Pas turistëve Grekë, në Korçë shfaqen turistët Gjermanë/ Vjeshta sjell një tjetër valë vizitorësh(Video)

Pas vales se turistëve Grekë gjatë Shtatorit në rrugët e Korçës po shfaqen edhe turistë nga vende të tjera europiane. Së fundmi, vëmendjen kanë tërhequr turistët Gjermanë, të cilët po vizitojnë qytetin dhe zonat turistike përreth.

Korça mbetet një prej destinacioneve që mund të vizitohet edhe jashtë muajve tradicionalë të sezonit veror, falë qendrës historike, Pazarit të Vjetër, arkitekturës, gastronomisë dhe fshatrave turistikë si Voskopojë, Dardhë e Vithkuq.

Në fakt, muaji shtator konsiderohet një periudhë e rëndësishme për turizmin europian, pasi udhëtimet zhvendosen gradualisht nga sezoni i nxehtë drejt destinacioneve kulturore dhe malore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.