Nesër supersfida me Skënderbeun, Egnatia zbarkon në Korçë

Egnatia zbarkon në qytetin juglindor për t’u përballur me Skënderbeun, në një supersfidë që pritet të tërheqë interesin e tifozëve të të dyja skuadrave. Ndeshja do të luhet të premten, më 20 nëntor, në orën 16:00, në stadiumin “Skënderbeu”, dhe është e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore.

Egnatia kryeson kampionatin me 27 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e pestë me 14 pikë.

Diferenca në renditje e bën këtë përballje edhe më interesante: rrogozhinasit kërkojnë të ruajnë kreun, ndërsa korçarët synojnë të marrin një rezultat pozitiv përpara tifozëve të tyre.

Korça pritet të përjetojë një pasdite të bukur futbolli, me dy skuadra që kanë objektiva të rëndësishëm në këtë kampionat.

Skënderbeu apo Egnatia? Përgjigjen do ta japë fusha e lojës!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.