Disa fjalë e shprehje që i dëgjon po të shoqerohesh me një Korçar/ I zuri p*lka gjizë ….

Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, i kulturës, por është edhe qyteti i fjalëve dhe shprehjeve lokale, i “kë”-ve dhe “ushka”-ve që i shtohen çdo emri me përkëdheli. Ja disa nga fjalët tipike që do i dëgjoni vetëm në Korçë ose vetëm nga korçarët, bashkë me përkthimin sepse bëjmë mirë të kuptohemi:

Imonik-Shalqi.    
Lëpitka-Shapka që vishen        
Furkulicë
-Pirun.  Lakrorin, thuhet në Korçë dhe rreth saj, duhet ta hash me dorë….          

G
ardhirop-Dollap (kjo duhet të jetë transformimi korçar i gardërobës).          
Mashka
-Karfica të zeza, të holla flokësh, por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë, ose rreth

Ziqkë-Peshore dore      
Marauzhgë-Milingonë        
Farashkë-lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat

Peronë-Gozhdë            
Fufu-Furrnelë me gaz              
Farashkë – fshese me bisht të vogël për të mbledhur plehrat

Fiqkë – Kopsë palltoje          
Kokoridhe – kaçurrelse            
Rripka – lidhëse këpucësh

Feçkë – çupkë – çapkëne – me përçmim        
Fufu – furrnellë me gaz          
Marauzhge – karanxha – milingonë

Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali  Pezhishkë – rrjetë merimange      
Koriçkë – kore buke

Ziqkë – që shërben për të peshuar    
Të argalisesh – të qeshësh si punë e budallait  
Ta thëntë prifti majë kokës – Vdeksh!

Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron në stolisjen e pamjes      
Ku je o t’u mbylltë e mëndjes, nga ke humbur o kllëngjo?

Plaç të rëntë! – Plaç të preftë! – Mallkim kur kollitesh!        
Të fshiftë mortja! – Mallkim rëndues…      
Hë mo, solle gjëkafshë?

Ma ke mendjen lulkë – Je tra la la nga mendja  
Të erdha ta bëra shtëpinë në majë të Thanasit   Na moj kullumbri!

Hë me, e poqe lakrornë?      
Bobooo, moj korbeckë! – bobo moj e shkretë!  
Të piftë bukla, të piftë!

Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!    
Iko se t’u futa me lëpitkë! Kur ia bie tjetrit shpirtin në majë të hundës!    
Katran me bojë – E katranose fare – E bëre lëmsh fare      
Viiii, ky bre!

Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! Njeri që futet gjithkund i paftuar!      
Mos m’u bëj si francez/ francezkë! Sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!

Iko se t’i shkula ato leshra!    
Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!
Pandi
gjiza – Pandi Këndezka

Ik me trëndelinë – ik more karafil – Njerëz të lehtë nga mendja    
Të piftë dheri trutë.

Qëndro me një sekondë se s’te iku treni, Oh të bëfsha gropën, të bëfsha      
I zuri pilka gjizë      
Ce më qesh si polic ore… Qesh me vonesë dhe kot!   

Ik o moj andej se ma hoqe trunë      
Po ce o, vit i ri ësht oooo….    
Ç’më ecën ashtu si Kukja… ke ecje të keqe, ecën shtrembët