Korçë/ Shiste kok*inë në lokalin që kishte marrë me qira/ Arrestohet 57-vjeçari 

DVP Korçë

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”. Shiste kok*inë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Sekuestrohen sasi të lëndës së dyshuar n*rkotike kok*inë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për disa javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Drithas, finalizuan operacionin e koduar “Drithas”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.

Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi lënde e dyshuar nark*tike kok*inë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar nark*tike kok*inë dhe një peshore elektronike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.