Tirana në protestë, mijëra pedagogë në krah të studentëve! Po në Korçë, ku janë?

Kur pedagogët në Tiranë dalin në rrugë për t’u bashkuar me studentët, për të mbështetur zërin e tyre dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave, në Korçë lind një pyetje që meriton përgjigje:

Pse pedagogët nuk janë në krah të studentëve të tyre?

Në Tiranë, pedagogë nga universitete të ndryshme janë bashkuar në një marshim solidariteti me studentët. Ata kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre dhe kundërshtimin ndaj dhunës së ushtruar ndaj të rinjve protestues.

Korça u bë pjesë e protestave të të rinjve, por ajo që duhej të ishte një moment solidariteti dhe reagimi qytetar u shoqërua me tensione, ndërhyrje policore dhe shoqërime në komisariat me civile ,spiune e shume patronazhiste te cilen kontrollojne protesten pasi Korça ka ngelur province e vogel dhe njerezit njihen dhe kontrollohen detajet..

Ndërkohë, në Korçë, qytet me traditë të gjatë arsimore dhe universitare, mungesa e një mbështetjeje të dukshme nga pedagogët ngre pikëpyetje mbi rolin e komunitetit akademik në momentet kur të rinjtë kërkojnë të dëgjohen.

A nuk janë edhe studentët e Korçës pjesë e së njëjtës shoqëri? A nuk meritojnë edhe ata të ndihen të mbështetur nga pedagogët e tyre?

Pedagogu nuk është vetëm një njeri që hyn në auditor, zhvillon leksionin dhe largohet. Ai është edhe një model për studentët, një zë i arsyes dhe një figurë që duhet të nxisë mendimin kritik, guximin qytetar dhe përgjegjësinë shoqërore.

Nuk kërkohet që çdo pedagog të ketë të njëjtat bindje apo të marrë pjesë me detyrim në protesta. Por kur studentët përballen me çështje që prekin të drejtat, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre, solidariteti i komunitetit akademik ka rëndësi të veçantë.

Nëse në Tiranë pedagogët u bashkohen studentëve, pse në Korçë nuk shohim të njëjtën mbështetje? Studentët nuk kanë nevojë vetëm për dije dhe diploma pa vlere .Ata kanë nevojë të dinë se nuk janë vetëm kur vendosin të ngrenë zërin.

Sepse vlera e arsimit nuk matet vetëm me atë që mësohet në auditor, por edhe me shembullin që jepet jashtë tij dhe me punet dhe vleren qe ka ajo diplome ne Korçe kur e ke diplomen ne xhep dhe nuk je patronazhist sistemi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.