale me policinë janë me protestën dhe kërkesën për ndryshim.
Profesori shpreh bindjen se zëri i studentëve dhe pedagogëve në Tiranë duhet të dëgjohet në të gjithë vendin, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos e braktisin kauzën e arsimit dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Në përfundim, ai nënvizon se Korça nuk e braktis atdheun, nuk i kthen shpinën arsimit dhe qëndron në krah të studentëve dhe protestës së tyre.
