Category Archives: KORÇA

Futën frymën të rëmbesh dhe të zhvatësh ,
frymën kap ç’farë të kapësh…

Ardian Dhimitri ka publikuar një këngë me tekst që i thotë të gjitha ….
Erdha në këtë botë ,në vitet 70-dhjetë ,    
për ca flokë të gjata dhe ca këngë me kitarë ,   
haje burg vërtet .  
Megjithatë guximin patëm ,për një tjetër jetë ëndëruam, gjallë mbajtëm shpresën …. 
U rritëm me shoqëri gjithë ditën me kitarë…

kënduam dhe për autostrada …
që me sy nuk i kishim parë…

krijuam botën tonë virtuale ,    
ku atje e ndjenim veten të lirë ,gjallë mbajtëm shpresën …. 
Dhe ja 90-ta erdhi ,gjithçka e kthyem përmbys ,erdhi ditë e re menduam por edhe kjo ditë e re shpejt u ngrys …. 
luftuam për një botë më të lirë por sollëm kohën e zhvat sa mund të zhvatësh kohën vk.   
Kap ç’fatë nund të kapësh…

Njerëz nga malet zbritur u bënë politikanë trutharë , vodhën plaçkitën grabitën ….  
shkatëruan si kurrë më parë, rrënuan kulturën, traditën ,futën frymën të rëmbesh dhe të zhvatësh ,frymën vk  kap ç’farë të kapësh
 .

Rënuan uzinat fabrikat ,i shitën të gjitha për skrap zhdukën nga faqja e dheut ,
ç’ka ishte ndërtuar 50-vite me rradhë

…njerzve që prisnin pronat e tyre …që komunizmi ja’u kishte marë …ja u futën sa krahu ….
i bën ish-pronarë ….
Shtetin shkatëruan nga rrënjët ,
shkaktuan 97-e Gërdec ….
njerëz rrugëve vranë ….
shumë të tjerë i mbytën në det ….
i bënë të marrin rrugët e botës ….
kokën prapa të mos e kthejnë ….
i bënë të ndrrojnë identitet

Qytetari nga Korça : “Këtu kanë ikur të gjithë, Korça është e vdekur…Vetëm një ditë që vinë Tiransit ka !

Realiteti për qytetarët që jetojnë në këtë qytet është i dhimbshëm . Korça është e vdekur po ta them troç …asgjë nuk ekziton këtu…një ditë të Shtunë që vinë këta Tiransit dhe pastaj e vdekur….Më tej qytetari Korçar shprehet i habitur edhe pse vinë Tiransit….Nuk e kuptoj për ç’farë vinë …vinë shikojnë atë pazar të qelbur atje….

Ndërsa i pyetur nga gazetari Artin Halili përse je kaq i pakënaqur ,ai shprehet:

Këtu s’ka asgjë ,ska jetë asgjë hiç, …kanë ikur të gjithë….tërë shokët, dil vetë si kukudhi…shprehet qytetari Korçar.

@artinhalili

Kur pyet një korçar: Pse nuk ka turistë në Korçë? 😑#holidays #lights #tourism #virale #korça #christmas #tiktok

♬ original sound – Art Halili

https://youtube.com/shorts/6T1f_nA8dk8?si=8KJCxbKOPt-oX6l0

Arjani jep lajmin e mirë: “Si për çudi filloi të punojë ngrohja në Spitalin e Korçës ,pas videos…

Një çift të moshuarish të cilin e kanë djalin emigrant në Itali ,janë ndeshur me një situatë të papritur ne spitalin e Korçës ndërsa mungonte ngrohja. Nëpërmjet një video djali i tyre Arjani,u shpreh i revoltuar me shërbimin që marin qytetarët edhe pse kanë 40-vjet pune në Shqipëri .Sot duke na përshëndetur nga Korça ,Arjani ka njoftuar që si për çudi filloi të punojë ngrohja në Spitalin e Korçës ,pas videos…

Ndërsa ajo që përcjell është ndërgjegjesimi i të gjithëve ,duke mos heshtur përballë padrejtësive….

https://youtube.com/shorts/WFtX7_XMNmI?si=lPpCC0QyIc8SOqe_

https://youtube.com/shorts/FrGqpYWexiw?si=e9jiT-lVO4iaQc9Z

‘Nuk ecim dot’/ Korçarët te revoltuar me rrugicat Korçare:” Bashkia të mos e merte në dorëzim ketë cilësi punimesh…

Dikur rrugicat Korçës gjithmonë ofronin një magji të pashterueshme. Korçaret i kujtonin me nostalgji dhe krenari. Por sot nuk është e njëjtë…Sot ndjesia kur ecën duket sikur nuk i përkasin Korçës, pasi shpeshhere kthehen ne histori vuajtje ne ecjen e qytetareve dhe makinave pasi cilesia e shtrimit te tyre eshte shume e ulet.

Korçarët të revoltuar me cilësinë e punimeve shprehen:

Mahnitëse në Dardhë/ Pamjes piktoreske me borë i shtohen edhe sorkadhet(Video)

Bora dhe temperaturat e ulëta në juglindje të vendit kanë sjellë edhe një pamje më natyrale, sidomos në fshatin turistik të Dardhës në Korçë. Pamjes së bukur piktoreske, këtë herë i janë shtuar edhe tre sorkalle, të cilat kanë dalë shumë pranë rrugës në Dardhë.

Në një video nga Franko Hoxha ,tre sorkadhe shfaqen shumë pranë rrugës për në fshat, dhe nuk tremben aspak nga automjetet që kalojnë ku ashtu si njerëzit po i ‘gëzohen’ këtyre ditëve me borë në Dardhë.

https://youtube.com/shorts/JThyk87oWpE?si=LIo9vnJHeXzMZ40k

E trishtë/ Ndërron jetë tenori korçar i Korit Lira ,Thanas Konini

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Thanas Konini. Tenori i njohur korçar do të bëhej pjesë e korit tradicional të këngëve të njohura dhe patriotike korçare që kur ishte një djalë krejt i ri e përsa jetoi mbeti pjesë e korit aq shumë të njohur. Dy prej këngëve të Korit “Lira”, “Dua me shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sytë e zi” janë interpretuar nga Thanas Konini, këngëtar që i ka dhënë vlerë vokale korit që është “Nder i Kombit” për atë reportor aq shumë të pasur.

Thanas Konini ishte më shumë se një këngëtar i këtij kori, ai ishte shpirti dhe forca vokale, ai ishte këngëtari ku të gjithë krijuesit e dirigjentët i kanë mbështetur tek vokali i tij.

Me humbjen e Thanas Koninit, Kori “Lira” ka humbur shumëçka.

Ermira Babaliu :”Kam kënduar serenata por në Korçë s’kam marrë asnjë ftesë ,Pogradeci mi ka hapur dyert…

Ermira Babaliu në një intervistë speciale në report tv ka deklaruar se ka bërë kompromis me veten ,ndërsa kur e ze malli do vijë me shpesh në atdhe …dhe se Korçën e do shumë ,po ajo ç’ka e trishton është se s’ka marrë asnjë ftesë ,edhe pse është autore e shumë serenatave që ka dhuruar emocione pa fund. Artistja shumë e dashur për publikun më tej thekson se Pogradeci i ka hapur dyert….

Kjo nuk është thirrje por trishtim….

Artistja Pogradecare ka lënë gjurmë në artin shqiptar për serenatat Korçare. Zëri dhe pasioni i artistes i zgjoi dhe rizgjoi ato në dimensionet më unike. E kujtojmë këngën “Më ka marrë malli, shumë më ka marrë”, në filmin “Eja”, ku zëri i Ermirës jo vetëm spikat, por magjeps

Video:

Kush është Thoma Turtulli që i dhuroi Korçës biblotekën,Kinemanë ,Liceun dhe Spitalin…

Dikur e njihnin të gjithë. Sot pak njerëz në Korçë e jashtë saj dinë për të. Ai ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi shqiptar, shembull që duhet ndjekur edhe sot nga kushdo.

Nga Vangjel Simaku

Ishte bamirësi që i dhuroi Korçës, qytetit më të kulturuar të Shqipërisë: bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Filantropi që shpëtoi nga vdekja e sigurt me dhjetëra njerëz, por nuk shpëtoi dot vetveten prej saj. Ishte ai që përgatiti pajën e shumë familjeve të vobekta korçare dhe fitoi dashurinë e simpatinë e mijëra zemrav. Por sistemi i kuq monstruoz, u soll egërsisht me familjen Turtulli.

Kur varrezat e Korçës u zhvendosen nga kisha e Shën Mërisë, u prish në mënyrë barbare varri monumental i kësaj familje të shquar dhe eshtrat e Filantropit të Madh nuk dihet ku përfunduan. Urrejtja patologjike e Enver Hoxhës ndaj kësaj familje, bëri që një nga filantropistët më të njohur e të mëdhenj në Ballkan e më gjerë, Thoma Turtulli – të mos ketë sot as varr.

Thoma Turtulli ishte me origjinë nga Vithkuqi, dikur një qytet i madh me shumë lagje, kisha e shkolla, që rivalizonte për nga përparimi vetë Voskopojën.

Por njësoj, si Voskopoja dhe Vithkuqi u dogjën dhe u grabitën tre herë. Zjarrvënësit ishin po të njëjtët. Familja Turtulli u zhvendos në Korçë dhe bëhet një prej familjeve më të njohura tregtare të kohës. Thoma Turtulli e kompania e tij zhvillonte tregëti me Durresin, Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin .

Shumë shpejt ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti europian.

Kështu në qytetin e Korçës më 25 dhjetor 1927-ë, çeli dyert kinemaja “Majestic”, një La Scala e vogël në zemër të qytetit. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato”, e krijuar prej Thoma Turtullit e miqve të tij.

Ai i dhuroi qytetit arsimdashës të Korçës, bibliotekën, duke parë etjen e madhe për dije të korçarëve. Në qytetin tonë e rreth tij, ekzistonin shumë libra nga bibliotekat e dikurshme të Voskopojës, Vithkuqit e vetë Korçës si dhe të sjella dhe nga shoqëria “Vatra” e SHBA-ës.

Kështu që biblioteka e bukur e Korçës, e inauguruar më 1930-ën, numëronte rreth 30000 libra, asaj kohe. Korçës së kulturës biri dhe filantropi i madh, Thoma Turtulli i dhuroi edhe, liceun këtë vatër dije, brenda e jashtë Shqipërisë. Kurse spitali i qytetit u inaugurua me 1934-ën.

Pas përfundimit të tij bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40.000 franga ari për ndërtimin e shkollës industriale.
Mbreti Zog e dekoroi zonjën Athina Turtulli me Urdhërin e Skënderbeut.

Thuhet se Thoma Turtulli ndiqte vete punimet për ndërtimin e spitalit dhe atje u sëmur nga bronkopneumonia. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mbretit Zog, i cili solli enkas nga Selaniku mjekët më të mirë, ai nuk shpëtoi dot. Veprat e këtij bamirësi të madh edhe sot shkëlqejnë në Korçën tonë dhe janë shprehje e frymës evropiane që mbolli në këtë qytet, Thoma Turtulli e filantropë të tjerë me emër./VoAL

24 Tetori , “Dita e Çlirimit të Korçës…

Korça, sot datën 24 tetor, përkujton 79 vjetorin e çlirimit. Nuk është rastësi që në pikat kyçe të historisë së këtij qyteti, që nga themelimi e në vazhdim, janë prezent figura të shquara që ja kanë ngritur më lart emrin dhe famën Korçës! Në 24 tetor 1944, Jonuz Baliko Latollari bashkë me misionin anglez hyjnë të parët në Korçën e çliruar, ku u pritën me brohoritje e tufa lulesh nga populli patriot i këtij qyteti.

Pikërisht këto momente entuziazmi të papërshkrueshëm i fiksoi mjeshtërisht në celuloid, me aparatin e tij, Jonuz Baliko Latollari.

Autori i fotove të rralla ditën e çlirimit të Korçës më 24 tetor 1944, është Jonuz Baliko Latollari (1887-1970) nga Panarit-Grabockë Korçë, pjesëmarrës në të dy Luftrat Botërore .

24 Tetor 1944 🇦🇱🇦🇱
Çlirimi i Korçës nga Brigada e 2 -të dhe e 9 -të Sulmuese

Rruga Korçë-Pogradec dhe ca ndodhi të tjera…

Nga Albens Tabaku :        
Sot per shkak te nje problemi me makinen mu desh te udhetoja per ne Pogradec dhe kthim me nje furgon te linjes. Pata kohe te shihja mjerimin perreth rrugeve .Ate lloj mjerimi qe si molle e prishur nuk eshte i njetrajtshem kudo ,por qe ka filluar ate perparimin e ngadalshem ,ashtu si kalbja e nje fruti ,ku me pak e ku me shume ,ka tendencen te njetrajesohet ,ne nje te tere.

Eshte vetem ceshtje kohe.

Kur i jep vete makines, nuk e ke shume mendjen te fokusohesh per rreth ,ose edhe nese sheh nuk ke mundesi te mendosh, apo reflektosh, si duhet me pamjet per rreth ,te cilat edhe nese i sheh nuk i vrojton dhe analizon per shkak te perqendrimit tek vozitja e makines , qe ketu tek ne eshte sage me vehte…
Me nje fjale jo se nuk dihet kjo qe po them,por nje udhetim linear dhe me vrojtim nxjerr ne pah elemente qe po te lidhen ,dalin ne nje fare konkluzioni .
Gjenerates tone qe pa kolapsin e sistemit komunist ,besoj qe ka nje sy disi me te stervitur.

Nese je pak analitik ,e shfaq te verteten sic ka ndodhur.

Pra kolapsi i sistemit nuk qe nje “infarkt miokardi”i pernjehershem i sistemit,por nje varg simptomash qe ne te vertete ishte sindroma e vete renies. Kush kupton,kupton..! Kam shkruar dikur kujtimet se si tek dyqani i lagjes i bulmetit, ne fillim kur isha i vogel, vinin 15 arka qumesht, pas disa vitesh 10 arka dhe u shtuan radhet e njerzve qe prisnin, e ne fund te v.1989 ,vinin vetem 5 arka dhe njerzit ,ding ne radha ngjeshur e qumshtin e merrin vetem pak tek rradhet e para .

E bej kete krahasim ,se kuptohet ka njerez qe nuk kane sensin as te vezhgimit, as te analizes .

Ata jane “konsumatore”kohe,njejte si sendet, qe i merr e i ve ku te duash,pa ndergjegje.
Ekonomia e komunizmit, gradualisht u mpak e u pasqyrua ,tek njerzit sipas pozites sociale dhe i pari qe u godit ishte fshati .Fshataret u transformuan , te paret njerez te dores se trete .

-E po se u zgjata ,cfare te paskan zene syte ty qe ne nuk e shohim ,do te thoni ju?!

-Po ja, jo vetem ne gjithe rrugen pashe, jo vetem tek- tuk ,por ne mase fusha te braktisura ,te lena djerr. (Per Korcen dhe fshatrat e fushes,te cilat historikisht karakterizohen si punetore, kjo eshte gje e rralle dhe aspak shenje e mire).
Shtepi te braktisura,qe nga te rejat me grilat ulur ,ku dukej qe s’kishte me fryme njeriu,prej kohesh , e deri tek ato te lena pergjysem me hekurat e betonit ,si shtiza ,dhe plot te tilla.Karburante te mbyllura te njepasnjeshme qe deri pak kohe me pare reklamat e tyre vezullonin e sherbenin .

Njerez te pluhrosur e te veshur keq ,jo pak ,mjaft,bile shume !

Pashe fshatrave ,mekanike bujqesore te ndryshkura ,te ikura ne kohe ,te lena pas dore.Tregon qe veglat e punes nuk u sherbejne me per momentin, i cili nuk dihet sa do zgjate…Nese do te ekzistonte nje fare progresi , do duhet te kishte zetore te rinj ,pajisje te reja ,hangare te lyer e aksesore bujqesore te shtuara. Pra nje ndjesi e aktivitetit te shtuar.
Pothuaj kudo rrugeve ,gjendeshin ndryshkovina ,llamarina,rraqe ,pisllek e rremuje.

Kjo nuk eshte shenje e mire apo jo?

Pashe nga Pogradeci ne Korce, lokale masive nga ato qe beheshin dikur, evente familjare te tipit “diaspora” per dasma ,fejesa e pagezime a varrime ,te mbyllura ,me qepena te ulura,te palyera ,barishtet neper pllakat e bukura te dala midis pllakave,lule e shkurre dekorative te thara.

Mermere te zverdhura e te papastra,gjera te palara kudo.Jo nje e dy ,por shume prej tyre.

Cfare tregon?-Qe ka pak fare pak frekuentime ,dasma e aktivitet ,pak popullsi qe i nevojitet .Nuk e mbajne dot koston e vetvetes .
Atehere ta do logjika e thjeshte,qe ato mbyllen ne pritje, per nje kohe me te mire.
-Pashe lokale e pijetore fshati,nga ato qe burrat e fshatit mblidhen e bejne nje dore muhabet e domino,ne seri te mbyllura,ose me tabelat”shitet”,”leshohet me qira”…

Nese syri te mesohet me “grixhon” dhe pisllekun dhe nuk dallon keto qe them une ,mjafton te hidhesh ne cepin tjeter te kufirit .

Fshatrat greke dhe maqedone afer me vijen tone kufitare ,nuk ndryshojne ata fshataret grek e maqedone hic nga ne shqipot ,nga “syfeti” (kuptohet pa banalizuar dhe ekzagjeruar)dhe dallon ,qe gjallon ne zona te ngjashme aktiviteti tregetar ,ka me teper drite dhe gjera te reja,me teper gjalleri e makina buze shtepive te mirembajtura.Ka parcela si kutiza,e pemetore si gjerdane.

Mekanike bujqesore ,njerez qe transportojne arka plot me prodhim qe presin transport,kamioncina e “pick -up” qe jane ne cdo fushe buze rruges.Hangaret me makina bujqesore ne veprim ,etj. Frymon ,ndryshe ketej nga ne.
Ka pasur edhe ketu shperthime te herepashershme, kur mundesohej akumulimi i disa pareve dhe deshira qe ato te investohen.

Reflektimi ne materie si me siper, ka qene i dukshem.Tani jo me.

-Por ama te shohesh ne seri oficina te mbyllura,lokale te mbyllura ,qepena te ulura,vjetersira ,ndryshkovina ,braktisje qe nuk i fshihet syrit,shtepi te braktisura deri tek vilat me te bukura , eshte fakt dhe jo opinion.
Mbi 20 -30 numurova aktivitete biznesi te medha jo funksionale ne te dy anet e rruges ne jo me shume se 20 km .

Ajo qe i vuri kapakun ishte njerezit ne furgon te cilet nderroheshin,periodikisht sipas stacioneve rruges, fshatrave te Korces .
Si ata ne vitet e para 90′ pas 90’te sapo dale nga sketerra.
Rroba te vjetra,shumica njerez te lodhur ,te parrojtur , e te piste .Te ngarkuar me canta me ndonje ushqim,a ndonje send qe e blejne ne marketin e qytetit se fshtrat rralle kane te tille nuk ka konsum masiv.
Mbi te gjitha ,shumica te moshuar. ..pak rini.

Braktisja e vendit ka filluar dendurisht te jape efektet.

Pak konsum. Qe pakesohet vazhdimisht…Politika antisociale ,gati cnjerezore ,taksa ,mungese aksesi ne sherbime te cdo lloji .
Shkelqimi i rreme i qendrave te qyteteve nuk e mbulon dot mizerjen e periferive qe po, zgjerohet gradualisht si nje rrethim i nje ushtrie mizerabel. Ndarja e thelle klasore, nuk fshihet dot as nga luksi i nje pjese te makinave , apo hoteleve ,me ndyresine dhe lypsat ne cdo qoshe,me fshatare qe hiqen zvarre me bicikletat si 30 vjet me pare per te shitur dy tufa barishtesh dy shishe qumesht.

-Cdo Perandori ka rene prej periferive ,cdo pushtet sado i forte gjithashtu.
Nje nerv i platitur mund te ngrihet e te sperdridhet i papermbajtur ,ose te vdese perfundimisht! Tashme deklaroni ne CENS “fshatare”. ,ose” fermere” si ju quajne me ironi ,dmth me lavderim, ku i kini futur kosheret e bleteve,tufat e lopeve e te dhive ,plevicat dhe hauret !
Deklaroni gjithashtu ,nese laheni ne vaske apo ne dush!(Kjo ben diference te madhe..)
Se mos harroni kazanet e rakive dhe puset!
KU I KENI FSHEHUR !

Disa fjalë e shprehje që i dëgjon po të shoqerohesh me një Korçar/ I zuri p*lka gjizë ….

Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, i kulturës, por është edhe qyteti i fjalëve dhe shprehjeve lokale, i “kë”-ve dhe “ushka”-ve që i shtohen çdo emri me përkëdheli. Ja disa nga fjalët tipike që do i dëgjoni vetëm në Korçë ose vetëm nga korçarët, bashkë me përkthimin sepse bëjmë mirë të kuptohemi:

Imonik-Shalqi.    
Lëpitka-Shapka që vishen        
Furkulicë
-Pirun.  Lakrorin, thuhet në Korçë dhe rreth saj, duhet ta hash me dorë….          

G
ardhirop-Dollap (kjo duhet të jetë transformimi korçar i gardërobës).          
Mashka
-Karfica të zeza, të holla flokësh, por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë, ose rreth

Ziqkë-Peshore dore      
Marauzhgë-Milingonë        
Farashkë-lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat

Peronë-Gozhdë            
Fufu-Furrnelë me gaz              
Farashkë – fshese me bisht të vogël për të mbledhur plehrat

Fiqkë – Kopsë palltoje          
Kokoridhe – kaçurrelse            
Rripka – lidhëse këpucësh

Feçkë – çupkë – çapkëne – me përçmim        
Fufu – furrnellë me gaz          
Marauzhge – karanxha – milingonë

Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali  Pezhishkë – rrjetë merimange      
Koriçkë – kore buke

Ziqkë – që shërben për të peshuar    
Të argalisesh – të qeshësh si punë e budallait  
Ta thëntë prifti majë kokës – Vdeksh!

Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron në stolisjen e pamjes      
Ku je o t’u mbylltë e mëndjes, nga ke humbur o kllëngjo?

Plaç të rëntë! – Plaç të preftë! – Mallkim kur kollitesh!        
Të fshiftë mortja! – Mallkim rëndues…      
Hë mo, solle gjëkafshë?

Ma ke mendjen lulkë – Je tra la la nga mendja  
Të erdha ta bëra shtëpinë në majë të Thanasit   Na moj kullumbri!

Hë me, e poqe lakrornë?      
Bobooo, moj korbeckë! – bobo moj e shkretë!  
Të piftë bukla, të piftë!

Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!    
Iko se t’u futa me lëpitkë! Kur ia bie tjetrit shpirtin në majë të hundës!    
Katran me bojë – E katranose fare – E bëre lëmsh fare      
Viiii, ky bre!

Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! Njeri që futet gjithkund i paftuar!      
Mos m’u bëj si francez/ francezkë! Sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!

Iko se t’i shkula ato leshra!    
Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!
Pandi
gjiza – Pandi Këndezka

Ik me trëndelinë – ik more karafil – Njerëz të lehtë nga mendja    
Të piftë dheri trutë.

Qëndro me një sekondë se s’te iku treni, Oh të bëfsha gropën, të bëfsha      
I zuri pilka gjizë      
Ce më qesh si polic ore… Qesh me vonesë dhe kot!   

Ik o moj andej se ma hoqe trunë      
Po ce o, vit i ri ësht oooo….    
Ç’më ecën ashtu si Kukja… ke ecje të keqe, ecën shtrembët

Blendi Fevziu :’Korça ,qyteti që ruan identitetin e tij’(Video)

Gazetari Blendi Fevziu, në nje video nga Korça ka sjellë në vemendje , që qyteti i serenatave është nga të vetmet pas viteve 90 në Shqipëri ,që ruan identitetin dhe nuk ka pësuar trauma urbane .Oboret e gjelbërta ,shtëpite 2-katëshe karakteristeke Korçare dhe bulevardet apo rrugicat e shtruara me kalldrëm i japin hijeshi.

Nje qytet që e ka kuptuar që vilat ,gjelbërimi, arkitektura karakteristike stili i jetës ,serenatat si dhe kulinaria janë në një farë menyre dhe fati i tij, ndërsa thekson se është një nga qytetet më të vizituara në Shqipëri….

https://www.instagram.com/reel/Cw9yRLGsgI4/

Shqiptarja e parë kamioniste merr pjesë në festa e Birrës në Korçë(Video)

Bianka Dervishi është cilësuar si kamionistja më simpatike Shqiptare në Itali ndërsa ka marrë tashmë vëmendjen e të gjithëve me fotot e saj dhe videot teksa është e ulur pas timonit të disa prej kamionëve më të mëdhenj në botë . Ndoshta keni dëgjuar për të por ajo ka udhëtuar enkas për tek Festa e Birrës në Korçë

duke shijuar mbremjen e 4-rt ku performuan Despina Vandi dhe Elvana Gjata për me tepër ndiqni videon….

Festa e Birres qef o qef….Korcaret mermerisin me vetveten, nuk dime ne na perket Korca ne….

Nga Vasil Miho:

Festa e Birres qef o qef….Paris e kaluar Parisit e Dasmes te Malos..
Pa nisur Festa nisen sazet e zurnate , reklama madheshtore e te pabesushme , pjesmare e VIP-ave kengetare me cmime te larta pagese…E vazhduan keto dite me mburjet per karvanet e nr kolosal te pjesmarjesve , hotelet plot etjetj qe po ti lexosh te iken tutka e kokes…

Korca pas mbarimit te festes do bjere ne qetesine e zakonshme , po nuk do te thote qe ajo te mos respektohet ne shtepine e saj e te behet Park Defrimi , sepse eshte shitur menanxhimi I saj si biznes te Tiransit qe nuk pjerdhin per korcen por per fitim..

Korcaret mermerisin me vetveten , ndonje ngre pak zerin qe mbulohet nga damba dumbat e zurnase shteterore, bashke me shtypin servil te pagur ..

  • Festa nuk eshte me tradicionale e Korces si ne fillim e saj …..mungojne korcaret e kultura korcare
  • Nuk ka trasparence , per zhvillimin e saj te vertete , nuk eshte ndonje ndihme ekonomike per Qytetin , pjesa qe fiton eshte biznes tiranas e militant…Nuk ka nje pasqyrim te cmimeve te biletave e produkteve , fitimmet e sasine qe do perdoren per qytetin…
  • Nje feste tradicionale e popullore nuk trajtohet me cmime teper te larta , qe krijovi nje ndarje shoqerore , duke krijuar ne mes nje EDEM te rrethuar per ata qe kane para , e te tjere qe e ndjekin mbas gardhit si Lulekuqet mbi murret…E djeshmja tregovi renien e pjesmarjes …Epo ta mare e mira ku ti gjeje parate nje rini qe ska pune….ne fokusin e aparatit fiksova fytyrat e tyre te mplakura pa te arthmen ne kete Parajse zhurmuse…
  • Festa te tilla ne tere boten , mer pjese cdo shtrese e moshe , per kete behen sa me te lira ,kendojne deri ne kengetare amatore, promotohen e ndihmohen e nga Bashkia , e cila tek ne eshte vetem per uraaa..Ato zyra biznesi qe duan te fitojne le te organizojne mitingje e te ftojne keta kengetare te shtrenjnte..
  • Nuk dime eshte kjo Korca qe duam , qe krenohemi me te , nuk dime ne jemi ne demokraci …nuk dime ne na perket Korca ne..