“Patronazhistët e Peleshit i kanë zënë vendet”/Vajza me diplomë në Shkenca Politike qan në emigrim:”Shqipëria më mohoi të ardhmen!

Shkruaj me lot në sy, si një vajzë që ndihet e huaj mes dy shteteve, pa e ndier plotësisht asnjërin si shtëpinë e saj. Kam përfunduar universitetin për Shkenca Politike, me ëndrrën për t’u kthyer në Shqipëri dhe për t’i shërbyer vendit tim. Por si mund të kthehem kur ndihem e përjashtuar nga mundësitë që më takojnë me meritë, ndërsa vendet e punës shpesh duket se u rezervohen patronazhistëve .

Sot jetoj në emigrim, ku më duhet ta nis gjithçka nga zeroja. Diplomat, sakrificat dhe ëndrrat e mia nuk mjaftojnë për të më bërë të ndihem në shtëpi. E megjithatë, zemra më mbetet në Shqipëri.

Prandaj, sot u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve: Dilni në protestë! Dilni për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre, për ata që po largohen dhe për ata që nuk janë më mes nesh.

Vajza rrëfen e përlotur nga emigrimi, ku ndihet e huaj mes dy shteteve dhe thotë se nuk i përket asnjë vendi. E diplomuar në Shkenca Politike, ajo ëndërron të jetojë në Shqipëri dhe t’i shërbejë popullit të saj, por i mohohet e drejta për të punuar në administratë, ndërsa vendet e punës u zënë patronazhistët. Jashtë atdheut, asaj i duhet t’ia nisë nga zero, sikur përpjekjet dhe diploma e saj të mos vlejnë asgjë. Mesazhi i saj është i qartë: Dilni dhe reagoni për fëmijët tuaj, sepse dje jua merrnin jetën në fshehtësi, ndërsa sot po jua marrin hapur!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.