Kori “Lira”, me serenatat dhe këngët patriotike e ka radhitur Korçën në majë të vlerave të kulturës qytetare, Ato kanë hyrë në çdo zemër, ndërsa brezat janë ndërruar. Krijuesit e korit nuk jetojnë më, por pasues të tyre e kanë mbajtur në këmbë grupin simbol të qytetit. Me shumë se 200 këngë patriotike, lirike e satirike, të cilat, pavarësisht kohës kanë qëndruar e janë berë pjesë e rendësishme e kultures shqiptare.
Korçarët e vjetër e mbajnë mend mirë datën e themelimit të korit “Lira”, njëlloj siç mbajnë mend ngritjen e flamurit.
Kori “Lira”, ky emër kaq i vjetër, përmban në vetvete thesarin e këngëve të qytetit, duke u bërë simbol i vetëm i këngës qytetare. Kori u formua në vitet 1917- 1922, si vazhdimësi e formacioneve orkestrale dhe grupeve të asaj kohe që lulëzonin në Korçën e traditës dhe të kulturës. Ndersa nje kartolinë urimi vjen tashmë si një traditë e përvitshme për të risjellë muzikën e vjetër korçare të trashëguar ndër breza.
